Begaj zbardh takimin me Blinken: Folëm për marrëdhëniet dypalëshe, për zhvillimet në rajon dhe Ukrainën

15 Shkurt, 16:55| Përditesimi: 15 Shkurt, 17:28

  • Share

 

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s.

Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një  demostrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”

”Kjo vizitë - vijoi më tej Presidenti Begaj - është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën  drejt integrimit në BE.”

Kreu i shtetit i shprehu Sekretarit Blinken mirënjohjen  për atë që  SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

”Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”- deklaroi Presidenti gjatë bisedës me Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria  dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO duke   kontribuar në misione në  Afganistan dhe Irak.

“Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale”, shtoi më tej presidenti.

”Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për shumë  se 100 vite të tjera”- u shpreh Begaj.


Lajmi kryesor:

Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken viziton Tiranën: Mirënjohës për mikpritjen e afganëve! Rama, udhëheqës i shquar! Takon Dumanin e krerët e drejtësisë


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?