Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken viziton Tiranën: Mirënjohës për mikpritjen e afganëve! Rama, udhëheqës i shquar! Takon Dumanin e krerët e drejtësisë

15 Shkurt, 07:15| Përditesimi: 15 Shkurt, 23:25

  • Share

TIRANË'Partneriteti mes SHBA-së dhe Shqipërisë është më i fortë se çka qenë ndonjëherë" deklaroi sot në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Takimi 110 minutash i mbajtur në kryeministri ( Ora 15:48 - 17:40 ) shënoi dhe përfundimin e vizitës së parë të Blinken si sekretar amerikan i shtetit në kryeqytetin shqiptar.

Vizita zgjati 8 orë. Në orën 18:40 (15 shkurt 2024) eskorta e Antony Blinken u largua nga kryeministria drejt aeroportit 'Nënë Tereza' për të vijuar udhëtimin drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih.

 Avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit zbriti në aeroportin "Nënë Tereza' në orën 11:12 dhe u ngrit nga pista rreth orës 20: 47. Për ta pritur dhe përcjellë zotin Blinken në aeroport u kujdesën ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe i deleguari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner.

Takimin e parë e pati me përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Tiranë të cilëve u shprehu mirënjohje për punën e tyre . Më pas takoi disa familje afgane që u strehuan në Shqipëri, pas largimit nga Afganistani, kur u mor nën kontroll nga talebanët në verën e vitit 2021 e presin të shkojnë në SHBA për një jetë të re.

E Blinken kishte një falenderim për shqiptarët.

"Udhëtimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa Shqipërinë, pa ndihmën e Shqipërisë. Nuk është vetëm fakti që ju po i prisni ato me krahët hapur, por është edhe mënyra se si po i mirëprisni ato, që është shumë e fuqishme. Edhe unë jam shumë mirënjohës për partneritetin tonë për të ndihmuar refugjatët nga Afganistani" tha Blinken gjatë fjalës së tij më vonë tek Piramida.  

Në orën 14:48 sekretari amerikan i Shtetit shkoi në Presidencë ku u prit nga presidenti Bajram Begaj dhe shprehu "vlerësimin për mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe për pritjen e aleatëve tanë afganë" 

Nga ana e tij presidenti Begaj e vlerësoi vizitën paralajmërim se partneriteti strategjik SHBA-Shqipëri "do të zgjasë edhe 100 vite të tjerë".

Ndalesa tjetër ishte tek 'Piramida' ku mbajti dhe një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, kryetaren e gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani. Pas takimit krerët e drejtësisë dolën së bashku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërsa sekretari Blinken në konferencën pë medien me kryeministrin Rama konfirmoi mbështetjen që SHBA do të japë për reformën në drejtësi. 

"Ne kemi filluar të shikojmë rezultate. Ky është një proces dhe është e rëndësishme që vazhdon të ecë përpara" tha Blinken

Kryeministri Rama i cili paradite ishte në Bruksel për të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE),  i uroi mirëseardhjen Sekretarit Blinken rreth orës 15:00 në mjediset e Piramidës së Tiranës e rindërtuar me investimin e Fondit Shqiptaro-Amerikan.

E ndërtuar nga diktatori Enver Hoxha, të ishte 'tempull i përjetshëm i tij' sot është kthyer në një qendër inovative ku sekretari Blinken u takua me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë përfituar nga programet e studimit të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Diktatori, ynë për të cilën kjo piramidë u ndërtua, po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtjen për t’ju luftuar, ai na mësoi t’ju urrenim ju, po sot ne ju mirëpresim" i tha Rama Blinkenit. 

As sekretari amerikan i shtetit nuk ngurroi me superlativa ndaj kryeministrit Rama, duke vlerësuar lart partneritetin por edhe lidershipin e këtij të fundit.

 Jam mirënjohës, por sidomos jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Zoti Kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë dhe këto 4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, zoti Kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i kemi përballuar këto vështirësi së bashku me ne.' u shpreh Blinken.

Sesa ka ndryshuar Shqipëria në këto 33 vite dhe mirënjohjen e shqiptarëve për këtë vizitë, Kryeministri Rama zgjodhi t’ia shprehte me fjalët e Kanunit, ligji i 500 vite më parë

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut” dhe çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta me ju dhe ju jeni shumë të sigurt në mesin tonë. Mirë se vini në Shqipëri miku ynë dhe ju lutem, kini parasysh se ne mund të mos jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjera që vizitoni ju, mund të mos jemi dhe aq të pasur, por ne jemi në vend të parë përsa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjerë" tha Rama.

Si shembull të lidhjeve të forta mes dy vendeve por dhe se Shqipëria po ecën para, Blinken solli Dua Lipënm këngët e shqiptares kërcehen gjithë natën nga amerikanët. Apo, Mira Muratin, shefen e teknologjisë në OpenAI. Edhe në New York një nga restorantet më të mira është shqiptar. Dea Rrozhani, vajza nga Tirana e cila krijoi aplikacionin kundër dhunës së grave sot studion në universitetin e Pensilvanisë.

"Sekreti është tek njerëzit e rinj si ju në këtë dhomë që e krijuan ndryshimin. Të rinj si ju janë thelbësorë për të transformuar të ardhmen e Shqipërisë. Asnjë vend nuk ka monopol për ide të mira, ne duam të mësojmë prej jush, ashtu sikurse shpresojmë që ju mund të mësoni prej nesh. Marrëdhëniet mes njerëzve tanë, popujve tanë është thelb për shkëmbimin e ideve" tha Blinken.

Në kryeministri u nënshkruan dy marrëveshje mirëkuptimi, e para për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright dhe e dyta Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj, e cila do të ketë në fokus çështjet e disinformimit.

Një shtrëngim duarsh dhe bisedë të shkurtër Blinken e pati edhe me Kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndërsa shmangu takimin me përfaqësues të opozitës dhe nuk pati fjalim në parlament siç kishte bërë paraardhësja e tij Hilary Clinton. 

Në këtë vizitë, Blinken u shoqërua nga ish ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim dhe që sot mban postin e Zëvendës ndihmës sekretares së Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

E gjithë vizita u mbyll në mbrëmje. Avioni i sekretarit amerikan u largua nga aeroporti 'Nënë Tereza' duke lënë pas Tiranën e veshur me flamujt amerikanë dhe blinduar nga mbi 1000 forca policie e specialet e RENEA me rastin e vizitës së tij, që shënon të gjashtën e një Sekretari amerikan të shtetit nga rënia e komunizmit.

Blinken u largua ndoshta për tu kthyer sërish siç tha ai ' gjatë finaleve të kupës së Evropianit'  dhe i bindur që "në eshekulli i ri marrëdhënia SHBA - Shqipëria do ta bëjë botën më të sigurt e stabël"

Shënim: Vizita e sekretarit amerikan Bliken dhe të gjitha zhvillimet u ndoqën dhe u punuan online nga: Suela Gera, Marseda Qefalia, Sibora Elezaj, Beklie Koltraka, Bledar Velia. Për videot e fotot u kujdes Rudolf Karafili.

Ndiqni lajmet në zhvillim...

Ora 21:46
Balla përgëzon Policinë për mbarëvajtjen e vizitës së Blinken

1708030204_balla.png

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në Tiranë, si dhe ka falenderuar qytetarët për mirëkuptimin e tyre ndaj kufizimeve të trafikut dhe masave të nevojshme të sigurisë.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për zbatimin me korrektësi të planit të masave në mbarëvjatjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit???????? Mirënjohje qytetarëve të Tiranës për mirëkuptimin e tyre ndaj kufizimeve të trafikut dhe masave të nevojshme të sigurisë. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, shkruan Balla në një reagim në rrjetet sociale.

 

Ora 20:53
110 minuta takim me Ramën, Blinken zbardh detaje: Diskutuam për Reformën në Drejtësi dhe mbrojtjen kibernetike

1708027126_ediramaanthonyblinken.PNG

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zbardhur detaje nga takimi i tij me kryeministrin Edi Rama që zgjati rreth 110 minuta. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social 'X', Blinken zbulon se gjatë takimit me kreun e qeverisë bisedoi për Reformën në Drejtësi si dhe mbrojtjen kibernetike duke shtuar se SHBA-të mbështesin Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. 

"Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministri Edi Rama dhe unë diskutuam bashkëpunimin tonë për të çuar përpara stabilitetin rajonal, mbrojtjen kibernetike dhe reformën në drejtësi"- shkruan Blinken. 

Ora 20:47
FOTOLAJM/ ‘Mirupafshim Shqipëri’, momenti kur Blinken largohet nga aeroporti 'Nënë Tereza'

Kjo është përshëndetja e fundit e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken nga Tirana. Ai është përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Ora 20:08
Blinken reagon për takimin me Begajn: Shqipëria lider në Ballkanin Perëndimor dhe partner i fortë

1708024287_GGZW3hW4AAeEg.jpgSekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri një postim në platformën “X” për takimin me presidentin Bajram Begaj, ndërsa e konsideron Shqipërinë lider në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria është një lider në Ballkanin Perëndimor, një aleat i NATO-s dhe një partner i fortë. Sot në takimin tim me Presidentin Begaj, shpreh vlerësimin tonë për mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe për pritjen e aleatëve tanë afganë“, shkroi ai në “X”.

Ora 19:56
Marrëveshja për shkëmbimet akademike në Tiranë, Blinken: Investim në adresimin e sfidave për një botë më demokratike

1708023609_blinken.jpg

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar lidhur me memorandumin e bashkëpunimit që është firmosur në Shqipëri për shkëmbimet akademike.

"Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit si Fulbright Program, janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot, u takova me të diplomuarit, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë."

Ora 19:54
Firmosja e marrëveshjeve me SHBA, Hasani: Hap i rëndësishëm që përforcon partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara

1708024042_iglihasaniantonyblinken.PNG

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Sekretari i Shtetit e SHBA, Antony Blinken firmosën sot në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj (dezinformimit) si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright.

Nëpërmjet një reagimi të bërë në rrjetin social 'X', Hasani shkruan se marrëveshjet e firmosura janë një hap përpara në partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

"Një tjetër hap përpara në partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, ndërsa punojmë së bashku për të nxitur bashkëpunimin akademik dhe shkëmbimin kulturor dhe për të adresuar kërcënimet në rritje nga aktorët e huaj në fushën digjitale"- shkruan Hasani. 

Memorandumi i parë ofron një kornizë bashkëpunimi për të monitoruar dhe kontrolluar informacionin e shtetit te huaj për të luftuar manipulimin e tij nga aktorët e huaj në mënyrë që të mbrohen vlerat e përbashkëta te demokracisë në nivel ndërkombëtar.
 
Përmes këtij MOU Shqipëria dhe SHBA shprehin vullnetin që të punojnë së bashku edhe me kombet njëmendëse, për të luftuar informacionin e manipuluar. Ky bashkëpunim do të përfshijë hartimin e politikave kombëtare, rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për kërcënime të tilla, mbështetjen për shoqërinë civile dhe angazhimin shumëpalësh. 

Memorandumi i Mirëkuptimit/ Programi i Shkëmbimit Akademik Fulbright synon që çdo vit të propozohen studentë, staf akademik dhe profesionistë nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë për të studiuar në universitetet e SHBA-së dhe të koordinohet nga përfaqësuesi amerikan, pjesëmarrja e studentëve, stafit akademik dhe profesionistëve të Shteteve të Bashkuara në studim, kërkimet ose trajnime akademike në institucionet akademike apo institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë.
 
Me anë të këtij memorandumi mirëkuptimi, Qeveria e Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave), nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të mbështesë nga ana financiare programin e shkëmbimit akademik “Fulbright Student” për të krijuar mundësi të tjera shtesë për studentët, në mënyrë që të bëhen pjesë e këtij programi.

Ora 18:40
Blinken përfundon vizitën në Shqipëri, niset drejt Gjermanisë

Ora 18:38 Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përfundon vizitën në Tiranë dhe eskorta e makinave që shoqëroi numrin dy të administratës amerikane u nis drejt aeroportit të Rinasit. Nga Rinasi u nis me avion drejt Gjermanisë.

 

Ora 17:38
Blinken dhe Hasani firmosin në kryeministri 2 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe SHBA

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani kanë firmosur 2 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshjet e firmosura:

Memorandum mirëkuptimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Memorandumit mirëkuptimi Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ora 16:55
Begaj zbardh takimin me Blinken: Folëm për marrëdhëniet dypalëshe, për zhvillimet në rajon dhe Ukrainën

 

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s.

Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një  demostrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”

”Kjo vizitë - vijoi më tej Presidenti Begaj - është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën  drejt integrimit në BE.”

Kreu i shtetit i shprehu Sekretarit Blinken mirënjohjen  për atë që  SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

”Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”- deklaroi Presidenti gjatë bisedës me Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria  dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO duke   kontribuar në misione në  Afganistan dhe Irak.

“Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale”, shtoi më tej presidenti.

”Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për shumë  se 100 vite të tjera”- u shpreh Begaj.

Ora 16:37
Veliaj takohet me Blinken: Kënaqësi t'i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në Kryeqytet, Piramidën e Tiranës

1708011706_erionveliajantonyblinken.jpeg

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë takimit që ky i fundit pati me të rinjtë te Piramida.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se pati mundësinë që t’i tregonte Blinken, Piramidën e Tiranës që është investimi më i madh i përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet.

“Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t'i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuarës, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes”- u shpreh Veliaj në facebook.

 

 

Ora 16:27
Vizita në Tiranë, Blinken vlerëson punën e Ambasadës së SHBA, veçon tre çështje: Nga reforma në drejtësi te afganët

1708013176_ggggggf.jpg

Ndërkohë që vijon takimet në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë një reagim në rrjete sociale duke falenderuar ambasadën e SHBA për punë e rëndësishme që ka bërë. 

Gjatë takimit të zhvilluar me punonjësit e ambasadës, Blinken i ka falënderuar ata në emër të shtetit amerikan, duke veçuar tre çështje si më të rëndësishmet duke nisur nga afganët te reforma në drejtësi në Shqipëri si dhe forcimi i partneritetit ushtarak.

“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në “X”.

 

Ora 16:06
Blinken takim me të rinjtë te Piramida: Kjo ndërtesë u rindërtua nga fondi shqiptaro-amerikan, simbol i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

 

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë ndalesës së bëri në Piramidën e Tiranës, para të rinjve, ku takoi kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, u shpreh se ka ndjerë ngrohtësi në çdo vend ku ka shkelur në Tiranë. Duke u ndalur te rindërtimi i Piramidës së Tiranës, Blinken theksoi se sot ky vend është kthyer në një simbol të të ardhmes, ndërsa nënvizoi se në rrugët e kryeqytetit sot ka parë optimizëm për të ardhmen. 

“Nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e fondit shqiptaro-amerikan”, tha Blinken.

“Kanë thënë njerëz që kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë ku ndërtimi u përfundua 35 vjet më parë, ndërtesa ju kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqëndrimit edhe përfaqësonte të kaluarën. Në atë kohë e vetmja marrëdhënie midis nesh ishte zëri në Zërin e Amerikës. Por sot shikoni rreth e rrotull, ky vend është mbushur me dritë e veprimtari, ka kafene, salla, inkubatore teknike, është një simbol i fuqishëm, i gjallë i të ardhmes dhe i të tashmes të marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë ku shqiptarë mësojnë se si mund të jetojnë në SHBA. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e Fondit Shqiptaro-Amerikan”, u shpreh Blinken.

 

Ora 15:48
VIDEO/ Blinken mbërrin në kryeministri, takohet me Ramën

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në kryeministri ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Të pranishëm janë edhe disa ministra.

"Mikpritja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në një vizitë me rëndësi të veçantë për Shqipërinë e rajonin, kur kohët e trazuara që po kalon bota na gjejnë më pranë se asnjëherë, si miq dhe aleatë strategjikë", shkruan Rama krahas videos.

 

 

Ora 15:46
Blinken në Tiranë, flet për studenten shqiptare që krijoi aplikacionin për dhunën ndaj grave: Duhet të mësojmë nga njëri-tjetri

 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranës, zhvilloi një takim me të rinjtë të cilët kanë përfituar nga programet e ambasadës amerikane. Blinken u ndal në fjalën e tij për Dea Rrozhanin, studente shqiptare e cila ka krijuar aplikacionin kundër dhunës ndaj vajzave. Për numrin 2 të administratës amerikane është shumë i rëndësishëm shkëmbimi i ideve mes njëri-tjetrit.

‘Dea Rrozhani nga Tirana është nga programi i ambasadës sonë, ky program sjell vajza të reja në SHBA për të mësuar shkencë dhe teknologji. Ajo krijoi në APP të luftojë dhunën dhe ajo sot është në Universitetin Pensilvanisë ajo ka thënë se ‘nuk i mbyll sytë përballë problemeve por veproj për ti zgjidhur.’ Ky është gjithë thelbi i këtyre programeve të shërbimeve që ne i sjellim në Shqipëri. Ne duam të mësojmë prej jush ashtu siç shpresojmë që dhe ju të mësoni prej nesh. Për 30 viteve fundit kam punuar për qeverinë në SHBA dhe diku. Çdo vesh ka një person që ka një ide orgjinale për të zgjidhur një problem. Por nëse kjo eksperiencë nuk mund të ndahet atëherë gjithë bota nuk mund të përfitojë. Sa më shumë ide të shkëmbejmë aq më të mirë do të jemi. SHBA dhe Shqipëria lidhën marrëdhënie diplomatike rreth 100 vite më pare. Jam shumë i bindur se vitet që vijnë do ta bëjmë botën më të sigurt më stabël dhe jam shumë mirënjohës për rolin tuaj këtu. Faleminderit.'- tha Blinken.

Ora 15:33
‘Dua Lipa dhe Mira Murati’, Blinken përmend shembuj të shqiptarëve të sukseshëm në botë: Në New York, restorantet shqiptare, ndër më të mirët

 

Teksa foli për arritjet e Shqipërisë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken përmedi edhe disa shembuj suksesi si këngëtarja Dua Lipa, apo shefja e teknologjisë në Open AI, Mira Murati.

Mes të tjerash, Blinken përmendi edhe që një një prej restorantëve më të mirë në Neë York të SHBA-ve drejtohet nga shqiptarët.

“Amerikanë të rinj, po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open AI, një nga njerëzit që po zhvillon Inteligjencën Artificiale është shqiptarja Mira Murati. Në Nju Jork një nga restorantet më të mira është restorant shqiptar. Këto janë shembujt që shpjegojnë diçka shumë më të madhe. Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq i shpejtë. Por sekreti ishin të rinjtë si ju të cilët janë thelbësorë”- u shpreh zyrtari i lartë amerikan.

Ora 15:32
Blinken: Krenar për partneritetin Shqipëri-SHBA në mikpritjen e afganëve! Shqiptarët treguan bujarinë e tyre

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se është krenar për partneritetin Shqipëri-SHBA në mikpritjen e afganëve që u larguan nga Afganistani pasi pushtetin e morën talibanët.

Duke falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e afganëve, Blinken tregoi edhe raste të disa prej vajzave afgane të cilat tanimë kanë arritur të shkollohen dhe kanë ide për të hapur bizneset e tyre.

“Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane dhe kjo tregon bujarinë e shqiptarëve dhe mirëpritjen.  Nuk është vetëm fakti që ju po i prisni ato me krahët hapur por edhe mënyra sesi po i mirëprisni ata. Dua t’ju them se ishte emocionuese për mua që mes refugjatëve afganë ishin 2 prindër burrë e grua që kishin 5 fëmijë dhe secili prej këtyre 5 fëmijëve ishin numër 1 të klasat e tyre. Por kur talibanët erdhën në fuqi, vajzat nuk mund të shkonin në shkollë. Sidoqoftë ata u përpoqën të gjenin mënyra për t’u dhënë mësim vajzave të tyre. Ato teksa kanë qenë në Shqipëri, kanë mësuar anglisht në mënyrë fluente. Një nga motrat do të jetë në sektorin e modës, tjetra në sektorin e biznesit.

Unë u dhashë ide që të mund të punojnë në biznesin e tyre për modën. Mund të shikoni shpresën e jashtëzakonshme në sytë e tyre, shpresë që ua hoqën talibanët po iu ringjall pasi erdhën në Shqipëri. Jam krenar për partneritetin tonë për të ndihmuar afganët”- tha Blinken.

Ora 15:31
'Verën e kaluar Shqipëria pati rekord turistësh, u kualifikua në Europian', batuta e Blinken: Do vij gjatë finaleve të kupës, ndoshta ju ndihmoj

 

Nga takimi me të rinjtë në Piramidën e Tiranës, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se verën e kaluar Shqipëria ka pasur numër rekord turistësh.

"Vitin e kaluar Shqipëria kishte një numër rekord turistësh, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund t'ju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona.”-u shpreh Blinken.

Ora 15:29
Blinken: Rama udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë, përballoi vështirësitë! Nëpër rrugë pashë energji për të ardhmen

Një udhëheqës të shkëlqyer që përballoi vështirësi. Kështu e përshkroi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken kryeministrin Edi Rama

“Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm  që kemi. Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shquar por kryeministër i mirë. Këto vitet e fundit çdo vështirësi që keni pasur zoti kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i keni përballuar këto vështirësi me ne.”

" Sot në rrugët e Tiranës pashë energjinë dhe optimizmin për të ardhmen", shtoi ai.

Ora 15:24
Blinken në Tiranë: Jam i lumtur që jam në vendin e Shqiponjave! I drejtohet Ramës: I keni dhënë drita të bukura këtij qyteti

 

Sekretari amerikan i Shteti Antony Blinken në fjalën e tij në Tiranë, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar edhe kryeministrin Edi Rama.

‘Mirëdita të gjithëve ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e Shqiponjave e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë në këtë dhomën dhe çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Jam i lumtur që të jem sot me ju të festojmë arritjet e këtyre programeve është një moment i rëndësishëm, falënderoj Devid Wisner që po drejton aktivitete e ambasadës së HSBA-së dhe sidomos Edin, z kryeministër jam shumë i lumtur, ju si kryetra bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë drita të bukura.'- tha Blinken.

 

Ora 15:18
'Sot diktatori ynë po rrotullohet në varrin e tij’, Rama i uron mirëseardhjen Blinken-it: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut

 

Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken gjatë takimit që u zhvillua me të rinjtë te Piramida. Rama përmendi edhe diktatorin Enver Hoxha për të cilin u ndërtua Piramida që tashmë është kthyer në qendër inovative për të rinjtë në Tiranë. 

Unë kam lajme për ju sot. Diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua dhe për të cilin u dedikua si tempull i përjetshëm po rrotullohet në varrin e vetë sot. Ai na rriti me urrejtje na mësoi t’ju urrenim juve.  Ju uroj mirëseardhjen, siç shkruhet në ligjin tonë 500 vjet më parë, shtëpia e shqiptarit i përket mikut. Shumë nga pronarët e kësaj piramide do donin të ishin këtu, por protokolli i Departamentit të Shtetit nuk i lejoi. Ne emër të të gjithë Shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen dhe siç thotë edhe ligji ynë prej 500 vjetësh, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Mirësevini në Shqipëri miku im, ne nuk jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjera, por jemi të parët për dedikimin tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera janë”- u shpreh Rama.

Ora 15:04
Lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë prioriteti i SHBA, Blinken takon Dumanin dhe krerët e tjerë të drejtësisë

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka konfirmuar mbështetjen për sistemin e drejtësisë në vend.

Në ambientet e Piramidës, numri 2 i administratës amerikane është takuar me të gjithë drejtuesit e sistemit të drejtësisë.

Teksa ishte i pranishëm në një aktivitet me të rinjtë te ‘Piramida’ të pranishëm ishin kreu i SPAK, Altin Dumani, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani si dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. 

Ora 14:48
Blinken mbërrin në Presidencë, takim me Begajn

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po vijon me vizitën e tij në Tiranë.

Blinken ka mbërritur në Presidencë, ku do të zhvillojë një takim me kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Ora 13:09
FOTO/ Yuri Kim rikthehet në Tiranë, mesazhi para se të linte postin e ambasadores së SHBA në Shqipëri: ‘Non grata-t’ duan t'i vënë zjarrin vendit

Zonja Yuri Kim rikthehet në Shqipëri. Këtë herë jo e veshur me xhaketën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë por si Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo shoqëron sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në ndalesën e tij 8 orëshe në Tiranë.

Kim u largua nga Shqipëria në qershor të 2023 nuk kishte vetëm një mesazh, por disa në fjalimin e saj të lamtumirës. Zgjodhi të veçonte lidhjen shpirtërore me vendin tonë në këtë mision të suksesshëm të këtyre 3 viteve e gjysmë ku shprehu mirënjohje për traditën e historinë. Theksoi dhe se do duhet të ketë ende reforma strikte për çrrënjosjen e korrupsionit dhe lehtësimin e procedurave për të drejtën e pronës. 

Yuri Kim është një nga ambasadoret që ka mbështetur fort reformën në drejtësi dhe SPAK për të goditur korrupsionin në nivele të larta. Madje ka përcjellë dhe mesazhe të qarta ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, në prill të 2023, pak muaj para zgjedhjeve vendore të 14 majit, Yuri Kim u përcolli mesazhin shqiptarëve se  shqiptarët nuk duhet të votojnë personat e shpallur 'Non Grata' pasi ata nuk mund të jetë përfaqësuesit e shqiptarëve.

Mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar” deklaroi atëherë Kim.

Shpesh Yuri Kim ka qenë dhe objekt sulmesh nga Sali Berisha, duke e akuzuar se po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama. Kjo ngjalli dhe reagimin e DASH në një moment në 14 dhjetor 2021. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.

Ora 12:25
Blinken në Tiranë, ambasada amerikane: Do ketë takime dhe me krerët e drejtësisë

Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës, shkruhet në postimin e ambasadës

 

Ora 11:47
Vizita e Blinken, Hasani: Partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA vetëm do forcohet

 

Pas mbërritjes së sekretarit amerikan në Shtetit Antony Blinken në Shqipëri, ministri i Jashtëm Igli Hasani i ka shprehur mirëseardhjen. Hasani thekson rëndësinë e partneritetit të bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me SHBA-në, ku shton se vetëm do të forcohet.

‘Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të kahershëm, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë.

I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.’- shkruan Hasani.

 

Ora 11:32
VIDEO/ Mbërrin për herë të parë në Rinas, shikoni eskortën e ‘blinduar’ që shoqëron Blinken

Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Ajo që u vu re ishte edhe eskorta e fortifikuar e numrit dy të administratës amerikanë, ku disa makina të blinduar shoqëruan Blinken deri në qendër të kryeqytetit. 16 makina kanë shoqëruar sekretarin Amerikan në Shtetit në Shqipëri.

Ora 11:27
VIDEO/ Për herë të parë, Blinken mbërrin në Tiranë, pritet nga ministri Hasani

 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zbritur në tokën shqiptare, ku ka mbërritur për herë të parë në Tiranë. Ashtu siç ishte parashikuar Blinken është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe trupa diplomatike ambasadës së SHBA-së. Blinken është shoqëruar nga edhe nga ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

Ora 11:13
VIDEO/ Avioni i Blinken prek ‘tokën shqiptare’, sekretari amerikan i Shtetit për herë të parë në Tiranë

Avioni me të cilin ka udhëtuar sekretari amerikan Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Kjo është vizita e parë e Blinken në Tiranë.

Ora 10:40
VIDEO/Tirana 'blindohet' për vizitën e sekretarit Blinken! Mbi tarracën e kryeministrisë efektivë të RENEA-s me snajper

 

Forca të shumta të policisë janë angazhuar ditën e sotme për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i cili do të mbërrijë sot për herë të parë në Tiranë. Blinken është caktuar të qëndrojë në Tiranë për 8 orë. 

Report Tv sjell pamjet mbi taracën e kryeministrisë ku janë përqendruar forcat speciale të Repartit RENEA, me snajper.

Mbi 1 mijë forca policore, mes tyre dhe ato elitë të RENEA-s janë dislokuar në institucionet kryesore. Në tarracën e Pallatit të Kongreseve ka snajperistë. Të tillë janë dhe pranë zonës së kryeministrisë, në zonën e kuvendit dhe të korpusit universitar. Forca RENEA janë dislokuar dhe në rrugët hyrëse e dalësë te Tiranës, ndërsa policia po monitoron qarkullimin rrugor, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema.
 

Ora 08:32
Antony Blinken sot në Tiranë, zbardhet axhenda e plotë

1707501877_antonyblinken.JPG

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhuar axhendën e Antony Blinken në Tiranë. Blinken pritet të mbërrijë në Rinas rreth orës 11:00, ku do të pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Më pas Blinken do të takojë punonjësit e ambasadës amerikane dhe afganët e strehuar në Shqipëri.

Më tej Blinken do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj, e më pas në 15:35 Blinken do marrë pjesë në një aktivitet me të rinj.

Vizita përmbyllet me takimin me Ramën, nënshkrimin e dy marrëveshjeve dhe më pas konferenca për shtyp me kryeministrin.

Axhenda

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ora 14:15  Blinken takohet me afganët e strehuar në Shqipëri

Ora 15:05  Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj

Ora 15:35 Blinken mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 5:55 Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin Kundër Manipulimit ë informacionit të Shtetit të Huaj

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi

Ora 07:30
Blinken sot në Tiranë, historiku i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri! DASH: Jeni aleati ynë, partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

 

Departamenti Amerikan i Shtetit, në kuadër të vizitës zyrtare të Sekretarit Blinken në Tiranë, ka publikuar një komunikatë në të cilën flet për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndër vite, si dhe bashkëpunimin dypalësh në sektorë të ndryshëm.

Deklarata e plotë

Shtetet e Bashkuara kanë qenë një partner dhe mik i fortë i Shqipërisë që nga vendosja e marrëdhënieve të para diplomatike në vitin 1922 dhe rivendosja në vitin 1991 pas rënies së sundimit komunist. Ne jemi krenarë që jemi partnerë me Shqipërinë, pasi ajo ka bërë përparim për të përforcuar demokracinë, për të hapur ekonominë e saj dhe për të ofruar mundësi më të mëdha për të gjithë njerëzit e saj. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, duke përfshirë një traktat për parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe promovimin e marrëdhënieve të mbrojtjes dhe ushtarake; Karta e Adriatikut për integrimin euroatlantik; një marrëveshje për strehimin e afganëve në tokën shqiptare; dhe një memorandum mirëkuptimi për sigurinë. Shtetet e Bashkuara mbështesin objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ashtu siç bëri për futjen Shqipërisë për anëtarësimin në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Marrëdhëniet Ekonomike Dypalëshe

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë të përkushtuara për të forcuar lidhjet ekonomike dhe tregtare. Vitet e fundit, Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj në promovimin e tregtisë dhe hapjen e një sërë sektorësh ndaj investimeve të huaja. Energjia, pajisjet mjekësore, farmaceutika, udhëtimi dhe turizmi, ndërtimi dhe bujqësia janë sektorët kryesorë për eksportet dhe rritjen e investimeve në SHBA. Investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri janë trefishuar në krahasim me nivelin para pandemisë të vitit 2019, ndërkohë që tregtia e mallrave mes dy vendeve është rritur me një herë e gjysmë. Importet kryesore nga Shtetet e Bashkuara përfshijnë ushqime, automjete dhe makineri, ndërsa eksportet kryesore në Shtetet e Bashkuara përfshijnë mallrat bujqësore, aluminin dhe këpucët. Shqipëria ka të drejtë të eksportojë produkte të caktuara pa doganë në Shtetet e Bashkuara nën programin e Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë ratifikuar një traktat dypalësh investimesh.

Ndihma e SHBA për Shqipërinë

Ndihma e Qeverisë së SHBA-së synon të ndihmojë Shqipërinë të forcojë institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës; promovimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike me bazë të gjerë; dhe integrimin e vendit në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë partnerë me Shqipërinë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të përmirësuar qeverisjen transparente, gjithëpërfshirëse, kritike për suksesin e vendit në rrugën e tij drejt integrimit në BE. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria po zbatojnë një nga përpjekjet tona më të mëdha të asistencës për sigurinë kibernetike, me vlerë mbi 50 milionë dollarë në mbështetje të forcimit të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Organizatat Ndërkombëtare

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara i përkasin një sërë organizatash të njëjta ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, Këshillin e Partneritetit Euro-Atlantik, Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe Organizatën Botërore të Tregtisë. Shqipëria është gjithashtu një vëzhguese e Organizatës së Shteteve Amerikane. Që nga qershori 2014, Shqipëria është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qëndrimi së bashku në mbështetje të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria po punojnë së bashku – në koordinim me aleatët dhe partnerët e tjerë – për të siguruar të ardhmen e Ukrainës si një komb sovran, i lirë dhe i begatë. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim popullin e guximshëm dhe të Ukrainës, duke i ndihmuar ata të mbrojnë kombin e tyre nga agresioni brutal, i paprovokuar i Rusisë dhe të pengojnë sulmet e ardhshme.

Shqipëria kontribuon rregullisht për sigurinë rajonale dhe globale. Në kuadër të Kartës së Adriatikut, Shqipëria ka vepruar si mentore për aspirantët e rinj të NATO-s. Shqipëria dhe pjesëtarët e shërbimit amerikan kanë qëndruar krah për krah në veprimet ushtarake në Afganistan dhe Irak dhe si pjesë e Koalicionit Global për Kundër ISIL. Ne kemi punuar së bashku për të ngrirë asetet e terrorizmit dhe për të mbyllur organizatat joqeveritare me lidhje të mundshme me financimin e terrorizmit. Shqipëria kontribuon në operacionet në mbarë globin, me trupa të dislokuara në Letoni si pjesë e Prezencës së Përparuar të NATO-s (eFP) dhe në Kosovë si pjesë e KFOR-it. Shqipëria është angazhuar për Task Forcën e Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë dhe Aktivitetin e Vigjilencës së Rritur. Përtej NATO-s, Shqipëria dërgoi dislokimin e saj të parë ndonjëherë në misionin paqeruajtës të Forcave Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve (MFO) në Sinai dhe është anëtare e Forcave të Kombinuara Detare që mbështet operacionet në Detin e Kuq.

Shqipëria pret gjithashtu një prani të vazhdueshme ushtarake të SHBA. Në vitin 2022, Shqipëria mirëpriti një seli të Komandës së Operacioneve Speciale në Evropë (SOCEUR), një grup pune në Ballkan dhe një Brigadë të Ndihmës së Forcave të Sigurisë së Ushtrisë së SHBA (SFAB) dhe punon ngushtë me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit për mbrojtjen kibernetike dhe trajnimin ushtarak. Marrëdhënia e ngushtë e Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit dhe SFAB i ndihmoi ata të kalonin me sukses Vlerësimin e Gatishmërisë Luftarake të NATO-s në fund të vitit 2022.

Ndihma e aleatëve tanë afganë në kohën e tyre të nevojës

Me mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara po përmbushin angazhimet e marra ndaj aleatëve tanë afganë. Ndihma e Shqipërisë mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe për t’u dhënë strehë atyre në nevojë dhe thekson më tej lidhjen e thellë midis kombeve tona.

Lidhjet e njerëzve me njerëzit

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një lidhje dhe afinitet të fortë që daton që nga ndërhyrja e Presidentit Woodrow Wilson në favor të pavarësisë së Shqipërisë. Që nga rënia e komunizmit në 1991, amerikanët dhe shqiptarët i forcuan lidhjet tona të përbashkëta përmes programeve të shkëmbimit, duke përfshirë Fulbright, shkëmbimin e shkollave të mesme YES, Programin Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve dhe të tjerë. Ka më shumë se 2000 alumni shqiptarë të programeve të qeverisë amerikane. Vullnetarët e Korpusit të Paqes shërbejnë në të gjithë vendin që nga viti 1992 dhe kanë qenë një pjesë jetike e lidhjeve njerëz me njerëz midis vendeve tona.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 16/02/2024 10:58

    Per ne eshte njelloj se kush komandon, ne jemi mesuar te vuajme dhe t'u thurim kenge atyre qe na bejne te vuajme me shume .

    Përgjigju
  • Malo: 15/02/2024 17:53

    Diktatori ne fakt gajaset teksa trashegimia e tij e "rilindur" pozon krah per krah me "Sekretarin" e pare te SHBAve. Edhe ne sna mbet vecse te veshtrojme "shkelqimin" sipas Blinken e "udheheqesit" qe jo pak por u korruptoi vete FBI. Sa shume vlereson komplotin qerratai ne Tirane se atje ne SHBA McGonigal i vuri shpatllat burgut. Prandaj faleminderit o Sekretar qe na ringjalle komunizmin enverist por si sistem hibrid te korruptimit ne saje te punes se palodhur te zyrave tuaja hipokrite.

    Përgjigju
    • Or tej: 16/02/2024 08:08

      Korrupsionin e kemi ne gjak bete dhe ska nevoje t'na e mesojne te tjeret or teeeejjjjj

  • Ndergjegja: 15/02/2024 17:39

    Dizanteria komuniste/antikomuniste e përmbyti edhe kesaj radhe jo vetëm piramidën e presidencën por kapërceu edhe surrelin e sociopatit rilindas....ehhhh sa ka per te pare e degjuar ky popull i vogël....

    Përgjigju
  • Analiza: 15/02/2024 17:16

    Kjo vizite tregon renien e influences amerikane, tani superfuqi jane EU bashkim evropian dhe Gjermania qe kete vit kalon japonine duke qene numer tre ne bote gjermania dhe bashkimi evropian , sa per afgane dhe per emigrant kuptohet qarte politika amerikane te per zbehur popullsine dhe shpopullim te europes ne kete rast te shqiperise ! Lind pyetja nese ne 2025 shteti pare ne bote per GDP dhe fuqi ekonomike behet Kina , Lind pyetja si do sillet ky shtet servil si Shqiperia ? Pra kemi te bejme me nje vizite te vakēt dhe nje pritje te ftohte qe i eshte bere , krahasuar me pritjen e delegacioneve te EU qe ishte madheshtore kjo pritje u duk e zbehte , mungesa e nje vizite ne kosove ku jetojne 97% shqiptare atje tregon nje zbehje mbeshtetje te faktorit shqiptar ne ballkan! Ndaj mesa duket kjo vizite tregon nje neutralitet pozitiv por mesa duket aleat i madh per shqiptaret mbetet gjermania dhe bashkimi evropian! Besoj ka ardh koha nje binjakezim poltikes me UK britania duhet te behet faktor primar i politikes shqiptare per modernizim , megjithate besoj se kjo vizite ne shqiperi si i vetmi vend ne ballkan qe u vizitua tregon qe Tirana eshte qendra B.Perendimor qe SHBA ka zgjedhur si aleat dhe ky eshte nje lajm i vazhdimesise pozitive edhe pse ne te shkuaren pritja per president apo zyrtar larte ishte shume shume madheshtore kjo tregon qe Shqiperia ose eshte maturuar shume politikisht ose po behet superfuqi ballkanike ndaj nje vend i Vogel me 28 mije e shtatqind e dyzet e tete kilometra katrore mbetet nje vend ku influencat nga superfuqite kane qene minimaliste pasi nje vend i Vogel nuk ndikohet nga gjeopolitika , fakti qe shtetet e bashkuara mbeshtesin akoma te njejtit njerez tregon qe politika e tyre eshte zbehur dhe mesa duket politika nderkombetare eshte shume polare kemi Britani , EU , dhe superfuqi te tjera ndaj me rendesi do te ishin investime amerikane ne shqiperi si fabrika armesh apo fabrika te high technology si prodhim iPhone apo aparate tjera teknologjike ndaj ne nje kohe qe do kete investitore madhor serioz do ishte nje plan i mire per nje shqiperi sikurse Kroacia qe eshte kthyer ne top vendet e fuqise adriatike vend i zhvilluar me cilesi jetese! Urojme me te miren dhe njohje perfundimtare te kosoves kete dekade!

    Përgjigju
  • Erik: 15/02/2024 16:56

    Me bene pershtypje makinat e eskortes qe e shoqeronin, dy nuk i gjeje njesoj. Nje Benz, nje BMW, nje Ford, nje Chevrolet, nje Toyota, per mos folur per furgonat lara bala. Pse keshtu?

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 15/02/2024 16:43

    Ca kohe edhe Sala ishte burre shteti...

    Përgjigju
  • Enver Hoxha: 15/02/2024 15:28

    Për kë diktator e ka fjalën vallë? Saliun? Opozita është në mërgim pa kthim. Vetëm Oportunista ke aty.

    Përgjigju
  • Arben: 15/02/2024 14:43

    Me asnje opozitar nuk do takohet Blinken. Pra lufta pa kompromis e SHBA nuk eshte vetem me Saliun por me te gjithe opoziten shqiptare! Ky eshte nje fakt qe rrit shanset PS te fitoje vitin tjeter ne zgjedhje te gjithe deputetet, pra 140 te tille!

    Përgjigju
  • Xhixhi: 15/02/2024 13:07

    Mire se erdhe o gjigand ne token pellazge ne token e shqiponjave. E ardhmja e dy vendeve do te jete me e forte. Rroft Albania&Usa rrofte partia socialiste e shqiperise!!!!!

    Përgjigju
    • Per Turin: 16/02/2024 02:11

      Shko te ziesh fasulet te mbushesh barkun o laper

    • Turi: 15/02/2024 16:47

      Hahahah as nenen tende nuk do sa do partine dhe xhaxi ramen o lumadh

  • e drejta: 15/02/2024 13:00

    BRAVO EDI RAMA , STRATEGU I SHQIPERISE MODERNE

    Përgjigju
  • Ehuuu: 15/02/2024 11:48

    Mos harroni takimin sekret me berishen.

    Përgjigju
  • LORA: 15/02/2024 11:33

    Eshte dite shume e bukur per mirseardhje te bukur te Sekretarit Amerikan te Shtetit,zotit Antony Blinken.

    Përgjigju
  • Maks: 15/02/2024 11:18

    Doni te beni figur te mir Shtrihuni ose gjunjezohuni perandoris Beheni si ne 91 qush e priti saliu bejkerin Dhe hajd tna rroj sa malet republika e bananeve

    Përgjigju
    • Atdhetari: 15/02/2024 12:16

      Ke te drejte po kunt i thua , lepiresit mendojne se ky gringua do ta bej vendin tone lule por e verteta eshte krejt ndryshe sepse ata nuk duan fare tja dijne per vendin tone vec per qellimet e tyre strategjike dhe ekonomike per ti ber kondra Kines dhe Rusise . Ku aishin keto 34 vjet keta kelyshat perendimore qe pervec se na kane shkelir me kembe dhe trajtuar me pervuzje tani qe kane frike nga dominimi i Kines dhe Rusise u kuntuan per ne .

  • Servet: 15/02/2024 09:42

    Armiku juaj Berisha, nuk eshte dhe nuk mund te jete armiku i gjithe Shqiptareve, ndaj mos beni cdo shkrim me titull kundra tij, se nuk ju nderon dhe as nuk ju shfajeson nese keni bere zullome me pushtetin e sotem. Sot keni Berishen armik, patjeter neser do keni Ramen dhe Spak, ndoshta edhe Ameriken. Ndaj eshte mire qe median ta mbani MEDIA per aq sa i takon pjeses publike dhe te mos e perzieni me "punet" tuaja ekonomiko-politiko-armiko-miko etj etj.

    Përgjigju
    • E verteta: 15/02/2024 17:46

      Servet, Berisha eshte armiku i te gjithe shqipetareve aahtu sikurse jane pothuajse te gjithe polikanet e trwnzicionit, perfshire edhe Ramen. Te gjithe notojne ne luks bashke me femijet e tyre me parate e korupsionit dhe krimit. Blinken nuk vjen per shqiptaret, vjen per interesat e vendit te tij.

  • Gaz bardhi: 15/02/2024 09:35

    Basha basha basha !!!!! Lejdi alibeaj lejdi alibeaj

    Përgjigju
  • Qobani: 15/02/2024 09:26

    Evlad ballkani ashtë djepi i Njerëzimit,ktu jan fitilat e globit dhe planeteve tjera,për ti zvoglu katastrofat Natyrore na duhet ta pranojm paqen dhe DREJTSIN për të gjithë

    Përgjigju
  • Bim: 15/02/2024 08:00

    Banderola Blinken=Banana republik. Studentet ne te gjithe europen do te protestonin per kete shemtillek tek ne jane duke pire kafe

    Përgjigju
    • Makjato: 15/02/2024 17:18

      Ku ke student , iken dy milion student shqiptar Jane faktor ne Europe atje kane mbet vetem steka bananesh

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?