I ashpër ndaj ndërkombëtarëve ka qenë Presidenti serb Vuçiç ndaj të marrëveshjes për reciprocitetin e targave.
Të paktën tri vetura u dogjën duke shkaktuar kështu një rindezje të një konflikti dashur pa dashur të pashmangshëm mes Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiç fillimisht fajësoi të gjithë, duke i cilësuar si gënjeshtarë, sa i përket ndryshimit të targave të automjeteve që bartin veturat serbeve të Kosovës në veri të vendit.
“Ajo që po flet QUINT-i, BE-ja dhe Prishtina nuk ekziston askund”, tha Vuçiç. “Ata shpikën legjitimitetin”.
Presidenti serb deklaroi në konferencë për media se ditë më parë, mori një demarsh nga përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe të BE-së.
“Në atë akt, në pikën dy thuhet se veprimi i Kosovës është legjitim, por problemi është në kohën dhe metodat. Ata nuk kanë të drejtë të bëjnë këtë, sipas asnjë marrëveshjeje”, u shpreh kreu i shtetit serb. “Ata shpikën gjithçka”.
Pasi shpjegoi se ka dëgjuar kërkesat e serbeve të Kosovës të artikuluar sipas tij nga Lista Serbe, Vuçiq deklaroi se –“serbët në Kosovë do t’u rezistojnë paqësisht autoriteteve të Prishtinës”. Vuçiç tha se Beogradi insiston për targa KS, kurse iniciativa nga ndërkombëtaret për të shtyrë afatin e riregjistrimit të veturave për 10 muaj, synohet ta tregojë palën tjetër si të mirë. Afati për riregjistrimin e targave nga ato ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës për në ato legale RKS përfundon më 31 tetor
Gjithashtu, Vuçiq tha se pret që javën e ardhshme Kosova të hyjë në procedura të pranimit në Këshill të Evropës
“Ajo procedurë mund të zgjasë deri një vit”, tha ai. “E keni të qartë se cili do të jetë rezultati”.
Sipas tij, është mesazh i qartë se e drejta ndërkombëtare nuk u intereson.
“Vendet e QUINT-it gjithmonë do t’i japin mundësi Prishtinës, e kurrë nuk do të marrin ndonjë vendim që do të ishte në favor të serbëve dhe Serbisë”.- vijoi ai.
Lajmi kryesor:
Reciprociteti i targave, serbët paralajmërojnë barrikada! Osmani: Respektojmë ligjin, s’tërhiqemi! Vuçiç: Do bëjmë rezistencë, s’iu lejojmë të na vrisni
G.MO/ReportTv.al