Kosova & Rajoni

BE-ja shpreh gatishmëri të plotë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë në Koçan

16 Mars, 19:00| Përditesimi: 17 Mars, 08:12

  • Share

1742148110_kocanipozar01780x4701.jpg

Bashkimi Evropian është shprehur i gatshëm të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në përballimin e pasojave nga tragjedia me 59 viktima dhe 155 të plagosur në Koçan

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile, nëse kërkohet”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian, ndërsa shprehu keqardhjen për tragjedinë.

Në lidhje me zjarrin, Komisioneri Evropian për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Labib, shprehu keqardhje për viktimat dhe shprehu solidaritetin me Maqedoninë e Veriut.

“Tragjedi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr katastrofik në një klub nate ka sjellë një numër të madh viktimash dhe të plagosur. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe ekipet e emergjencës. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje. Qëndrojmë në solidaritet me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Labib në një postim në rrjetin X.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Maqedoni/ 59 viktima e 155 të plagosur pas flakëve në një klub, shkak dyshohen fishekzjarret! Dhjetëra arrestime, mes tyre ish-zyrtarë të lartë! 7 ditë zi (VIDEO)


K.M/Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?