MAQEDONI E VERIUT- Një tragjedi e rëndë në Maqedoninë e Veriut, ku 59 të rinj kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një lokal nate. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klubin e natës “Koçani Puls” dhe si pasojë e flakëve 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në diskotekë ishin rreth 500 të rinj, duke ndjekur një performance nga bendi maqedonas DNA, një grup i famshëm vendas. Në mesin e viktimave janë edhe 4 anëtarë të këtij grupi.
Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të qeverisë maqedonase u mor vendimi për shpalljen e 7 ditëve zie në mbarë vendin. Gjithashtu, u mor vendim që detyron Inspektoratin Shtetëror të Tregut të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet hotelierike (klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura) në vendin dhe të njoftojë menjëherë Qeverinë për konstatimet e inspektimit në tre ditët e ardhshme, për të përcaktuar nëse ato janë në përputhje me kushtet.
Mediat vendase raportojnë se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë lëndët piroteknike që janë përdorur brenda në ambientet e lokalit gjatë festës.
Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi se në mesin e të arrestuarve ka organizatorë të ngjarjes në klubin e natës, por edhe përfaqësues institucionesh si ish sekretarin e Ministrisë së Ekonomisë dhe ish drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.
Nga 155 të plagosur, 115 prej tyre po trajtohen nëpër klinikat e vendit, 22 pacientë tashmë kanë arritur në klinikat jashtë vendit, ndërsa 6 janë në udhëtim për të arritur për shërim jashtë shtetit, ndërsa planifikohet 47 pacient gjithsej të dërgohen jashtë shtetit.
Kreshnik Bekteshi
Mediat maqedonase raportojnë se ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh në Shkup, lidhur me licensën e diskotekës "Koçani Puls", e cila u përfshi nga flakët në orët e para të ditës së sotme duke shkaktuar vdekjen e 59 personave dhe plagosjen e 155 të tjerëve.
Hristijan Mickoski
“Jam thyer dhe më është thyer shpirti”, me këto fjalë e nisi kryeministri Hristijan Mickoski fjalimin e tij pas tragjedisë në Koçan.
“Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar. Por ndryshimet nisin nga ne”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij sot para opinionit.
“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, tha Mickoski.
“Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”, tha Mickoski.
Bashkimi Evropian është shprehur i gatshwm tw ndihmojë Maqedoninë e Veriut në pwrballimin e pasojave nga tragjedia me 59 viktima dhe 155 tw plagosur nw Koçan
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile, nëse kërkohet”, tha njw zëdhënës i Komisionit Europian, ndërsa shprehu keqardhjen për tragjedinë.
Në lidhje me zjarrin, Komisioneri Evropian për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Labib, shprehu keqardhje për viktimat dhe shprehu solidaritetin me Maqedoninë e Veriut.
“Tragjedi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr katastrofik në një klub nate ka sjellë një numër të madh viktimash dhe të plagosur. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe ekipet e emergjencës. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje. Qëndrojmë në solidaritet me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Labib në një postim në rrjetin X.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, në një konferencë tpër mediat u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e pakursyer të shprehur nga dhjetëra vende të botës, pas tragjedisë me 59 viktima në një diskotekë të Koçanit.
Ajo, përveç të tjerash, tha se duhet të ketë përgjegjësi për këtë tragjedi, derisa theksoi se asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një të riu.
“E di dhe ndjej se nuk jemi vetëm. Lajmëruan të gjithë, jo vetëm fqinjët, por edhe vendet më të largëta. Të lënduarit më rëndë janë në Sofje, në Stamboll, në Greqi, në Serbi për të marrë kujdes të lartë mjekësor. Për këtë ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës”, tha Siljanovska-Davkova dhe theksoi se askush nuk duhet t’i ikë përgjegjësi dhe nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë.
“Të bashkojmë forcat, të mos sakrifikojmë më kurrë për përfitimin e individëve, asgjë nuk është më e vlefshme se jeta e një të riu”, tha presidentja.
Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski, 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan.
Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët para pak çasteve, publikuan fotografitë e anëtarëve të tyre.
Dy prej anëtarëve iu nënshtruan plagëve në orët e pasdites, shkruajnë mediat maqedonase. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.
Rreth 115 persona të plagosur pas tragjedisë me 59 viktima në një diskotekë të Koçanit, po trajtohen nëpër klinikat e vendit, 22 pacientë tashmë kanë arritur në klinikat jashtë vendit, ndërsa 6 janë në udhëtim për të arritur për shërim jashtë shtetit, ndërsa planifikohet 47 pacient gjithsej të dërgohen jashtë shtetit.
“Në klinikën e Kirurgjisë këtu ndodhen 25 pacientë, në Kirurgjinë e qytetit 24, në klinikën 8 Shtatori gjithashtu ndodhen 24, në Shtip 29 , dhe në Koçan 13. Gjithsej janë 117 pacientë, në ndërkohë jashtë shtetit janë dërguar 13 pacientë…Pacientët tonë që tani më janë dërguar për shërim, disa do jenë në Greqi, disa në Bullgari, në Turqi dhe në Serbi dhe të tjerët do të shërohen këtu”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.
Dy spitale private kanë vënë në dispozicion pesë automjetet e tyre për kujdes intensiv dhe për transportimin e pacientëve. Gjithashtu kanë arritur dy autoambulanca nga Serbia, të cilët transportojnë pacientët drejt Nishit, kurse disa ambulanca kanë arritur edhe nga Bullgaria, ndërsa një avion nga Turqia gjithashtu do të transportojë pacientë.
“Meqenëse këto janë djegie që mund të komplikohen, për në ditët në vijim këshilli i mjekëve mendoi se do ishte mirë që të gjithë pacientëve tu bëhej vend në Shkup, ndërsa më kritikët të dërgohen jashtë vendit. Tre pacient u dërguan në spitalin Papanikolaou në Selanik. Ka mbërritur edhe avioni nga Bullgaria atje ka 8 pacientë, pesë më kritikë dhe tre më pak kritikë”, u shpreh Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit Shëndetësor.
Gjatë ditës së nesërme për ndihmë do të arrijnë specialistë të djegieve dhe të kujdesit intensiv dhe nga Izraeli, Beograd dhe nga Praga.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë është duke u organizuar transport ajror për të lënduarit më të rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit. Pesë pacientë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga Klinika e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe tre nga Klinika e Traumatologjisë.
Në Turqi do të dërgohen për trajtim tre pacientë nga traumatologjia dhe gjashtë nga Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori”. Po ashtu, për në Greqi, me mjete të ndihmës së shpejtë, janë transportuar tre pacientë nga traumatologjia. Me mjete të ndihmës së shpejtë gjithashtu do të transportohen pesë pacientë për në Bullgari dhe pesë për në Serbi.
Një i plagosur në diskotekën ku humbën jetën 59 persona
Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo kusht kërkojnë që t’i marrin kufomat e të afërmve të tyre që kanë humbur jetën në në diskotekën “Puls”, shkruan Alsat.
Dhimbje, trishtim, frikë dhe lot në sytë e familjarëve që prisnin në oborrin e spitalit për të marrë informacione për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre. Në mesin e tyre, Alsat gjeti edhe të mbijetuar të zjarrit, që flasin për tmerrin e përjetuar.
“Të gjithë filluan të vrapojnë drejt daljes. Të gjithë shihnin si ta shpëtojnë jetën. Askush nuk ishte i vetëdijshëm, trupa të djegur. Të gjithë ishin nën stres. Motra ime ka humbur, nuk mund ta gjejmë në asnjë spital…. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe njerëzit shkelën mbi mua”, tha një e mbijetuar.
“Ndodhi me shpejtësi, nuk e mbaj mend si u lëndova dhe si arrita deri në spital.. Kam djegie në kokë dhe nëpër duar.
A ishit mysafir ?
-Për fat të keq po.
A tërhoqët ndokënd me vete? A ndihmuat apo ju ndihmuan?
-Asgjë nuk mbaj mend, vetëm e di se një zjarrfikës më tërhoqi dhe më tej asgjë më nuk di.
A e dini se në çfarë kohe ka ndodhur?
-Mendoj se rreth orës 3 e gjysmë, ashtu disi, gjithçka ndodhi me shpejtësi.
A jeni lënduar nga turmat apo nga djegiet?
- Jo, nga djegiet”, u shpreh një i mbijetuar.
Qytetarët dhe të afërmit shprehen të tmerruar nga kjo fatkeqësi.
“E gjithë Maqedonia është në mërzi, jo vetëm Maqedonia, ngushëllime japin nga të gjitha shtetet. Kjo është tragjedi shumë e madhe, për Koçanin, por edhe për të gjithë rrethinën, ka pasur edhe nga Dellçeva, Vinica, nga fshatrat e Koçanit. Babai ishte tani pak më parë para spitalit, nuk kishin fëmijë për shumë vite”, tha një familjar.
“I biri i një mikut tim punonte sigurim, u helmua me monoksid, merrte pjesë në tërheqjen, thotë se ishte e tmerrshme, do të ju lutem kaq, nuk mundem më tepër”, u shpreh një familjar.
Ndihmë ofroi edhe Kryqi i Kuq. Kryetari, Sait Saiti tha se aktualisht nuk ka nevojë për dhurim të gjakut për pacientët.
“Sa i përket gjakut, për momentin nuk kemi nevojë, rezervat e sistemit shëndetësorë janë të mjaftueshme, nëse ka nevojë eventualisht këtu jemi. Mirëpo për momentin nuk ka nevojë të mobilizohemi për një aktivitet të tillë”, tha Sait Sati, Kryqi i Kuq.
Nga Kryqi i Kuq thonë se në terren do të mbeten edhe në ditët në vazhdim.
Pançe Toshkovski
Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan, ku si pasojë humbën jetën 59 persona dhe 155 të tjerë u lënduan.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi se në mesin e të arrestuarve ka organizatorë të ngjarjes në klubin e natës, por edhe përfaqësues institucionesh si ish sekretarin e Ministrisë së Ekonomisë dhe ish drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Ka të dyshuar, më shumë se 20 persona. Rreth 15 persona janë në stacion policor. Një pjesë e të dyshuarve për shkaktim të kësaj ngjarje penale kanë ndërruar jetë, sipas dyshimeve që i kemi deri më tani nga aspekti i të dyshuarit. Një pjesë janë në spital. 4 persona momentalisht kemi siguruar në spital, dy pjesëtarë të grupit muzikor, djali i pronarit të diskotekës dhe drejtues i personit juridik i cili e ka menaxhuar diskotekën. Një pjesë e personave të arrestuar të cilët momentalisht janë në stacion policorë, janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje penale sipas provave që i kemi mbledhur deri më tani. Gjegjësisht, është arrestuar një person i cili është organizator i ngjarjes”,- tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.
“Gjithashtu, të arrestuar janë edhe ish sekretari i Ministrisë së Ekonomisë, ish udhëheqës, mendoj se edhe aktual i një sektori në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. Kemi arrestuar ish drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe tre të punësuar në kuadër të Drejtorisë”,- shtoi Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Sipas tij në organizimin e mbrëmshëm kanë marrë pjesë gjithsej 500 persona, ndërsa prej gjithsej 59 viktimave deri më tani janë identifikuar vetë, 3 të mitur.
“Deri më tani janë konstatuar mbi 20 persona të mitur që janë lënduar dhe 3 persona të mitur kanë ndërruar jetë . Në diskotekë ka pasur diku, sipas informatave të para që i kemi, rreth 500 persona. Diku rreth 250 bileta janë shitur sipas informatave që i kemi fituar. Emrat e të ndjerëve, pas mbarimit të identifikimit do të dorëzohen te familjet. Shumica e viktimave janë identifikuar. Të gjithë trupat që kanë qenë në kuadër të ngjarjes janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes. Në gjendje kritike kemi 22 persona dhe një pjesë e këtyre personave do të transferohen në Turqi, një pjesë në Bullgari, një pjesë në Greqi dhe të njëjtëve do t’u jepet trajtim përkatës për mjekimin e tyre”,- tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.
RMV - Qeveria e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për të nderuar personat që humbën jetën tragjikisht pas djegies së diskotekës në Koçan, shkruan Alsat.
Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të qeverisë, pas ngjarjes tragjike në komunën e Koçanit, ku 59 persona humbën jetën ndërsa 155 persona morën lëndimet të rënda, qeveria mori vendim për shpalljen e 7 ditëve zie në mbarë vendin.
“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në seancën e Qeverisë u mor vendim që detyron Inspektoratin Shtetëror të Tregut të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet hotelierike (klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njoftojë menjëherë Qeverinë për konstatimet e inspektimit në tre ditët e ardhshme, për të përcaktuar nëse ato janë në përputhje me kushtet.
Qeveria mori vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare.
Klubi i natës në Koçan, Maqedonia e Veriut, ku shpërtheu zjarri
Papa Françesku shpreh “ngushëllimet e tij të thella” dhe siguron “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit” në zjarrin dramatik që shpërtheu mbrëmë në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, me pasojë, 59 viktima dhe 155 të plagosur.
Kështu shkruhet në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar ipeshkvit të Shkupit, imzot Kiro Stojanov.
Në tekst, Papa Françesku siguron "kujtimin e tij në lutje për njerëzit që humbën jetën" dhe "ngushëllimin qiellor për ata që po vuajnë pasojat" e një prove kaq të hidhur.
Pançe Toshkovski
Ministri i Brendshëm i RMV, Pançe Toshkovski deklaroi sot se licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia ndërlidhet me mit-marrje dhe korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi.
“Kjo licencë është e ndërlidur me mit-marrje dhe korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.
Sipas ministrit të brendshme, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.
Toshkovski gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.
Godina në të cilën funksiononte diskoteka “Pulse” ishte një ndërtesë e vjetër dhe padyshim krejtësisht e papërshtatshme për një qëllim të tillë.
Ky objekt, që gjendet afër një banese në Koçan, më parë ka qenë depo qilimash. Përkundër kësaj, objekti ka marrë leje nga komuna për të qenë diskotekë.
Disko private funksionon prej disa vitesh në këtë objekt dhe ka ndërruar disa herë pronar. Pronari aktual, tashmë i arrestuar, ka qenë gjithmonë pjesë e strukturës pronësore të diskotekë, sipas mediave vendase.
Zjarri ka shkatërruar kulmin dhe ka djegur plotësisht pjesën e brendshme të objektit ku ndodhej disko jo standarde “Pulse” në Koçan, në të cilin sipas informacioneve të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski kanë humbur jetën të paktën 59 persona.
Kristina Serafimova
Drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova, ka dhënë detaje mbi gjendjen e disa prej të lënduarve nga zjarri në diskotekë.
Në një konferencë për media, Serafimova bëri të ditur se disa nga viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtip dhe Koçani. Ajo tha se në spitalin që ajo drejton janë dërguar 70 persona mes të cilëve disa kanë mbërritur të vdekur.
Mjekja ka treguar se pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Sipas saj, identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti, por disa nga viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç.
“Kemi marrë 70 persona, për fat të keq, mes tyre ishin edhe të sjellë dhe të vdekur. Pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Më pas ata janë transferuar në Spitalin klinik të Shtipit dhe prej andej disa janë dërguar në Shkup.
Aktualisht kemi 20 pacientë me simptoma të lehta. Shumë njerëz kanë vdekur, por deri në përfundimin e identifikimit, nuk mund të themi se sa kanë vdekur.
Identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Të vdekurit ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç",- tha drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova.
Futbollisti Andrej Lazarov, 26 vjeç, i cili ishte në mesin e të lënduarve nga zjarri ne diskotekën e Koçanit, fatkeqësisht humbi jetën në spitalin e Shtipit.
Lazarov, i cili ishte anëtar i Shkupit që nga vera e vitit të kaluar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale FC Shkupi shkruan se u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë.
Mesazhi i plotë:
Edhe pse paraprakisht nga familjarët e tij kishim informacione se është mirë, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është konfirmuar mes viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi gjatë natës në Koçan.
Si një shpirt hero që ishte, Lazarov humbi jetën duke u përpjekur të ndihmojë të tjerët të shpëtojnë nga ambienti i kapluar nga zjarri. Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në momentin e fundit. Veprimi i tij heroik do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, si një dëshmi e karakterit të tij fisnik dhe zemrës së tij të madhe.
Kjo është një humbje e madhe për klubin tonë, për shokët e ekipit dhe për gjithë komunitetin e futbollit. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë në këto momente, në këtë tragjedi prej më të mëdhave në histori që e ka kapluar klubin tonë!
FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të klubit tonë.
Adrej ishte vetëm gjashtë muaj pjesë e Shkupit, por emri i tij do të mbetet i pashlyer gjithmonë si pjesë e skuadrës sonë.
Kujtimi për te do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona!
Marija Taseva, vajza 20-vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në diskotekën e Koçanit, dëshmoi se në momentin e zjarrit ajo ka rënë përtokë teksa po dilte jashtë.
“Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva sipas medias vendase.
Babai i saj thotë se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe. 59 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u lënduan si pasojë e një zjarri, që përfshiu një diskotekë në qytetin e Koçanit.
Policia ka arrestuar disa persona për këtë ngjarje tragjike. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit në diskotekë është bërë hedhja e mjeteve piroteknike.
Foto: Flamuj të Maqedonisë së Veriut në gjysmë shtizë
Qeveria do të vendosë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan në seancën e sotme, e cila do të mbahet në orën 16:00.
Sipas Alsat.mk do të merret një vendim për një inspektim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha klubet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.
Deri më tani janë konfirmuar 59 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një polic, ndërsa janë plagosur 159 të tjerë.
Foto: Një zjarrfikës në lokalin e natës 'Pulse'
Disa dëshmitarë okularë kanë treguar sesi kanë ndihmuar të rinjtë pas zjarrit që ra në diskotekë në një në Koçan në Maqedoninë e Veriut.
Ata shprehen për mediat vendase se fillimisht dëgjuan të bërtitura dhe pastaj ndihmuan të rinjtë me aq mundësi sa kishin.
“U shqetësuam. Kishte disa të rinj këtu pranë që kishin dalë jashtë dhe rrinin këtu. Si rast është fatkeqësi për gjithë shtetin. Djali im shpëtoi aq persona sa ka mundur”, deklaroi një dëshmitare.
Ndërkohë djali i saj tha se kanë ndihmuar në shpëtimin e të rinjve me ato kapacitetet që kanë pasur, duke i dërguar në spital me automjetin e tij personal.
“I dërgova disa prej tyre në spital. Me vetura, me këto mundësi që kemi. Degjova se diçka po ndodh sepse filluan të bërtasin dhe të ikin me vrap”, tha dëshmitari.
Foto: Një zjarrfikës në klubin e natës 'Pulse'
Zjarri tragjik që shpërtheu në diskotekën “Pulse” në Koçan ka lënë 59 të vdekur dhe ka plagosur 155 persona, të cilët po marrin trajtim në spitale të ndryshme të Maqedonisë.
Sipas një raporti nga drejtoresha e Spitalit në Koçan, dr. Kristina Serafimovska, viktimat janë të moshës nga 14 deri në 25 vjeç dhe vijnë nga qytetet e Shkupit, Shtipit, Koçanit dhe Probishtipit,
Drejtoresha e spitalit ka deklaruar se thirrja për zjarrin është pranuar në orën 02:48, dhe brenda 30 minutash spitali ka qenë i mobilizuar plotësisht.
70 pacientë me djegie dhe helmime nga monoksidi i karbonit janë transportuar në spital, ndërkohë që disa prej tyre kanë ndërruar jetë gjatë pranimit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, është shprehur se aktualisht ka rezerva të mjaftueshme të gjakut, por do të informojë në vazhdim nëse do të ketë nevojë për më shumë derivate të gjakut.
Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë se diskoteka private ku ndodhi tragjedia ka punuar ndër vite.
Sipas tyre, pronarët e saj janë ndërruar ndër vite, por pronari aktual, i cili është prangosur nga Policia i mbaronte licenca më 24 mars.
Ngjarja e rëndë në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku në një diskotekë vdiqën së paku 59 persona, ka tronditur komunitetin.
Familjet përdorin rrjetet sociale për të kërkuar informacione për të dashurit e tyre.
Në rrjetet sociale, disa nga familjet e të rinjve që ndodheshin në lokalin e natës po postojnë foto të fëmijëve dhe numrat e celularëve, në mënyrë që nëse dikush i sheh t’i informojë se ku ndodhen dhe nëse janë shtruar në spital.
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka reaguar në rrjetet sociale për zjarrin e tmerrshëm në Koçan të Maqedonisë së Veriut që la pas 59 viktima.
Ai shprehu dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet për familjet e të ndjerëve, duke bërë thirrje për unitet dhe mobilizim të institucioneve për përballimin e plotë të pasojave.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtueshme për Maqedoninë. Humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme dhe dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve të tyre është e pamatshme.
Mickoski theksoi se Qeveria dhe institucionet do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar familjet e prekura.
“Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe familjeve të të ndjerëve forcë për të përballuar këtë humbje të paimagjinueshme”. “Populli dhe Qeveria do të bëjnë të pamundurën që të paktën t’ua lehtësojnë sadopak dhimbjen”.
Ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve kompetente, përfshirë shërbimet shëndetësore, policinë dhe autoritetet lokale, që të marrin masa urgjente në mbështetje të viktimave dhe familjeve të tyre.
“Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie”. “Pas marrjes së të gjitha informacioneve, do t’i drejtohem publikut me më shumë detaje për hapat e ndërmarrë”.
“Në këto kohë dhimbjeje të thella, kur zemrat tona janë thyer nga kjo tragjedi e tmerrshme, bëj thirrje për unitet, solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi. Zoti qoftë me familjet e viktimave, të lënduarve dhe me gjithë popullin e Maqedonisë”.
Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toskovski ka dhënë një deklaratë pas tragjedisë në Koçan ku një klub nate u përfshi nga flakët. Ministri bëri me dije se 59 persona kanë humbur jetën dhe mbi 155 janë plagosur.
“Sipas të dhënave që kemi deri më tani, 51 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 janë lënduar dhe janë transportuar në spitalet në Shtip, Koçan dhe Shkup”, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toskovski.
Një tragjedi e rëndë u mori jetën 59 personave në Maqedoninë e Veriut, pas flakëve që shpërthyen në një klub nate ku po festonin rreth 1500 të rinj.
Sipas mediave lokale, zjarri dyshohet se është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.
Momentet e tmerrit në klubin Pulse në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë publikuar në mediat vendase. Në pamje duket grupi që po performon dhe më pas shpërthejnë mjetet piroteknike.
“Dilni jashtë! “Dilni jashtë, do të kthehemi ”, thotë pjesëtari i grupit DNK Panço para të pranishmëve pasi u shfaqën flakët e para nga zjarri i mbrëmshëm në klub.
Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.
Komente

Keqardhje per te demtuarit por gje e mire eshte qe Kocani nuk ka aspak shqiptare! Besoj nuk ka shqiptare te lenduar!
PërgjigjuNgushëllime familjeve të viktimave, keqardhje për humbjet e tyre.
PërgjigjuCfare mund te thuash me teper. Einstein thoshte: Dy jane gjerat e pafundme: Universi dhe injoraranca njerezore , ne lidhje me Universin nuk ka dyshime
Përgjigjue the nje cike gabim Julia po hajde se ta korrigjoj une. ne fund fare duhej te theshe : dhe ne lidhje me Universin kam dyshime, qe nenkupton se e padiskutueshme eshte pafundesia e injorances njerezore. E sa per universin mgjse matematika e tij e nxori te pafund, prape u tregua i kujdeshem si cdo shkencetar e tha, mbase ka dhe fund se une ekuacionet shkrova nuk e pashe (sot e dime qe eshte limited). E sa per injorancen njerezore e kishte dhe e pa dhe ishte shume i sigurt qe eshte e paimagjinueshte ne pafundesine e saj, po origjinali eshte: “Two things are infinite, as far as we know – the universe and human stupidity.” E pres nga maqedonasit, skane faj landlocked, pa det e kane nje problem me zhvillimin. tjetra ehste thjesht pangopesia njerezore.