Një tragjedi e rëndë u mori jetën 59 personave në Maqedoninë e Veriut, pas flakëve që shpërthyen në një klub nate ku po festonin rreth 1500 të rinj.
Sipas mediave lokale, zjarri dyshohet se është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.
Momentet e tmerrit në klubin Pulse në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë publikuar në mediat vendase. Në pamje duket grupi që po performon dhe më pas shpërthejnë mjetet piroteknike.
“Dilni jashtë! “Dilni jashtë, do të kthehemi ”, thotë pjesëtari i grupit DNK Panço para të pranishmëve pasi u shfaqën flakët e para nga zjarri i mbrëmshëm në klub.
Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Maqedoni të Veriut/ Klubi përfshihet nga flakët, 59 viktima, 155 të plagosur, shkak dyshohen fishekzjarret! Qeveria shpall 7 ditë zie (VIDEO)
SI.E./Xh.K/ReportTv.al