Ilir Bejtja

Bejtja: Kush kalon fashën 700 KWh, paguan si biznes i mesëm, 18 lekë për kilovat

27 Prill 2022, 17:18| Përditesimi: 27 Prill 2022, 17:22

  • Share

Mungesa e ndërgjegjësimit mund t’ju rrisë faturën e energjisë në fund të muajit. Pavarësisht thirrjeve të qeverisë për të kursyer energji në kohë krize, qytetarët nuk kanë reaguar, për këtë arsye është propozuar që kush shpenzon më shumë se 700 kilovat të paguajnë më shumë. 

“Ju kemi bërë thirrje qytetarëve të kursejnë dhe nuk e kanë bërë. Nëse ne nuk do të blinim energji elektrike do të kursenim disa miliona euro. Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm përzierja që bëjmë mes energjisë që prodhojmë dhe asaj që blejmë është 50/50, dhe ne blejmë me 250 euro bashkohet me një energji që prodhohet me 10 euro, dhe çmimi del mbi 15-20 lekë. Njerëzit duhet ta kuptojnë dhe të jenë të kujdesshëm. Sot që flasim ata që harxhojnë mbi 700 kilovat e kanë ose për qejf dhe ngrohje dhe shumë pak për hall”, tha në studio Ilir Bejtja.

Vendosja e kësaj fashe sipas zëvendësministrit të Energjisë Ilir Bejtja do ulte importin e energjisë, pasi 1/3 e konsumit total harxhohet nga familjet që konsumojnë mbi 700 kilovat në muaj. Në total konsumi familjar i energjisë është 3.2 terravat në vit.

“Nëse ne vendosim fashën prej 700 kilovatësh ne do të importonim 1/3 e energjisë më pak. 1/3 e energjisë që konsumohet është nga qytetarët që kalojnë fashën mbi 700 kilovat”, tha Bejtja.

Nëse kjo fashë vendoset nga qeveria, familjet do të paguajnë deri 80% për faturën e dritave në muaj. 

“Çmimi i ri i parregulluar që ndikohet nga çmimi i tregut mund të shkoj 70-80% më shtrenjtë se ai që paguani sot”, tha zëvendësministri. 

Bejtja sqaron edhe çmimin e ri të energjisë që do të vendoset për familjet që konsumojnë mbi 700 kilovat. 

“1 terravat atyre që konsumojnë mbi 700 kilovat ne nuk do ua japim me 9.5 lekë, por do të bashkohet me energjinë që ne marrim nga importi, ky 1 terravat që kemi ne është me 2.6 lekë, ai që vjen nga importi mund të jetë me 30 lekë, çmimi i bashkuar del 33 lekë për kilovat pjesëtoje me 2 kilovat dhe del çmimi që do të paguajnë që do të jetë 16, 17 ose 18 lekë për kilovat. Do dalë aq sa i del sot biznesit të tensionit të mesëm”, tha Bejtja.

Por si u përcaktua fasha prej 700 kilovatësh?

“Kemi bërë një llogari mese të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e një familjeje në kushtet e përdorimit të energjisë elektrike, pra të gatuash me energji, të lash me energji, të ngrohesh me energji, të kesh deri 3 frigorifer, të shohësh TV”, sqaron zëvendësministri.


Lajmi kryesor:

Fasha 700 kWh, zv. ministri: Kush e kalon do paguajë diferencën 70-80% më shtrenjtë se çmimi aktual, njësoj si të jetë biznes i mesëm, 18 lekë për kilovat


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?