I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për benefitet e frutit të shegës dhe cilat shqetësime të trupit mund të kurojë.
“Shega është ndër 4-5 produktet më të rekomanduara për shëndetin në naturopati dhe nuk mund të quhet një super ushqim, por një bekim” tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se ndihmon afërisht në 1000 gjendje shëndetësore.
Jo më kot, është quajtur sipas Altinit, si fruti që qëndron mbi kurorën e mbretërve. Shega është shumë e mirë për problemet e zemrës, si tensioni i gjakut, kolesteroli, për grupet e sëmundjeve të tretjes, ndikon tek problemet e sëmundjeve metabolike, sikurse dhe problemet e sëmundjeve të lëkurës, inflamacionet apo dhimbjet kronike, pa përjashtuar që është një mbrojtës kundër kancerave të lëkurës. Shega është ndërtuar nga tre elementë krysorë, si fruti, lëkura, fara dhe që të treja janë të përdorshme.
“Lëngu i shegës është tre herë më i fuqishëm si antioksidant sesa vera e kuqe apo çaji jeshil” shtoi ai, ndërsa theksoi se në përbërje ka vitaminat: A, B2, B3, B5, B6, B9, C, K, E, sikurse nivele të mira të fibrave dhe mineraleve si Kaliumi, Magnezi, Kalciumi, Bakri, Zinku, Hekuri, Fosfori.
“Shega është një antibiotik natyral, sikurse një luftues inflamacioni shumë i fuqishëm, shega ul rrezikun e hipertensionit dhe rrit elasticitetin e enëve të gjakut, ul rritjen e qelizave tumoriale në trup. Shega ka dhe acidin Galik që është shumë efikas për problemet e Alzhaimerit, sikurse është shumë efektiv kundër salmonelës, eshijakolit, streptokokut. Gjithashtu shega rregullon dhe përmirëson sindromën e zorrës së irrituar. Shega ka në farat e saj dhe Omega5 që është shumë e rëndësishme për oganizmin, e cila rregullon punën e zemrës, mëlçisë dhe normalizon glukozën. Shega ul fertilitetin dhe rrit gjendrat riprodhuese në organizem” theksoi Joka, duke vijuar se jo më kot shega është quajtur dhe si eliksiri i bukurisë, pasi ka një efekt antiplakje, rigjeneron lëkurën dhe qelizat, pa harruar efektet pozitive tek flokët dhe strijat.
“Sipas studimeve, ka dalë që shega është lëngu më i shëndetshëm në planet, në një test me 12 lëngje kurative” shtoi ai, ndërsa tha se shegën mund t’a ngrijmë në kuba akulli në frigorifer, pasi kokërr nuk reziston më shumë se 3-4 ditë. Të gjitha variantet e shegës, e ëmbël apo e athët, janë perfekte për organizmin, ndërsa nuk duhen konsumuar në kohë të afërt tek personat që përdorin ilaçe tensioni apo hollues gjaku.
Nuk duhet neglizuar dhe lëvorja e shegës, pasi është shumë e pasur me antioksidantë. Mund të përdoret e tharë si çaj i bluar, apo në sallata të ndryshme, pasi është e pasur me antioksidant dhe njihet si reduktues i stresit, sikurse normalizon tretjen, apo shërben për rënien në peshë.
“Lëvorja e shegës mund të përdorent si çaj kundër parazitëve, në smuthi dhe ushqim gjithashtu” tha Altini. Uthulla e shegës është ndër më të mirat, ia kalon uthullës së mollës dhe rrushit, pasi ndikon në sëmundjet e zemrës dhe kolesterolit. Kombinimi me pjeprin e shumëfishon rolin e uthullës së shegës, duke bërë mirë për zemrën dhe trurin. Tjetër kombinim i mirë është me frutat e pyllit, me avokadon apo vajin e avokados dhe arrave. Smuthi me fara liri, shegë, kefir është gjithashtu shumë i mirë për trupin. Një tjetër kombinim është me lëkurën e xhinxherit dhe mentes. Kombinimi i shegës me spinaqin, panxharin, arrat duke u bërë si smuthi i rrit shumë efektin, sikurse dhe kombinimi me qiqrat. Vaji i farave të shegës është gjithashtu shumë efikas për organizmin, sidomos për dhimbjet e trupit apo ftohjen në mushkëri si dhe për njollat kafe të lëkurës.