Beleri mbërrin në Athinë: Aventurës sime po i vjen fundi, jam i pafajshëm! Himarjotët kanë 'nënën' Greqi që i mbron

15 Korrik, 12:32| Përditesimi: 15 Korrik, 12:43

  • Share

Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë. Sapo ka zbritur nga aeroporti ai ka dhënë një prononcim për mediat duke thënë se është i pafajshëm.

Përballjen e tij me drejtësinë në Shqipëri, Fredi Beleri e shikon si gjyq të padrejtë, duke theksuar se aventura e tij po merr fund, ndërsa thekson se do vazhdojë betejën për liri.

Ndërsa një mesazh kishte edhe për himariotët, duke u shprehur se “ata kanë nënën Greqi” që i mbron.

“Jam i lumtur dhe i emocionuar. Jam krenar që po shkoj të marr detyrën si eurodeputet për të luftuar, për të mbrojtur të drejtat e vendit tonë. Falënderoj kryeministrin grek për besimin në zgjedhjen e tij, ai dëshmoi se është lideri i gjithë helenizmit dhe mbron të gjithë grekët kudo që janë. Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, të gjithë ata që më mbështetën, mediat që më qëndruan në momentin e parë pranë në këtë gjyq të padrejtë. Aventura ime po merr fund, por lufta për liri, shtet ligjor vazhdon. Dhe vetë shqiptarët thonë tani që jam i pafajshëm, nuk jam i vetmi që e mbështes” , tha konkretisht Fredi Beleris në deklaratat e tij të para nga Greqia.

Himarjotëve duhet t’u them se nuk janë vetëm, kanë nënë Greqinë për t’i mbrojtur, herët a vonë do të shfajësohen”, tha ai për grekët e Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

Leja për t'u betuar si eurodeputet, Beleri në Athinë: Himarjotët i mbron 'nëna' Greqi! Mitsotakis: Duam një Shqipëri që i afrohet Europës (FOTO+VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?