Beleri tha se do e çojë në Gjykatë për shpifje, Balla: Kandidati i Berishës është një turp i madh, ka shkelur sovranitetin e vendit

27 Shkurt 2023, 11:30| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 11:52

  • Share

 

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, i ka kthyer një replikë në distancë akuzës për shpifje nga kandadidati i Berishës për Himarën, Fredi Beleri. Sipas Ballës, Beleri është i dënuar për masakrën e Peshkëpisë, gjë të cilën kandidati i Berishës për Himarën e mohon, madje e akuzon për shpifje. I pyetur nga gazetarët Balla e riktheksoi akuzën e tij, ndërsa shtoi se ka shkelur pastër sovranitetin e vendit.

“Unë gjithmonë  e përshëndes faktin kur ka një akuzë nga njëra palë, pala tjetër i drejtohet gjykatës për shpifje. Nëse mendoj që gënjej, referojuni njoftimeve të policisë. Ditën që PD e Shqipërisë vendos kandidat një person ndaj të cilit është ngritur akuzë për një grup që ka sulmuar e vrarë ushtarakë shqiptarë mendoj se na gjykon populli shqiptar. Një gjë ta dini, Sali Berisha, do të vinte dita që të kandidonte dhe këtë soj, nuk është e rastësishme por fundi i hidhur i një personi që tradhtinë ndaj shqiptarëve e ka bërë që ditën e tij të parë në pushtet. Ka 2 kandidatë, një të PD e një të foltores. I drejtohem çdo kandidati, është në turpin e PD që të kenë një person si Fredi Beleri, i dënuar për një ngjarje të rëndë dhe shkelje e pastër e sovranitetit të Shqipërisë. Nëse kthehemi në 1994, merrni deklaratat e Sali Berishës. Turpi është çfarë ka thënë atëherë dhe sot në 2023 e merr dhe e vë kandidatin e vet.”- tha Balla.


Lajmi kryesor:

‘I përfshirë edhe në masakrën e Peshkëpisë’, Beleri 'fut në sherr politikën': Përballemi në gjykatë për shpifje! Balla: Ka shkelur sovranitetin


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?