Kandidati i çiftit Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka pranuar sot se nuk ka një diplomë të shkollës së mesme. Por per të mbrojtur këtë mungesë, ka lançuar një gënjeshtër akoma më të madhe: “Nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka këtu kaq të pakuptueshme. Nuk ka patur moj diplomë, s’ka patur. Ka patur vetëm dëftesë pjekurie'' është shprehur Këlliçi, kur u pyet se a janë të vërteta faktet që kanë dalë në media.
Por e pyetur nga Shqiptarja.com Brikena Baxhaku, drejtoresha e Institutit 'Harry Fultz' ku Belind Këlliçi ka mbaruar vetëm 4 vitet nga 5 që parashikonte cikli shkollor, ka vërtetuar se ai nuk ka marrë kurrë dëftesë pjekurie.
''Nuk ka si ta kishte marrë. Ai s'ka mbaruar shkollën e mesme. Ai ka marrë nga ne vetëm vërtetim notash për 4 vitet kur ka studiuar këtu. Dëftesa pjekurie merret vetëm një herë në jetë, kur ke mbaruar ciklin e plotë të shkollës së mesme që z. Këllici nuk e ka mbaruar. Pastaj, nëse universisteti amerikan e ka pranuar pa deftesë pjekurie është çeshtje e tyre që nuk ka lidhje me 'Harry Fultz''' deklaron ajo.
Ne fakt Këlliçi duke pretenduar ne nje intervistë te Top News se ka marrë ''dëftesë pjekurie'', s'ka treguar asnjë dokument të tillë. Sipas drejtoreshës Brikena Baxhaku, Këllici në fund të vitit të katërt ka deklaruar që duhet të ikte jashtë shtetit:
''Janë shumë studentetet që ikin pa mbarua cicklin shkollor - shpjegon Baxhaku për Shqiptarja.com - dhe ne keto raste ne leshojme vertetim notash dhe dokumenta te tjera qe certifikojnë studimin deri ne diten kur ata largohen. Z. Këllici ka kryer 4 (katër) vite studimi të ciklit 5-vjeçar te studimeve pranë shkollës sonë, në drejtimin "Biznes", i regjistruar me nr. Amze 457. Gjatë këtyre viteve ai ka një vlerësim me notë mesatare 9,7. Në përfundim të klasës së 12-të, ne përgjigje të kërkesës se tij për studime të mëtejshme në SHBA ështe pajisur nga shkolla me dokumentet e mëposhtme:
a) Raportin Shkollor "School Report" me rezultatet përkatëse për 4 (katër) vite, pra vertetim notash
b) Skelet kurrikul 2001-2005 dhe programet mësimore te detajuara për çdo lëndë
c) Vërtetim (TIP) i cili sqaron ne lidhje me zhvillimin ne gjuhen angleze te 70% të teksteve dhe programeve mësimore''.
Drejtoresha Baxhaku duke nenvizuar korrektesi të plotë ne procedurat e respektuara nga instituti i mirenjohur qe ajo drejton, sqaron se ''kjo praktike është ndjekur ne shkollën tone per 35 nxenes te dalluar te periudhës 1997-2005, të cilët pas 12 viteve shkollimi ne Shqipëri kane ndjekur studimet e mëtejshme ne SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Republikën Ceke për motivin e pajtueshmërisë kurrikulare dhe te krediteve përkatëse. Praktika nuk ishte e rezervuar per ''vipat'', por vetem per ata qe kishin vendosur te studiojne jashte. Praktika u nderpre ne vitin 2005 thjesht pse nga viti 2006 filloj procedura me maturen shtererore''.
Siç duket nga deklarata e drejtoreshës se “Harry Fultz”, Bellind Kellici nuk është pajisur kurre me ''dëftesë pjekurie'' si pretendon sot ai. Po pse genjen prapë?
Në një investigim të publikuar në Shqiptarja.com, faktohej se Belind Këlliçi ka arritur ta regjistrohet ne universitetin “Coppin University” në Maryland, SHBA pa mbaruar shkollën e mesme, dhe më pas ka mashtruar shtetin shqiptar duke bërë njësimin të diplomës edhe nëse në kërkesën e paraqitur ne 2010 te Ministria e Arsimit, ka deklaruar që kishte një diplome te shkollës së mesme. ''Ministria nuk kërkon kurre kopje të dëftesës së pjekurisë, por thjesht nje vetëdeklarim'' nenvizon Brikena Baxhaku, si nje mungesë proceduriale qe ne fakt ministria duhet ta rregullojë.
Këlliçi ka deklaruar shpesh se vëllai i tij ka qenë dhe është mbështetësi i tij më i madh në jetë, e çuditërisht në vitin 2005, kur Këlliçi u regjistrua në universitet, ai punonte në zyrën e pranimeve të studentëve pikërisht të universitetit amerikan. Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes personale, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme. Këlliçi ka rrëfyer se vëllai i tij është edhe financuesi kryesor i fushatës me sponsorizime prej mijëra eurosh në Facebook.
Duhet theksuar se vëllai i Këlliçit aktualisht është edhe Anëtar Bordi i Institutit “Harry Fultz” dhe një skandal i përmasave të tilla hedh dyshime serioze mbi pozicionin që ka.
Ky është dokumenti që sipas Këlliçit e shfajëson nga gënjeshtra dhe sipas tij mediat po e mbajnë të fshehur
Po te hetosh ne thellesi Kellici nuk duhet te kete mbaruar as 8-vjeçaren.Mish me dy sy,shqopë i ka zene truri dhjam.
PërgjigjuEh zoti madh ,na ngeli autobusi I zotit kerici ne rruge ,tham shyqyr qe do behet falas e skishim me nevoje kur te vinim ne Tiran te flinim ne hotel por do flinim pa leke ne autobus ah sali c'na bere na le pa ardhur ne tiran
PërgjigjuEshte shume e thjeshte, asnje vote genjeshtareve, nga cdo ane. Ky po genjeu per kete, qe nuk asnje vlere, imagjinoni nese ka ne dore ndonje gje me vlere
PërgjigjuNe ate periudh kane ikur ne amerike shume nxenes ne vit te trete ose te katert gjimnaz. Sigurisht qe nuk kishin diplome pjekurie sepse e kane vazhduar shkollen ne amerike. Kerkoni nxenesit e gjimanazeve te atyre viteve edhe do ju konfirmojne kete gje. Ka patur shume te tille.
PërgjigjuMese e vertete,jo vetem ne SHBA por edhe ne shume vende te tjera.Por kush nuk kishte mbaruar ciklin e plote shkollor e mbaroj atje ku shkoj.E nuk kerceu nga kati i 4 tek i 6 pa kaluar te 5.Ky eshte ndryshimi.
Patjeter po kete ta thote Belindi nuk ka pse genjen ne kete rast
Ne vrullin e verifikimeve te titujve ishalla ministria ve ne pune programin per verifikimin e dokrotaturave. Kane rreth 5 vjet qe e kane blere po s.e vene ne pune. Mos kane gje frike se nje.pjese e mire e domtoraturave te njereve te ndritur del fallco?
Përgjigjunxenes ekselent me 9.7...
Përgjigjusi ish student i Harry fultzit nuk e dija egzitencen e ketyre procedurave. Eshte per tu thene qe ne ato vite Baxhaku ishte zv.Drejtoreshe dhe ne ate shkolle gjithmone ka pasur preferenca per nxenes te caktuar. Femije politikanesh dhe biznesmenesh edhe pse kishte konkurs per tu futur. Uroj qe shkolla te sqaroj pozicionin e vet ne kete histori.
Përgjigjuti dukesh qe ke qene
Me e pakta qe mund te bej ministria te coj ekip kontrolli ne kete shkolle.Kjo logjik qe ishte me mezatare te larte dhe perfitoi duke mos dhene provime mature me duket shpikje alla shqiptarce
PërgjigjuNe shyqyr na doli nje per krytar bashkie dun me na i heq. Po ne o gaxhije keshtu e kemi nuk mbarojme shkolle te plote.
PërgjigjuMa e pakta qi muj me ba Kellici asht me u terhek prej gare se ky asht turp
Përgjigju