Vajza e Bujar Nishanit, pjesë e të rinjve të Partisë Demokratike është përlotur sot në aktivitetin që po organizohet në kuadër të Ditës së Rinisë nga kjo forcë politike.
Ishte Belind Këlliçi, ai i cili përkujtoi figurën e presidentit Bujar Nishani gjatë fjalës së tij, dhe në atë moment e reja u përlot për babain e saj, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë nga COVID.
‘Një përshëndetje shkon për Rudina Hajdarin, vajzën e Azem Hajdarin, Fiona Nishanin, vajzën e presidentit Bujar Nishani dhe Glauk Olldashin djalin e Sokol Olldashit, tre emblema këto të PD-së.’- tha Këlliçi.
Lajmi kryesor:
Aksion, revoltë, sakrificë, revolucion... Berisha ashpërson gjuhën pas 6 dhjetorit: Do ta shpëtojmë Shqipërinë! Do të përballemi me armikun
M.Q.//ReportTv.al