Pas protestës që u mbajt në 6 dhjetor, Sali Berisha ka ashpërsuar deklaratat e tij ndaj qeverisë, duke paralajmëruar revolucion dhe përballje pas protestës që u mbajt në 6 dhjetor. Në fjalën e mbajtur në kuvendin e FRPD, kreu i Rithemelimit kujtoi 32 vjetorin e rrëzimit të regjimit komunist, duke deklaruar se duhej 8 dhjetori të shërbente si frymëzim për të rinjtë e sotëm që këta të fundit të revoltoheshin kundër qeverisë aktuale.
“Asnjëherë mos harroni se jeni trashëgimtarë të një lëvizje e cila me një guxim epik, në kufijtë elegjendës u përball në vitet ’90 me diktaturën më staliniste të egër më barbare që Europa kishte njohur në historinë e saj. Bashkëmoshatarët tuaj asokohe me në krye Azem Hajdarin mbushën sheshin dhe rrugët e qytetit Studenti. Diktatura korrte dhe vriste moshatarë të tjerë të cilët niseshin për një jetë tjetër por mbeteshin të vdekur në kufijtë e vendit. Ata studentë të udhëhequr nga një bashkëmoshatar i tyre, i shndërruar në një hero brenda 24 orëve, e gjunjëzuan diktatorin dhe i imponuan vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Është kjo trashëgimi e cila do u frymëzojë juve dhe gjithë Shqiptarët në betejën e tyre për dinjitet. Ju fton të ngriheni në lartësinë e idealeve fisnike. Sot fjala dhe kryefjala e kohës është revolucion, revolucion dhe vetëm revolucion”-tha ish kryeministri.
Mes të tjerash, ai deklaroi se Shqipëria nuk shpëtohej me lutje por me revolucion, duke paralajmëruar organizime të fuqishme pas protestës së mbajtur në 6 dhjetor ditën kur liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvilluan një samit të përbashkët në Tiranë
“Shqipëria nuk shpëtohet me lutje dhe me deklarata, por shpëtohet me revolucion. E shpëtojnë ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë me Edi Ramën këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, urren dinjitetin e shqiptarëve”- u shpreh Berisha.
Kjo ka qenë dalja e parë publike e Berishës pas 6 dhjetorit, ku gjatë protestës së organizuar u godit nga një 31 vjeçar, gjë që i shkaktoi dëmtime në ftyryë. Ndërkohë sot, kreu i PD së Berishës u takua me ish presidentin kroat, Stipe Meçiç. Në takimin e mbajtur u vu re që Berisha kishte vendosur syze dielli për të fshehur disi nxirjen e syrit pas goditjes që mori nga Gert Shehu. Sulmin ndaj tij, Berisha e konsideroi si një plan të mirëorkestruar nga Rama duke deklaruar se kryeministri nxirrte në rrugë kriminelë për ta goditur.
Që pas momentit që u sulmua, Berisha dhe të tijtë ngulmojnë në përcaktimin e Gerti Shehut si një informator të policisë kriminale, duke u përpjekur të hedhë poshtë tezën se 31 vjeçari vuan nga çrregullime mendore ashtu siç thuhet në dokumentin e publikuar për të.
Vajza e Bujar Nishanit, pjesë e të rinjve të Partisë Demokratike është përlotur sot në aktivitetin që po organizohet në kuadër të Ditës së Rinisë nga kjo forcë politike.
Ishte Belind Këlliçi, ai i cili përkujtoi figurën e presidentit Bujar Nishani gjatë fjalës së tij, dhe në atë moment e reja u përlot për babain e saj, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë nga COVID.
‘Një përshëndetje shkon për Rudina Hajdarin, vajzën e Azem Hajdarin, Fiona Nishanin, vajzën e presidentit Bujar Nishani dhe Glauk Olldashin djalin e Sokol Olldashit, tre emblema këto të PD-së.’- tha Këlliçi.
Ish kryeministri Sali Berisha foli sërish për sulmin e bërë ndaj tij ditën e martë nga 31 vjeçari Gerti Shehu. Ai përsëriti akuzat e tij ndaj Ramës duke deklaruar se kishte qenë kryeministri, ai që kishte urdhëruar 31 vjeçarin ta godiste me grusht.
“Ne do i dalim zot Shqipërisë, asgjë nuk na ndalon ne pa e realizuar qëllimet tona. Edi Rama ky frikacak nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Po një njeri gjuhet edhe mund të vritet por kauza nuk vdes kurrë more mjeran dhe ne do ta faktojmë shpejt se kauza jonë do triumfojë, se Shqipërinë nuk ta japim kurrë. Ata që kanë kuftuar pushtues në histori i kanë luftuar me moton ja vdekje ja liri. Ne do e luftojmë me moton jetën e japim, votën nuk e japim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë”-tha kreu i Rithemelimit.
Berisha ka folur për revolucion dhe përballje në fjalën e sotme në Kuvendin e FRPD.
“Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion. E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë. Unë jam i bindur se ju e keni të qartë, se çfarëdo të bëjmë ne për Shqipërinë, ajo bën 100 herë më shumë për ne, prandaj ne do i dalim zot asaj. Ju uroj suksese nga zemra këtij Kuvendi dhe pres me padurim të madh të dalim së bashku në sheshin e betejës në emër të lirive tona, të dinjitetit shqiptar”, tha Berisha.
shqiperia shpeton kur sali non -grata,,dhe ilir floriri te shkojne ne boten tjeter...ishallah i vjen nga nje bombe tani...ne ka zot.....
PërgjigjuShikoni si e nderroi gjuhen per dy dite Berisha.Deri dje ishte /agjent policie/,sot sulmuesin e quajti /kriminel/.
PërgjigjuFytyra jote pas grushtit i ngjante fytyres se Ndrea Prendit. Besoj te kujtohet se cfare bere brenda murreve te kryeministrise pasi egzekutove 4 baballare qe kishin te drejte te protestonin si dhe ti sot...
PërgjigjuPo ka me armik se ti mo i pa fytyre ti qe shkaterove nje shqiperi te tere flet ti po ti kete akt e ke saju vete per cfare do ta vinte rama po te kish gje rama e vinte ne 21 janare por te rau shpatullat por ti ke hallin vetem tendin e te familjes se e di qe ti do vdesesh nje dite pa ata me gjithe ato zullme qe ke bere ti dhe ai karikatura tjeter ilir spiuni qe jeni te vetmit armiq te vendit
PërgjigjuIk o sali rrumpalla mos u merr prap me 97ten se nuk i ha njeri genjeshtrat tuaja
Përgjigjupo me rama e ka marr ne telefon vetem per te goditur ty dhe posacerish ne te njejten dite me samitin
PërgjigjuBerisha ka marr fund
PërgjigjuAkoma skam lexuar nje program politik te tij per shtetin qe do te ndertoje kjo bande zjarrvenesish. Po si mendon te vije ne pushtet kur shoalos vec urrejtje e gjakderdhje? Edhe te djathtet do votojne PS po pane qe keta duan vetem pushtet me dhune,sepse dhunen e degjojme perdite ne ekrane
PërgjigjuIk o maskara se nuk i ha njeri sajesat e tua… do ta japim pergjigjen te kutia e votimit..
PërgjigjuMirē është të mos goditet më me grusht, se ky grushtin ky e paska si Anteu Tokën, e bëka më të fortë, aqsa të shpërthejë një revolucion.
PërgjigjuKy kriminel dhe tradhtar i Kombit nuk duhet të ishte aty e jo më të mbaj fjalim.
PërgjigjuUne jam kundër dhunës , por ky kriminel që shkatrrojë shqipërin,i vuri flakën çdo gjëje që ishte ndërtuar pé 45 vjet,ka vrar dhe zhdukur të gjithē kundërshtarët politik e meritojë ate grusht fytyrës.Ky mostër ka 32 vjet që kërkon sherr dhe dhunë kudo që shkon,është babi dhe nëna e dhunës.Ky kriminel,kërkon ti veri flakën shqiperis para se të vdesi ,shpresojmë qe të digjet dhe vet brenda.
PërgjigjuGrushti e ka te bukur,Sali kriminelin,i shkokan gjyslyqet
PërgjigjuKy njeri eshe me i cmendur se ai qe e goditi me grusht. Nuk ka sensin a mases, nuk ndjen keqardhje apo pendim dhe mendon vetem per veten e tij. Narcisit dhe egomanjak. Ne Shqiperi gara per te qene te suksesshem eshte ose te marresh poste publike qe te vjedhesh taksat ose njerezit per sherbime ose te merresh me droge. Eshte ky modeli qe eshte ndertuar te cilin njerezit ose kane qene te pamundur ta lufojne ose kane dashur per ta perqafuar. Ky sistem ka vrare cdo nisme per te prodhuar apo krijuar ide, sherbime apo produkte. Prandaj keta luftojne si kafshe per te marre pushtetin dhe perdorin cdo mjet per ta bere ate. Largohuni njerez nga keta psikopate qe ju kane marre ne qafe.
Përgjigju