I ftuar në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se deklaratat e Sali Berishës kundër aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth janë fallco. Për më tepër, Ndreu e quajti kreun e Partisë Demokratike si shkaktarin kryesor të kaosit urbanistik në vendin tonë.
“Berisha nuk di ku i bie Thethi. Nuk ka qenë asnjëherë. Nuk merrem me Berishën fare. Është një njeri që do kështu rastesh për të dalë si engjëll i këtyre historive. Është shkak i shkatërrimit të këtij vendi, i këtij kaosi urbanistik. Ky s’ka të drejtë me fol fare. Kur flet ky për urbanizim, këtu nuk kam më argument”,- tha Ndreu.
Lajmi kryesor:
Lirimi i hapësirave publike, Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim! Aksioni në Theth mund të kryhej pas sezonit turistik
K.M/r.k./ReportTv.al