Autoritetet iraniane kanë arrestuar 60 persona me akuzën e përhapjes së thashethemeve dhe postimeve në rrjete sociale në favor të sulmeve izraelite.
Kreu i departamentit të policisë kibernetike në provincën Isfahan të Iranit qendror, Nematollah Taherpour u shpreh se këta persona kishin dëmtuar opinionin publik, duke rrezikuar sigurinë psikologjike të shoqërisë, me veprimet e tyre.
Më parë, policia iraniane njoftoi se 26 persona ishin arrestuar në Semnan dhe Yazd për të njëjtën arsye. Sipas një raporti të Tasnim nga Isfahan, katër persona të tjerë u arrestuan "për ngritjen e një punishteje për të prodhuar dronë dhe predha që do të përdoreshin kundër objektivave iraniane, në favor të Izraelit".
Lajmi kryesor:
Bombardohet televizioni shtetëror iranian! Teherani: Krim lufte, do ta sulmojmë Izraelin gjatë gjithë natës! Khamenei do që të largohet në Rusi (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al