Bota

Bombardohet televizioni shtetëror iranian! Teherani: Krim lufte, do ta sulmojmë Izraelin gjatë gjithë natës! Khamenei do që të largohet në Rusi (VIDEO)

16 Qershor, 07:19| Përditesimi: 16 Qershor, 21:50

  • Share

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të godasin pa mëshirë njëra-tjetrën. Pasditen e sotme forcat ajrore izraelite ndërmorrën sulme të reja, duke goditur mes të tjerash dhe televizionin shtetëror në kryeqytetin iranian. Irani dënoi sulmin ndaj televizionit shtetëror duke e cilësuar si “një akt të neveritshëm dhe një krim lufte”.

Sipas mediave iraniane, të cilat citojnë Gardën Revolucionare të Iranit, vendi do të vazhdojë sulmet ndaj Izraelit gjatë gjithë natës.

“Pak çaste më parë ka nisur vala e nëntë e sulmit të kombinuar me dronë dhe raketa, dhe ajo do të vazhdojë pandërprerë deri në mëngjes”, deklaroi gjenerali Naeini nga Garda Revolucionare iraniane, sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, raporton Sky News.

Po ashtu, mediat iraniane 'flasin' për mundësinë e largimit të Liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, nga vendi.

Gjatë natës së kaluar, breshëri raketash balistike iraniane goditën Tel Avivin dhe Haifën, duke vrarë tetë persona në Izraelin qendror. Në mëngjes, paralajmërimet për sulme ajrore u aktivizuan për praninë e dronëve iranianë në Cezare (ku ndodhet rezidenca e kryeministrit izraelit Netanyahu), Hadera, Pardes Hanna, Jisr a-Zarqa dhe vendbanime të tjera në rajonin Sharon, në jug të zonës metropolitane të Tel Avivit. Izraeli thuhet se u përpoq të godiste uzinën bërthamore të Natanzit, por raketat u rrëzuan.

IDF tha se "forca ajrore ka epërsi të plotë ajrore mbi Teheranin".

"Kjo e ndryshon plotësisht natyrën e fushatës", u shpreh kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas mediave iraniane, IDF nisi gjithashtu një sulm në Spitalin Farabi në Kermanshah, në Iranin perëndimor.

Të paktën 224 të vdekur dhe mbi 1,200 të plagosur në Iran në sulmet izraelite që nga e premtja, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Njëzet e katër viktima izraelite, gati 600 të plagosur, përfshirë 10 rëndë.

Rusia mbetet e gatshme të ndërmjetësojë "nëse është e nevojshme" dhe të heqë uraniumin e pasuruar që do të gjykohej i tepërt, nga një marrëveshje bërthamore. Por BE është kategorikisht kundër një roli të Rusisë në këtë konflikt.

"Rusia nuk ka besueshmëri, nuk mund të jetë një ndërmjetës objektiv", tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së Anouar El Anouni. Nga ana tjetër, presidenti turk Erdogan pati një telefonatë me homologun iranian Pezeshkian, duke deklaruar se Turqia është "e gatshme të marrë një rol lehtësues për të siguruar përfundimin e menjëhershëm të konfliktit".

Ndërsa në përfundim të një mbledhjeje me qeverinë e vendit të tij mësohet të jetë shprehur se lufta me Iranin vë në rrezik serioz ekzistencën dhe të ardhmen e shtetit të Izraelit.

Teherani megjithatë duket se po kërkon një rrugëdalje. Sipas mediave të huaja, Irani ka shprehur gatishmëri të hyjë në bisedime nëse SHBA-të qëndrojnë jashtë luftës dhe ka kërkuar që Uashingtoni të ushtrojë trysni mbi Izraelin për një armëpushim.

Presidenti amerikan Donald Trump, nuk ka firmosur ndërkohë një projekt deklaratë të përbashkët të G-7-ës, për çtensionimin e situatës. Sipas agjencisë Reuters, që ka parë tekstin, drafti përmban angazhimin për të ruajtur stabilitetin e tregjeve, përfshirë ato energjitikë, dhe thekson se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.

Ora 23:07
Media iraniane: Do ta sulmojmë Izraelin gjatë gjithë natës

1750108098_im74956612.jpg

Sipas mediave iraniane, të cilat citojnë Gardën Revolucionare të Iranit, vendi do të vazhdojë sulmet ndaj Izraelit gjatë gjithë natës.

“Pak çaste më parë ka nisur vala e nëntë e sulmit të kombinuar me dronë dhe raketa, dhe ajo do të vazhdojë pandërprerë deri në mëngjes”, deklaroi gjenerali Naeini nga Garda Revolucionare iraniane, sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, raporton Sky News.

Ora 22:55
Irani sulmon rafinerinë e Haifës, 3 punonjës të vdekur (VIDEO)

Grupi izraelit i naftës Bazan me seli në Haifa njofton se të gjitha objektet e tij të rafinimit janë mbyllur pasi një termocentral u dëmtua rëndë në një sulm nga Irani. Sulmi, sipas Bazan, shkaktoi vdekjen e tre punonjësve të kompanisë.

Ora 22:28
Netanyahu: Programi bërthamor si kancer, duhet shkulur

1750105861_thumbsbcc15648abc2c8d85771ad1c2be86cb3b6.jpg

Gjatë një deklarate për mediat, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë një krahasim të fortë mes programit bërthamor iranian dhe një sëmundjeje vdekjeprurëse.

"Programi bërthamor iranian është “si një kancer. E dini, kur keni një kancer që kërcënon t'ju vrasë, e shkulni. Bëhen edhe trajtime të tjera dhe mund të ndodhë që një ditë të rikthehet. Por unë besoj se ne po e tërheqim shumë pas këtë program... dhe nuk do të ndalemi... Ne po kryejmë një devitalizim.”

Kështu është shprehur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ora 21:24
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

1750102032_file2024041416f9bjjj.jpg

Forcat Ajrore izraelite po kryejnë sulme ndaj hedhësve të raketave balistike në pjesën perëndimore të Iranit. Lajmi është bërë i ditur nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), të cilat janë cituar nga Times of Israel.

Mëngjesin e sotëm u bë e ditur se një e treta e platformave lëshuese, rreth 120 të tilla, janë shkatërruar.

Ora 20:27
Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

1750098704_5U3A1241ngwvi2.jpg

Gideon Sa’ar

“Nuk themi në televizion që Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë. Ai është përgjegjës për rrëmbimin e shumë qytetarëve nga shumë vende. Irani ka tentuar të vrasë Trump-in dhe Netanyahun.”

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Gideon Sa’ar, në një intervistë për edicionin informativ Tg1.

Ora 20:18
Netanyahu: Shkatërruam një sasi të madhe raketa-hedhësish dhe gjysmën e dronëve të Iranit

1750098057_netanyahu5abcgmh25061617500.jpg

Kryeministri Benjamin Netanyahu mbajti një konferencë për shtyp të papritur, pa njoftim paraprak, e cila sipas zëdhënësit të tij u transmetua drejtpërdrejt, dhe kishte të bëjë me luftën me Iranin.

Gjatë deklaratës, Netanyahu tha se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) “e goditën shumë rëndë objektin për pasurimin e uraniumit në Natanz”. Ai shtoi: “Shkatërruam një sasi të madhe hedhësish – nuk ka rëndësi sa raketa kanë, rëndësi ka sa hedhëse kanë.”

Netanyahu njoftoi gjithashtu se “iranianët kishin mijëra dronë – ne shkatërruam gjysmën e tyre.”

Ora 20:08
Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

1750097497_ef0adc99168ae6c4d83cb37d28740b76.jpg

Benjamin Netanyahu

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të”

“Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin Shtetet e Bashkuara. Dhe, e dini, ne kemi informacione të forta nga inteligjenca.”

Kështu është shprehur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë për ABC News, duke thënë se nuk është “i befasuar” nga lajmet, si ajo e publikuar sot nga Wall Street Journal, për sinjale nga Irani në drejtim të përfundimit të armiqësive dhe rifillimit të negociatave, duke vënë në dyshim besueshmërinë e tyre.

“Ata duan të vazhdojnë ndërtimin e armëve të tyre bërthamore dhe të arsenalit të raketave balistike, të cilat po i lëshojnë kundër popullit tonë – vazhdoi Netanyahu – duan të vazhdojnë të krijojnë këto dy kërcënime ekzistenciale ndaj Izraelit, ndërkohë që ne të negociojmë. Kjo nuk do të ndodhë.”

Ora 20:02
Media iraniane: Shkon në 4 numri i avionëve izraelitë të rrëzuar

1750097015_65960713ab6f2ebb11f8ac30.jpg

Irani ka shkatërruar një tjetër avion luftarak izraelit F-35. Mbrojtja ajrore iraniane në qytetin Tabriz ka rrëzuar edhe një avion tjetër F-35 izraelit. Ky është avioni i katërt luftarak F-35 izraelit që rrëzohet nga Irani. Lajmi raportohet nga agjencia iraniane Mehr.

Ora 19:51
Ministri i Jashtëm iranian do të zhvillojë sonte në mbrëmje një bisedë me homologët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë

1750096375_AP19188284034185.jpg

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, gjatë mbrëmjes do të ketë një bisedë me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe. Lajmi është bërë i ditur nga një burim diplomatik evropian, i cituar nga Sky News Arabia.

Ora 19:46
Ministri i Jashtëm iranian: Një telefonatë nga Trump te Netanyahu mund ta ndalë luftën

1750096118_0d098e105a5d06d5bef5a2e9b102cd92.jpg

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, shkroi në llogarinë e tij në X se “një telefonatë nga Presidenti amerikan Donald Trump mund t’i japë fund sulmeve të Izraelit ndaj Iranit”.

Ai shtoi: “Kjo është e vetmja gjë që mund ta ndalojë Netanyahun dhe të hapë rrugën për diplomaci,” por theksoi gjithashtu se nuk është i sigurt nëse Trump është vërtet serioz dhe i interesuar për t’i dhënë fund luftës.

Ora 19:36
Netanyahu: Vrasja e Khamenei do t’i jepte fund konfliktit

1750095472_BkGHBA6A0008534800xlarge.jpg

Benjamin Netanyahu dhe Ali Khamenei

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar për ABC se nuk e përjashton mundësinë e eliminimit të Udhëheqësit Suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei. Sipas Netanyahut, shënjestrimi i Khameneit do t’i jepte fund konfliktit dhe nuk do ta përshkallëzonte atë.

I pyetur për koment lidhur me zërat që presidenti amerikan Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani të Izraelit për të eliminuar Khamenein, për shkak të frikës nga një përkeqësim i mëtejshëm i konfliktit, Netanyahu u përgjigj: “Nuk do ta përkeqësojë, por do t’i japë fund.”

Ora 19:27
Irani: Sulmi i neveritshëm ndaj televizionit shtetëror, është krim lufte

 

Irani dënon sulmin izraelit ndaj televizionit shtetëror duke e cilësuar si “një akt të neveritshëm dhe një krim lufte”.

Ora 18:09
Media: Irani po përgatit një kundërsulm të fuqishëm ndaj Izraelit

1750083740_IRAN.JPG

Irani po përgatitet që në orët në vijim të ndërmarrë “një goditje shumë të rëndë” ndaj Izraelit, në përgjigje të sulmeve të fundit izraelite. Lajmi raportohet nga agjencia Fars News, e afërt me Gardën Revolucionare Islamike (të njohur si Pasdaranët), dhe është pasqyruar gjithashtu nga Iran International, një media opozitare me qendër në Londër. Qëllimi është të realizohet goditja më e ashpër që nga fillimi “i agresionit”.

Ora 17:56
Televizioni shtetëror iranian u sulmua nga Izraeli, disa gazetarë dhe punonjës të vrarë

1750089627_lufta1.JPG

Sulmi i kryer sot nga Izraeli kundër selisë së televizionit shtetëror iranian, në Teheran, në një lagje të mbushur me shtëpi banimi, ndërtesa institucionale, ambasada dhe zyra korrespondence të mediave si AFP franceze, shkaktoi disa vdekje midis gazetarëve dhe punonjësve.

Kjo u raportua nga media zyrtare e Teheranit dhe nga faqet e opozitës iraniane.

Ora 17:50
VIDEOLAJM/ Momenti kur gazetarja largohet nga studio pas bombardimeve në televizionin shtetëror iranian

Ushtria izraelite bombardoi televizionin shtetëror iranian në Teheran.

Në një video të publikuar në X shihet momenti kur spikerja largohet nga studio pas sulmit në televizionin iranian.

Gazeta shtetërore e Iranit Hamshahri njofton se disa punonjës të televizionit shtetëror u vranë në sulmet ajrore izraelite që shënjestruan kanalin e lajmeve IRIB.

Ora 17:26
Ushtria izraelite bombardon televizionin shtetëror iranian në Teheran

Ushtria izraelite ka goditur me bombardime selinë e televizionit shtetëror iranian në Teheran. Sulmi vjen pas kërcënimeve të bëra më herët gjatë ditës nga ministri izraelit i Mbrojtjes, i cili deklaroi se televizioni shtetëror iranian “është drejt zhdukjes”.

 

Ora 17:15
Irani u kërkon vendeve arabe të ndërmjetësojnë te Trump për armëpushim të menjëhershëm

1749124211_donaldtrump.webp

Irani i ka kërkuar Katarit, Arabisë Saudite dhe Omanit të ushtrojnë presion mbi ish-presidentin amerikan Donald Trump, në mënyrë që ky i fundit të ndikojë te Izraeli për të pranuar një armëpushim të menjëhershëm. Lajmi është raportuar nga agjencia Reuters.

Ora 17:14
Izraeli rifillon sulmet ajrore në pjesët lindore dhe perëndimore të Teheranit

1750084026_nderteseeshkaterruarneiran.jpg

Izraeli ka rinisur sot sulmet ajrore në Teheran, duke goditur kryesisht zonat lindore dhe perëndimore të kryeqytetit iranian, ku edhe aktualisht raportohet për shpërthime të fuqishme. Ndër zonat e goditura janë Chitgar, qendra tregtare gjigante Iranmal, Shahrak Bagheri dhe rrethinat e lagjes Olimpike.

"Objektiva ushtarake po goditen aktualisht në Teheran.", shkroi IDF. 

Ndërkohë, shumë banorë të Distriktit 3 të Teheranit po përgatiten të largohen nga qyteti, pas paralajmërimit për evakuim të lëshuar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Sipas mediave lokale, objektiv i sulmeve ka qenë gjithashtu edhe një "garnizon ushtarak në perëndim" të kryeqytetit iranian.

Ora 17:09
Teherani paralajmëron banorët e Tel Avivit: Largohuni menjëherë nga qyteti

1749995031_111353281cdd8100b1f4d4ca99bf.jpg

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (Pasdaranët) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për evakuim, në gjuhën hebraike, drejtuar banorëve të Tel Avivit. “Ju këshillojmë të largoheni menjëherë nga qyteti për sigurinë tuaj”, thuhet në njoftimin që raportohet nga Haaretz.

Irani është shprehur i gatshëm të përshkallëzojë më tej reagimin e tij ndaj sulmeve izraelite, me veprime “shumë më të ashpra”, nëse ofensiva e Izraelit vijon dhe nëse Shtetet e Bashkuara nuk arrijnë të ndalojnë qeverinë e Benjamin Netanyahut. Kështu deklaroi sot presidenti iranian, Masoud Pezeshkian. 

“Nëse SHBA nuk frenon regjimin sionist – tha Pezeshkian – Irani do të detyrohet të japë përgjigje më të dhimbshme. Nëse agresioni vazhdon, agresorët duhet të presin goditje shumë më të ashpra.”

Ora 16:41
G7 arrin draft deklaratë mbi konfliktin Izrael-Iran, Trump ende nuk e ka nënshkruar

1750085018_g7.JPG

G7 ka arritur në një draft deklaratë mbi konfliktin Izrael-Iran, por presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk e ka nënshkruar ende atë.

Drafti bën thirrje për ulje të tensioneve, por thotë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.

Ora 16:26
Media: Irani kërkon rifillimin e bisedimeve me SHBA-në dhe Izraelin për t’i dhënë fund konfliktit

Irani po përpiqet të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit, raporton Wall Street Journal, duke cituar burime nga Lindja e Mesme dhe Europa. Sipas gazetës amerikane, Teherani ka sinjalizuar me urgjencë gatishmërinë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të rinisur negociatat mbi programin e tij bërthamor, duke i dërguar mesazhe Uashingtonit dhe Tel Avivit përmes ndërmjetësve arabë.

Irani u ka bërë me dije zyrtarëve arabë se do të ishte i gatshëm të kthehej në tryezën e bisedimeve me kusht që SHBA të mos i bashkohet ofensivës izraelite. Ndërkohë, Izraelit i është përcjellë mesazhi se është në interes të të dyja palëve që dhuna të frenohet.

Megjithatë, sipas WSJ, Izraeli – i cili kontrollon aktualisht hapësirën ajrore mbi Teheran dhe përballet me kundërsulme iraniane që shkaktojnë dëme të vogla – ka pak arsye për të ndalur ofensivën. Efekti i sulmeve izraelite mbi objektet bërthamore iraniane ka qenë i kufizuar.

Nga ana tjetër, sipas diplomatëve arabë që kanë folur me përfaqësues iranianë, Teherani duket se po llogarit që Izraeli nuk mund të përballojë një luftë të zgjatur dhe rraskapitëse, dhe se në fund do të detyrohet të kërkojë një zgjidhje diplomatike.

Ora 16:24
Shpërthime në Teheran pas paralajmërimit të IDF, Izraeli godet objektivat ushtarake

1750084235_aa.JPG

Mediat iraniane raportojnë për shpërthime të fuqishme në pjesën lindore dhe perëndimore të Teheranit, pas bombardimeve të kryera nga Forcat Ajrore izraelite. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ushtria izraelite ka sulmuar gjithashtu një bazë ushtarake në pjesën perëndimore të vendit.

Zëdhënësi persishtfolës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Kamal Pinhasi, ka publikuar një paralajmërim urgjent për qytetarët e kryeqytetit iranian, duke u bërë thirrje të evakuohen nga Distrikti 3 i Teheranit.

“Paralajmërim urgjent për punonjësit dhe banorët e Distriktit 3 të Teheranit. Gjatë orëve në vijim, IDF do të veprojë në këtë zonë, ashtu siç ka bërë ditët e fundit në gjithë Teheranin, për të goditur infrastrukturat ushtarake të regjimit iranian. Të dashur qytetarë, për sigurinë tuaj, ju lutemi të evakuoni menjëherë zonën e shënuar në Distriktin 3”, shkruhej në njoftim, të cilit i ishte bashkangjitur edhe një hartë.

Ora 16:20
Irani: Asnjë negociatë me SHBA-në, sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite

1750083740_IRAN.JPG

Irani i ka thënë Omanit dhe Katarit se nuk do të angazhohet në negociata me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që qytetet iraniane "mbeten nën sulm" nga Izraeli dhe përgjigja e Teheranit nuk është e plotë, tha një diplomat rajonal për CNN .

Diplomati tha se raportet e medias se Irani i kishte kërkuar Omanit dhe Katarit të ndërmjetësonin me Shtetet e Bashkuara për të siguruar një armëpushim me Izraelin dhe për të rifilluar bisedimet bërthamore "janë të pasakta".

Ora 15:19
Izraeli po nis një sulm të ri në Iranin qendror

1750080141_lcimg6c1fc734c8dd45cfb99772265236f76a.jpeg

Forcat Ajrore Izraelite po nisin një valë të re sulmesh ajrore në Iranin qendror, tha një zyrtar i ushtrisë për mediat.

IDF deklaroi se do të japë detaje më vonë.

Ora 15:15
Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite, arrestohen 60 persona në Iran

1750079905_lcimg4ce19d84c6b549e48c5baa81736b4195.jpeg

Autoritetet iraniane kanë arrestuar 60 persona me akuzën e përhapjes së thashethemeve dhe postimeve në rrjete sociale në favor të sulmeve izraelite. 

Kreu i departamentit të policisë kibernetike në provincën Isfahan të Iranit qendror, Nematollah Taherpour u shpreh se këta persona kishin dëmtuar opinionin publik, duke rrezikuar sigurinë psikologjike të shoqërisë, me veprimet e tyre. 

Më parë, policia iraniane njoftoi se 26 persona ishin arrestuar në Semnan dhe Yazd për të njëjtën arsye. Sipas një raporti të Tasnim nga Isfahan, katër persona të tjerë u arrestuan "për ngritjen e një punishteje për të prodhuar dronë dhe predha që do të përdoreshin kundër objektivave iraniane, në favor të Izraelit".

Ora 15:04
Netanyahu: Ne dominojmë qiellin e Teheranit, jemi në rrugën e duhur për të arritur qëllimet tona

1750079434_lcimg690dbd7b3e06425fbbac71cfff4c9747.jpeg

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se fakti që dominojnë hapësirën ajrore të Teheranit, tregon gjithçka. Deklaratën e bëri gjatë një vizite në bazën ajrore Tel Nof me ministrin e Mbrojtjes Israel Katz

“Në emër të popullit dhe të Shtetit të Izraelit, ju po bëni gjëra të jashtëzakonshme: Forcat Ajrore Izraelite dominojnë qiellin mbi Teheran. Kjo e ndryshon plotësisht natyrën e fushatës”, tha ai.

Sipas tij, Izraeli ndodhet në rrugën e duhur për të arritur qëllimet e tij. 

“Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur dy qëllimet tona: eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe kërcënimin me raketa. Kur kontrollojmë qiellin mbi Teheran, godasim objektivat e regjimit, ndërsa Irani synon civilët tanë. U themi qytetarëve të Teheranit: ‘Evakuohuni’, pastaj ne veprojmë. Kjo është një rrugë drejt fitores dhe kjo fitore do të ndërtohet mbi supet e njerëzve të jashtëzakonshëm si ju.”

Ora 14:06
Erdogan telefonon Putinin: Duhet një zgjidhje diplomatike, Irani të kthehet në tryezën e negociatave

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, telefonoi Presidentin rus, Vladimir Putin, për të përsëritur se konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit duhet të zgjidhet "sa më shpejt të jetë e mundur" përmes kanaleve diplomatike. Kjo u njoftua nga Ankaraja, sipas së cilës Putin deklaroi se ndan të njëjtën linjë me udhëheqësin turk.

Të dy presidentët bien dakord se përparësi duhet t'i jepet stabilitetit rajonal, i cili sipas Erdoganit "është vënë në provë të rëndë nga veprimet e paligjshme të Izraelit". Erdogan, i cili foli edhe me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, këtë mëngjes, këmbëngul që Irani të kthehet në tryezën e negociatave.

Ora 12:57
BE: Rusia nuk ka besueshmëri për të ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Iranit

“Rusia nuk ka asnjë besueshmëri. E shkuara e saj tregon se e vetmja gjë që e intereson është lufta. Rusia ka shkelur në mënyrë të përsëritur të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara,” deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni, gjatë konferencës së përditshme me median. Ai përmendi gjithashtu marrëveshjen e fundit të partneritetit mes Rusisë dhe Iranit, e cila sinjalizon një forcim të bashkëpunimit në fusha të shumta, përfshirë politikën e jashtme dhe mbrojtjen. “Në këtë kontekst, Rusia nuk mund të konsiderohet një ndërmjetës i paanshëm,” përfundoi ai.

Ora 11:44
Izraeli: Kontrollojmë hapësirën ajrore të Teheranit, kemi shkatërruar një të tretën e raketave iraniane

1750060162_109398182.webp

Forcat e Armatosura Izraelite (IDF) pretendojnë se kanë marrë kontrollin e hapësirës ajrore mbi Teheran dhe kanë shkatërruar një të tretën e lëshuesve të raketave të regjimit iranian. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i IDF-së, Effie Defrin, në një deklaratë për mediat.

Ora 11:26
Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë: Ndalni Izraelin

1750066077_638777328063168449.jpgZëdhënësi i Ministrit të Jashtëm iranian, Esmaeil Baqaei, i ka kërkuar Britanisë, Francës dhe Gjermanisë të përqendrohen në "ndalimin e agresionit të Izraelit" dhe mbajtjen e tij si përgjegjës.

Tre vendet evropiane, të cilat dje u vunë në dispozicion për bisedime me Teheranin, "duhet t'i kishin dënuar shumë qartë krimet e regjimit sionist, veçanërisht kundër centralit bërthamor të Natanzit", shtoi zëdhënësi.

Ora 11:12
Irani po përgatitet për t'u tërhequr nga traktati i armëve bërthamore

1750065978_1x1.webp

Irani po përgatit një projektligj për të zyrtarizuar tërheqjen e tij nga Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, i cili aktualisht e detyron ligjërisht atë me bashkësinë ndërkombëtare të mos zhvillojë armë bërthamore.

Lajmi raportohet nga Sky News, duke cituar një zëdhënëse të Ministrisë së Jashtme të Teheranit.

Traktati ka qenë në fuqi që nga vitet 1970 dhe Izraeli nuk është palë në të.

Irani, nga ana e tij, deri më tani ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron t'i kufizojë programet e tij bërthamore vetëm në përdorime civile.

Ora 11:03
Sulmet e Izraelit/ Imazhet satelitore tregojnë dëme në uzinat bërthamore të Iranit

1750065033_cad34dfd8600442c9bfc9def824302bb.jpg.webp

Imazhet satelitore të publikuara së fundmi nga Maxar tregojnë pamjen më të qartë deri më tani të asaj që ndodhi në centralet bërthamore iraniane në Natanz dhe Isfahan, raporton BBC. Në Natanz, shihen dëme në impiantin pilot të pasurimit të karburantit dhe në një nënstacion elektrik, sipas analizës Institutit për Hapësirë ​​dhe Siguri Ndërkombëtare.

Të premten, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se "pjesa mbi tokë e uzinës pilot të pasurimit të karburantit, ku Irani prodhonte uranium të pasuruar deri në 60% U-235, është shkatërruar".

Të shtunën, IAEA konfirmoi se katër "ndërtesa kritike" ishin dëmtuar në Isfahan, iduke përfshirë impiantin e konvertimit të uraniumit.

Dëmet e shkaktuara në Natanz

Dëmet në Isfahan
Ora 10:53
VIDEOLAJM/ IDF tregon se si sulmoi selinë e Forcës Quds në Iran

Ushtria izraelite ka publikuar një video grafikë që tregon se si kreu sulmin ndaj qendrave të komandës në Teheran që i përkisnin Forcës Quds të Iranit, krahut të operacioneve jashtë vendit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Forcat ajrore izraelite "goditën qendrat e komandës që i përkisnin Forcës Quds të IRGC-së dhe forcave të armatosura iraniane, me udhëzime të sakta nga Drejtoria e Inteligjencës (ushtarake izraelite)", thuhej në një deklaratë të ushtrisë, duke specifikuar se objektivat ndodheshin në kryeqytetin iranian. 

Ora 09:59
Presidenti i Iranit, Pezeshkian flet në parlament: Duhet të qëndrojmë të fortë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, në një fjalim para Parlamentit lidhur me sulmet në vijim të Izraelit, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkohen kundër armikut të përbashkët.

“Çdo dallim, problem apo mosmarrëveshje që ka ekzistuar duhet të lihet mënjanë sot. Duhet të qëndrojmë të fortë përballë këtij agresioni kriminal e gjenocidal me unitet dhe kohezion,” deklaroi Pezeshkian.

Ora 09:55
Iran International: Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

1749941451_alikhamenei.jpg

Media “Iran International” ka marrë informacion se Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefi i stafit të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, po negocion me zyrtarët rusë për të siguruar një dalje të mundshme për veten dhe familjen e tij nga Irani nëse situata përkeqësohet. 

Sipas raporteve të medias, një zyrtar i lartë rus e siguroi Hejazin se Moska do të lehtësojë daljen e tij përmes një korridori të sigurt në rast të një përshkallëzimi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një video të shtunën se udhëheqësit e lartë iranianë po "po përgatisin valixhet e tyre".

Ora 09:44
Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit

Foto: Alon Pinkas

Alon Pinkas, një ish-diplomat izraelit dhe këshilltar i dy kryeministrave të Izraelit, ka deklaruar se fuqia për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Iranit qëndron në duart e Donald Trump-it.

Në një intervistë për “Newsday”, Pinkas u shpreh se Trump është në një pozitë që i mundëson të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje.

Sipas tij, presidenti mund t’i bëjë një ofertë Teheranit që do t’i lejonte Iranit të ruajë dinjitetin dhe të pranojë një paqe të negociuar, shkruan BBC.

Megjithatë, ai thekson se Irani, duke qenë në një pozitë të dobët negociuese, është më i prirur të vazhdojë luftën dhe të shkaktojë më shumë dëme në Izrael.

“Presidenti Trump mund ta marrë telefonin dhe t’i thotë zotit Netanyahu: ‘Mjaft më, ke 24 orë për ta ndalur këtë’,” tha Pinkas.

“A do të bëjë ndonjë nga këto dy gjëra? Nuk e di,” përfundoi ai.

Ora 09:23
Rebelët Houthi lëshuan raketë drejt Izraelit jugor, ushtria izraelite: U rrëzua para se të hynte në territorin tonë

1750060142_109398182.webp

Ushtria izraelite dha alarmin se nga Jemeni është nisur një raketë për të goditur Izraelin jugor. 

Forcat e Mbrojtjes publikuan edhe një hartë ku po bien aktualisht sirenat e alarmit, por më pas njoftoi se raketa ka rënë para se të hynte në territorin izraelit. 

Rebelët Houthi të Jemenit kanë konfirmuar edhe më parë se janë koordinuar me Iranin për të lëshuar raketa drejt Izraelit. 
 

Ora 09:21
Presidenti iranian: Nuk kemi ndërmend të zhvillojmë një armë bërthamore

1750058599_cd3101f03d4a11ef8fde611ebead6fc2.jpg

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij nuk ka ndërmend të zhvillojë armë bërthamore, por do të mbrojë të drejtën e tij për energji dhe kërkime bërthamore, raportuan mediat iraniane.

Një deklaratë e tillë vjen ndërsa Izraeli ka kryer një valë sulmesh prej ditësh tashmë në objektivat ushtarake dhe bërthamore iraniane. Forcat izraelite kanë eliminuar një sërë komandantësh dhe shkencëtarësh.

Ora 08:24
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh ndaj Mossadit

1750058201_photo1656436075877a20103919f4a.jpeg

Irani ka ekzekutuar një burrë të shpallur fajtor për spiunazh për Mossad-in, agjencinë e inteligjencës izraelite. Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve Fars. Personi është identifikuar si Esmail Fekri.

Ai u arrestua me dyshimin për sabotim në Iran dhe mbledhje inteligjence kundër Izraelit dhe u akuzua për 'Moharebeh' (luftë kundër Zotit) dhe 'Korrupsion në Tokë'.

Ky është ekzekutimi i tretë në javët e fundit në Iran i lidhur me spiunazh për Izraelin.

Ora 08:16
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Banorët e Teheranit do të 'paguajnë çmimin' për sulmet iraniane

Foto: Israel Katz

Ministri i mbrojtjes së Izraelit ka paralajmëruar se banorët e Teheranit do të “paguajnë çmimin” për sulmet iraniane ndaj qytetarëve izraelitë, pasi bombardimet gjatë natës vranë pesë persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

Israel Katz akuzoi udhëheqësin e Iranit, Ali Khamenei, se ka synuar qëllimisht zonat civile "për të penguar IDF-në të vazhdojë sulmin që po i shkatërron kapacitetet e tij".

Katz gjithashtu e cilësoi Khamenein një "vrasës frikacak" dhe një "diktator mburravec", teksa shtoi se vendi i tij do të hakmerret së shpejti.

Xh.D/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahipi: 17/06/2025 00:53

    Arbeni ecën vet e Ke gabim . Perëndimi deshti të shdukte si shtet ty . Kurse nji shtet që të sulmon qenka duke u mrojt me vrasjen e njëzet mijë fëmijve

    Përgjigju
  • Arben: 16/06/2025 18:30

    Israeli po mbrohet! Ka te drejten e vet per kete! Po të ishte gabim, nuk do kishte mbeshtetjen e perendimit!

    Përgjigju
  • Stockholmi: 16/06/2025 15:43

    Çuditem se si të jesh shqiptar e të mbështesësh ajutollahët e Iranit, vendin më obskurantist të botës. Izraeli ka mëkatet e veta, por në këtë rast lufton për mbijetesën e vet.Shpresoj që kjo luftë të sjell një Iran të lirë e demokratik.

    Përgjigju
    • Or tej: 16/06/2025 18:07

      Nuk jane shqiptare ata qe mbeshtesin ajatollahet/hamasin/isis por jane mbeturina otomane or teeeejjjjj

  • Tani: 16/06/2025 14:14

    I vetmi terrorist ketu eshte shteti kriminel sionist qe nuk perfill asnje rregull nderkombtar e vret e hap luftra ne çdo ane te globit se ka mbeshtetjen e kriminelave te tjere ne Washington e Bruksel

    Përgjigju
  • Trimi: 16/06/2025 10:20

    Po i mbushin breket cifutet , tani qe e pan sa fuqi ka sistemi i tyre i mbrojtjes kundra raketave hipersonike Iraniane . Le tju behet mesim ketyre ktimineleve cifute qe vrasin femije te pafajshem qe nuk jane te paprekshem

    Përgjigju
    • ALB Patriot: 16/06/2025 11:52

      O ti, "Trim", Izraeli po shkaterron paisjet berthamore te Iranit + terroristet. Nuk vret civile, siç bejne ata te tjeret.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?