Bota

Netanyahu: Vrasja e Khamenei do t’i jepte fund konfliktit

16 Qershor, 19:36| Përditesimi: 16 Qershor, 19:38

  • Share

1750095472_BkGHBA6A0008534800xlarge.jpg

Benjamin Netanyahu dhe Ali Khamenei

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar për ABC se nuk e përjashton mundësinë e eliminimit të Udhëheqësit Suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei. Sipas Netanyahut, shënjestrimi i Khameneit do t’i jepte fund konfliktit dhe nuk do ta përshkallëzonte atë.

I pyetur për koment lidhur me zërat që presidenti amerikan Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani të Izraelit për të eliminuar Khamenein, për shkak të frikës nga një përkeqësim i mëtejshëm i konfliktit, Netanyahu u përgjigj: “Nuk do ta përkeqësojë, por do t’i japë fund.”


Lajmi kryesor:

Bombardohet televizioni shtetëror iranian! Teherani: Krim lufte, do ta sulmojmë Izraelin gjatë gjithë natës! Khamenei do që të largohet në Rusi (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A prisni që rinumërimi i 43% të kutive të ndryshojë rezultat?