Festa e Benficas pas golit kundër Bayern Munich

Sport

GOLAT/ Benfica befason Bayern Munich dhe i merr kreun, të dyja skuadrat kalojnë në 1/8! Auckland turpëron Boca Juniors

25 Qershor, 09:26| Përditesimi: 25 Qershor, 10:19

  • Share

SHBA - Kupa e Botës për Klube vijon me ndeshjet e grupeve. Në Grupin C skuadra e Benficas mposhti 1-0 Bayern Munich duke i marrë vendin e parë, por të dyja skuadrat kalojnë në 1/8. Në fazën me eliminim direkt Benfica do përballet me Chelsea, ndërsa Bayern Munich luan kundër Flamengos. Në këtë grup modestët e Auckland City befasuan 1-1 Boca Juniors.

Në "Bank of America Stadium" të Charlotte, Benfica fitoi 1-0 kundër Bayern Munich. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Schjelderup në minutën e 13-të të ndeshjes, teksa bavarezët nuk mundën të barazonin. Kompany kishte hedhur në fushë disa emra që nuk kishin marrë shumë minuta në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës për Klube, kjo edhe sepse Bayern e kishte siguruar kalimin më tej. Benfica me shtatë pikë kalon në 1/8 si e para e grupit dhe gjen në turin e radhës skuadrën e Chelsea. Duket se Bayern Munich ka bërë me "hile" pasi vendi i dytë i përball në turin e radhës me Flamengon, që në letër është më e lehtë se Chelsea.

Në "Geodis Park" në Nashville, modestët e Auckland City barazuan 1-1 kundër Boca Juniors. Pasi kishin pësuar 16 gola në dy ndeshjet e para, skuadra nga Zelanda e Re befasoi jo pak një ekip si Boca Juniors. Për Auckland në fushë për 54 minuta luajti Regont Murati. Argjentinasit e Boca kaluan kaluan në epërsi pas autogolit të Gaurrou në minutën e 26-të, teksa Gray barazoi në minutën e 52-të. Boca me dy pikë është jashtë Kupës së Botës për Klube, duke mos marrë asnjë fitore. Auckland me 1 pikë ndodhet në vendin e fundit.

Kupa e Botës për Klube, Grupi C:

E martë, 24 qershor - 21:00

Auckland City 1-1 Boca Juniors

Benfica 1-0 Bayern Munich

Renditja:

Ora 09:30
VIDEO/ Një shqiptar në fushë, modestët e Auckland City 'eliminojnë' Boca Juniors nga Botërori i Klubeve


Në "Geodis Park" në Nashville, modestët e Auckland City barazuan 1-1 kundër Boca Juniors. Pasi kishin pësuar 16 gola në dy ndeshjet e para, skuadra nga Zelanda e Re befasoi jo pak një ekip si Boca Juniors. Për Auckland në fushë për 54 minuta luajti Regont Murati. Argjentinasit e Boca kaluan kaluan në epërsi pas autogolit të Gaurrou në minutën e 26-të, teksa Gray barazoi në minutën e 52-të. Boca me dy pikë është jashtë Kupës së Botës për Klube, duke mos marrë asnjë fitore. Auckland me 1 pikë ndodhet në vendin e fundit.

Ora 09:28
VIDEO/ Surprizë në Kupën e Botës për Klube, Benfica mposht 1-0 Bayernin dhe i merr vendin e parë

Në "Bank of America Stadium" të Charlotte, Benfica fitoi 1-0 kundër Bayern Munich. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Schjelderup në minutën e 13-të të ndeshjes, teksa bavarezët nuk mundën të barazonin. Kompany kishte hedhur në fushë disa emra që nuk kishin marrë shumë minuta në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës për Klube, kjo edhe sepse Bayern e kishte siguruar kalimin më tej. Benfica me shtatë pikë kalon në 1/8 si e para e grupit dhe gjen në turin e radhës skuadrën e Chelsea. Duket se Bayern Munich ka bërë me "hile" pasi vendi i dytë i përball në turin e radhës me Flamengon, që në letër është më e lehtë se Chelsea.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Citi Miam: 25/06/2025 09:43

    Pisllik skedinash!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?