SHBA - Kupa e Botës për Klube vijoi mëngjesin e të mërkurës me dy ndeshjet e fundit për Grupin D. Flamengo barazoi 1-1 kundër Los Angeles dhe gjen përballë në 1/8 ekipin e Bayern Munich. Nga ana tjetër Chelsea fitoi 0-3 kundër Esperance Tunis dhe më tej do ndeshet kundër Benficas.
Në "Lincoln Financial Field" të Philadelphias, Chelsea nuk e llogariti Esperance Tunis duke e mposhtur 0-3. Ndeshja nisi mirë për Blutë e Marescas, por dy golat do shënoheshin vetëm në fundin e pjesës së parë. Adarabiyo në shtesën e tretë dhe Delap në shtesën e pestë i dhanë një epërsi të dyfishtë londinezëve, para se George në fundin e ndeshjes të "vuloste" rezultatin në 0-3. Me gjashtë pikë si e dyta e Grupit D, Chelsea kalon më tej dhe në 1/8 gjen Benfican.
Në "Camping World Stadium" në Orlando, Los Angeles FC barazoi 1-1 kundër Flamengos. Amerikanët shënuan golin e avantazhit me Bougana në minutën e 84-t, ndërsa Uallace Yan barazoi vetëm dy minuta më vonë. Brazilianët e mbyllën Grupin D në vendin e parë me shtatë pikë dhe në 1/8 kanë përballë as më pak e as më shumë, por Bayern Munich.
Kupa e Botës për Klube, Grupi D:
E mërkurë, 25 qershor - 03:00
Esperance Tunis 0-3 Chelsea
Los Angeles FC 1-1 Flamengo
Renditja:

Komente