Në "Lincoln Financial Field" të Philadelphias, Chelsea nuk e llogariti Esperance Tunis duke e mposhtur 0-3. Ndeshja nisi mirë për Blutë e Marescas, por dy golat do shënoheshin vetëm në fundin e pjesës së parë. Adarabiyo në shtesën e tretë dhe Delap në shtesën e pestë i dhanë një epërsi të dyfishtë londinezëve, para se George në fundin e ndeshjes të "vuloste" rezultatin në 0-3. Me gjashtë pikë si e dyta e Grupit D, Chelsea kalon më tej dhe në 1/8 gjen Benfican.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Chelsea lë 'pa shpresë' rivalët, Flamengo barazon dhe kalon në 1/8 si vendi i parë! Përballë gjen Bayernin
S.Dh/ReportTv.al
