SHBA - Kupa e Botës për Klube vijon me ndeshjet e grupeve. Në Grupin C skuadra e Benficas mposhti 1-0 Bayern Munich duke i marrë vendin e parë, por të dyja skuadrat kalojnë në 1/8. Në fazën me eliminim direkt Benfica do përballet me Chelsea, ndërsa Bayern Munich luan kundër Flamengos. Në këtë grup modestët e Auckland City befasuan 1-1 Boca Juniors.
Në "Bank of America Stadium" të Charlotte, Benfica fitoi 1-0 kundër Bayern Munich. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Schjelderup në minutën e 13-të të ndeshjes, teksa bavarezët nuk mundën të barazonin. Kompany kishte hedhur në fushë disa emra që nuk kishin marrë shumë minuta në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës për Klube, kjo edhe sepse Bayern e kishte siguruar kalimin më tej. Benfica me shtatë pikë kalon në 1/8 si e para e grupit dhe gjen në turin e radhës skuadrën e Chelsea. Duket se Bayern Munich ka bërë me "hile" pasi vendi i dytë i përball në turin e radhës me Flamengon, që në letër është më e lehtë se Chelsea.
Në "Geodis Park" në Nashville, modestët e Auckland City barazuan 1-1 kundër Boca Juniors. Pasi kishin pësuar 16 gola në dy ndeshjet e para, skuadra nga Zelanda e Re befasoi jo pak një ekip si Boca Juniors. Për Auckland në fushë për 54 minuta luajti Regont Murati. Argjentinasit e Boca kaluan kaluan në epërsi pas autogolit të Gaurrou në minutën e 26-të, teksa Gray barazoi në minutën e 52-të. Boca me dy pikë është jashtë Kupës së Botës për Klube, duke mos marrë asnjë fitore. Auckland me 1 pikë ndodhet në vendin e fundit.
Kupa e Botës për Klube, Grupi C:
E martë, 24 qershor - 21:00
Auckland City 1-1 Boca Juniors
Benfica 1-0 Bayern Munich
Renditja:
Në "Geodis Park" në Nashville, modestët e Auckland City barazuan 1-1 kundër Boca Juniors. Pasi kishin pësuar 16 gola në dy ndeshjet e para, skuadra nga Zelanda e Re befasoi jo pak një ekip si Boca Juniors. Për Auckland në fushë për 54 minuta luajti Regont Murati. Argjentinasit e Boca kaluan kaluan në epërsi pas autogolit të Gaurrou në minutën e 26-të, teksa Gray barazoi në minutën e 52-të. Boca me dy pikë është jashtë Kupës së Botës për Klube, duke mos marrë asnjë fitore. Auckland me 1 pikë ndodhet në vendin e fundit.
Në "Bank of America Stadium" të Charlotte, Benfica fitoi 1-0 kundër Bayern Munich. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Schjelderup në minutën e 13-të të ndeshjes, teksa bavarezët nuk mundën të barazonin. Kompany kishte hedhur në fushë disa emra që nuk kishin marrë shumë minuta në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës për Klube, kjo edhe sepse Bayern e kishte siguruar kalimin më tej. Benfica me shtatë pikë kalon në 1/8 si e para e grupit dhe gjen në turin e radhës skuadrën e Chelsea. Duket se Bayern Munich ka bërë me "hile" pasi vendi i dytë i përball në turin e radhës me Flamengon, që në letër është më e lehtë se Chelsea.
Komente

Pisllik skedinash!
Përgjigju