Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga Babaramo në Report Tv teksa foli për emisionin e transmetuar në "Rai3" për Shqipërinë, ka treguar se në 96 u shoqërua në komisariat pasi kishte bërë një artikull për Piramidat.
“Ajo që u transmetua në pjesën e parë të këtij dokumentari dhe ajo që pritej me interes dhe nuk u transmetua për ne që jemi këtu së pari si gazetarë dhe si qytetarë aktivë nuk është se solli ndonjë gjë të re ne i dinim. Unë në 96 bëra një shkrim për Piramidat që në atë kohë nuk guxonte njeri ti prekte me dorë dhe për këtë arsye u shoqërove dhe qëndrova 24 orë në drejtori të policisë. Por për shkak të këtij shkrimi megjithë reagimin agresiv që policia e kohës bëri ndaj meje dhe gazetës, Berisha që ishte president dhe kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare, mblodhi këshillin e sigurisë kombëtare për të diskutuar për ça çështje që ishin dhe burime që vinin dhe nga FBI në atë kohë”, shtoi Kikia.
Lajmi kryesor:
'5 pyetjet'/ Tkurrja e opozitës, Teliti: Kemi organizuar edhe protesta madhështore! Analisti: Meta pritet të shkojë në SPAK, po i kërkon mëshirë Berishës
B.K/ReportTv.al