Foto ilustruese

Kronikë

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit

18 Dhjetor 2024, 13:19| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 13:48

  • Share

Berat-Një 47 vjeçar ndërroi jetë ditën e djeshme (17 dhjetor) në Berat pasi e zuri një masiv guri teksa po punonte në një shtëpi private.

Pas aksidentit tragjik, ditën e sotme (18 dhjetor), policia ka arrestuar pronaren e shtëpisë dhe ka shpallur në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit që kryente rikonstruksionin.

Sipas njoftimit të policisë, viktima, Gani Selenica punonte i paregjistruar në organet tatimore.

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin Gani Selenica i cili humbi jetën gjatë punës për rikonstruksionin e një objekti në lagjen "13 Shtatori", ku e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, informojmë se Komisariati i Policisë Berat kreu të gjitha veprimet procedurale për rastin.

Në përfundim të tyre arrestoi në flagrancë investitoren e objektit, shtetasen V. S., 45 vjeçe, si dhe shpalli në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit që kryente rikonstruksionin, përkatësisht shtetasin Ç. H., 53 vjeç dhe shtetasen I. Ç., 41 vjeçe", informoi sot policia.

Gjithashtu sipas bluve, këta 3 shtetas kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?