Tjetër aksident me vdekje/ ‘Fuoristrada’ fut nën rrota të moshuarin në Berat! Ndërron jetë në spital

20 Gusht 2022, 12:33| Përditesimi: 20 Gusht 2022, 14:31

  • Share

BERAT- Një tjetër aksident i rëndë me 1 viktimë është regjistruar mesditën e sotme në Berat. Shoferi i një ‘fuoristradë’ ka përplasur për vdekje një të moshuar që udhëtonte me biçikletë i cili përfundoi nën rrotat e makinës. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit, në rrugën e re në lagjen "Çelepis", një zonë problematike për shkak të mungesës së sinjalistikës.

I moshuari i identifikuar si Agron Toska është hedhur fillimisht mbi kofanon e makinës dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të moshuarin, i cili fillimisht u transportua me ambulancë drejt Spitalit  të Beratit, por për fat të keq nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve.

Drejtuesi i automjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariat për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen. Ky është aksidenti i dytë i rëndë në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm u regjistrua një tjetër aksident tragjik në Mirditë, ku humbën jetën 2 të rinj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 20/08/2022 13:19

    Ja cfare ndodh kur nuk i jep Beratit dron edukues.

    Përgjigju
    • Uznova: 20/08/2022 18:35

      Beratit vetem emri i ka ngelur ke gjendja civile se ky tuaregu eshte berats me sa jemi ne amerikane ketej ne emigrim.Beratsat e vjeter iken sa filloi lufta civile 1996-1997 keta tani jane te zbritur nga fshatrat pereth dhe jane me keq se smundjet me metastaza.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?