Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në "Air Albania". Pas ndeshjes kapiteni Berat Gjimshiti tha se ekipi ishte i lodhur.
"Kishim dëshirë të bëjmë lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim gola. Por objektivi i parë ishte të kualifikohemi e i dyti të fitojmë grupin. Këtë e arritëm dhe kjo është e rëndësishme. Nuk e kemi nënvlerësuar kundërshtarin, ai ishte shumë fizik. Kundërshtari ishte gati dhe nuk ishte i lodhur si ne. Nuk bën të nënvlerësohet asnjë ekip pasi të gjitha kanë kualitet”, ka thënë Gjimshiti, që ka uruar shqiptarët për kualifikim në Euro 2024.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E
S.Dh/ReportTv.al