TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në "Air Albania". Paçka fitores 3-0 të Çekisë kundër Moldavisë, kuqezinjtë e mbyllin garën si të parët në grupin E duke lënë pas Çekinë vetëm nga golavarazhi, pasi dy skuadrat kanë nga 15 pikë. Shqipëria dhe Çekia janë skuadrat që kalojnë më tej në finalet e "Gjermani 2024", me kuqezinjtë që shkruajnë historinë pasi për herë të parë e mbyllim një turne kualifikues në vendin e parë.
Tanët e kishin siguruar kualifikimin tre ditë më parë pas barazimit 1-1 në Moldavi dhe trajneri Sylvinho ia lejoi vetes që në përballjen me Ishujt Faroe të bënte pesë ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen e pak ditëve më parë.
Në "Air Albania" ndeshja nisi mirë, me tanët që kontrolluan lojën dhe patën disa raste në pjesën e parë. Uzuni u ndal nga portieri mik në një rast, teksa pak sekonda pas tij ishte Mirlind Daku që kishte të njëjtin fat. Sulmuesi nga Gjilani shpërdoroi një rast të mirë me të majtën, me sferën që u ndal nga trupi i Lamhauge, duke mos gjetur dot rrjetën.
Edhe pjesa e dytë kishte melodi të njëjtë, me miqtë që kërcënuan në një rast portën e Strakoshës, por topi doli jashtë. Fundi prodhoi dy raste të mira për Ishujt Faroe, me tifozët në stadium që u bënë "me zemër". Në fund 0-0 dhe kuqezinjtë siguruan pikën që i mban të parët në grupin E, me tanët që bënë një fazë të mirë kualifikuese duke shkruar historinë pasiqë për herë të parë e mbyllin në krye të një grupi.
Pas ndeshjeve të fundit në grupin E, Shqipëria dhe Çekia kalojnë për në finalet e Euro 2024. Me nga 15 pikë për secilin ekip, kuqezinjtë janë në krye të grupit për shkak të ndeshjeve direkte. 1-1 barazoi Shqipëria në Çeki, teksa në "Air Albania" fituam 3-0. Polonia me 11 pikë e mbyll në vendin e tretë dhe shpreson te play-off i Ligës së Kombeve për një vend në Gjermani, ndërsa me 10 pikë Moldavia mban pozitën e katërt të grup. Ishujt Faroe me vetëm dy pikë pozicionohen të fundit.
Në këtë turne Shqipëria siguroi katër fitore, tre barazime dhe një humbje, duke shënuar 12 gola dhe pësuar katër. Në "Air Albania" tanët ishin hermetikë, duke mos pësuar në katër duele. Tanimë vëmendja e të gjithëve është në datën 2 dhjetor në orën 18:00 në Hamburg, kur do hidhet edhe shorti për fazën finale të "Gjermani 2024", që do zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Formacioni zyrtar:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj; Asllani, Bare, Bajrami; Uzuni, Asani, Daku Trajner: Sylvinho
Renditja:
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në "Air Albania". Pas ndeshjes kapiteni Berat Gjimshiti tha se ekipi ishte i lodhur.
"Kishim dëshirë të bëjmë lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim gola. Por objektivi i parë ishte të kualifikohemi e i dyti të fitojmë grupin. Këtë e arritëm dhe kjo është e rëndësishme. Nuk e kemi nënvlerësuar kundërshtarin, ai ishte shumë fizik. Kundërshtari ishte gati dhe nuk ishte i lodhur si ne. Nuk bën të nënvlerësohet asnjë ekip pasi të gjitha kanë kualitet”, ka thënë Gjimshiti, që ka uruar shqiptarët për kualifikim në Euro 2024.
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në "Air Albania". Pas ndeshjes në "Air Albania" foli edhe Kristjan Asllani, që tha se duhet të fitonin.
"Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim. Por ata luftuan shumë bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam. Por, një barazim është në rregull. Përshtatja me Baren? Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu. Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullar, stërviten shumë mirë. Nuk po kuptonim si po luanin, kishte pak hapësira. Kam tentuar disa herë të gjeja Bajramin, por është e vështirë të vertikalizosh", tha Asllani.
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në "Air Albania".
Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, që tha se ishte një ndeshje e vështirë.
"Ja thashë edhe trajnerit të tyre që kanë një skuadër të mirë.Ata janë një skuadër e mirë me kurajo, që lënë gjithçka në fushë. Edhe Çekia e Polonia e kanë pasur të vështirë, për fat luanim këtu të kualifikuar dhe barazimi qëndron. Kishim pak kohë në stërvitjet me ekipin, është e vështirë të ndryshosh skemë dhe të luash me dy sulmues. Lëvizjet në fushë ndryshojnë, mesfusha është me dy lojtarë, në 30 minutat e fundit qëndronte edhe të luanim me dy sulmues.
Por, kështu janë ata e kanë treguar me Çekinë dhe Poloninë. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar. Stilolapsi për fat? Nuk është për bestytni, por kur ulem në stol mbaj shënim dhe më duhet. Më ndihmon të mbaj edhe tensionin lart", u shpreh Sylvinho.
Mbrëmjen e sotme, Italia, Çekia dhe Sllovenia, rezervuan “fluturimin” drejt Euro 2024. Gjermania ka qenë skuadra e parë e kualifikuar si vendi pritës, e me radhë sipas kohës kur janë kualifikuar kanë siguruar biletën edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Skocia, Spanja, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Shqipëria, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra, Serbia, Italia, Çekia dhe Sllovenia.
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në "Air Albania". Kuqezinjtë e mbyllin garën si të parët në grupin E.
Pas kualifikimit, në ‘Air Albania’, ku po mbahet një koncert me këngëtaren Juliana Pasha me këngë patriotike. Tifozët kanë ndezur dritat e telefonave duke krijuar një atmosferë elektrizuese, ndërsa janë shpërthyer edhe fishekzjarret.
Në pushimin mes pjesëve, Ansambli i Këngëve dhe Velleve të Shqipërisë performoi në fushë, të veshur me motive popullore.
Ndërkohë edhe në rrugët e kryeqytetit ka shpërthyer festa. Tifozët e mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ kanë kërcyer dhe kënduar këngë patriotike, ndërsa mbajnë flamurin kombëtar në krahë. Po ashtu pas kualifikimit kanë shpërthyer edhe fishekzjarrët.
Gjatë fillimit të Shqipëri - Ishujt Faroe, Tifozat Kuq e Zi kanë shpalosur edhe dekorin e tyre në 20 vjetorin e krijimit. Me fanellën e kuqe dhe me plis në kokë, mesazhi ishte "o sa mirë me qenë shqiptar".
Pjesa e parë e Shqipëri - Ishujt Faroe u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Në fundin e fraksionit të parë, pikërisht në të 45+7 minutë ishte Mirlind Daku i cili iu vodh bukur mbrojtjes dhe kontrolli mirë pasimin, por u ndal nga portieri mik. Sulmuesi kuqezi gaboi nga pranë portës për një nga rastet më të mira të sfidës.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në stadium për të ndjekur Kombëtaren në ndeshjen kundër Ishujve Faroe në "Air Albania". Në tribunën kryesore, numri një i ekzekutivit shihet krah Armand Dukës, presidentit të FSHF-së. Së bashku me Ramën është edhe Linda, bashkëshortja e tij. Ajo duket se e ka shijuar koreografinë e tifozëve së bashku me Zahon (të birin), duke u bërë edhe vetë pjesë me një copë të zezë në duar.
Në "Air Albania" nisi mes emocionesh sfida mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe. Hyrja e skuadrave në fushë ka qenë emocionuese, teksa korografia ishte kuqezi. Veç të gjithë stadiumit me këto ngjyra, një flamur gjigant u shpalos në qendër të tribunave. 22.500 tifozët dhuruan emocione gjatë himnit, me lojtarët që u kthyen nga flamuri, duke i kthyer shpinën tribunës VIP.
Ish-kapiteni i Kombëtares, Igli Tare ka folur në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe që zhvillohet sot më 20:45 në "Air Albania". Për Supersport ai ka thënë se suksesi i ekipit erdhi nga grupi. Për fazën finale, Tare dëshiron në grup Serbinë.
"Ndryshimi i kësaj kombëtareje me atë të kohës tënde?
Ngre kokën dhe shiko stadiumin, infrastrukturën e ngritur në këto vite. Fati për të pasur një brez të artë dhe një trajner që ka shfrytëzuar në maksimum siç duhet këtë skuadër dhe sigurisht djemtë që kanë dhënë djersë për të arritur atë që kanë arritur, por nuk mund të bëhen krahasime mes brezave, pra me ne të asaj periudhe.
Hera e dytë në Europian, çfarë duhet të bëjmë ndryshe këtë herë?
Ndryshimi së pari kuptohet te festa, në 2016-ën ishte shumë më e madhe, ndonëse edhe tani u festua nuk kishte të njëjtën madhësi. Kjo është një skuadër me djem që luajnë në skuadra të mëdha. Në këtë europian nuk duhet të kenë presion, por ta shijojmë dhe ta përfaqësojmë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi skuadra e ka kapacitet që ta kalojë grupin.
Cili spikat më shumë në Kombëtar?
Kjo është një skuadër që nuk ka yje, ka funksionuar në mënyrë perfekte duke luajtur si grup edhe pse Asani ka qenë vendimtar me golat e tij, unë them se të gjithë kanë qenë të rëndësishëm së bashku.
Kë do donit si kundërshtar në Europian?
Do doja që të ishin bashkë Italia, Gjermania, Shqipëria dhe Serbia", tha Igli Tare.
Tanimë shkallët e "Air Albania" kanë filluar të popullohen dhe ngjyrat kuqezi dominojnë kudo. Tifozët e Kombëtares kanë nisur festën dhe më shumë se një orë nga nisja e ndeshjes kundër Ishujve Faroe kanë zbukuruar impiantin. Nuk mungojnë flamujt kombëtar, ata të UÇK-së dhe këngët patriotike. Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E.
Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E.
Trajneri Sylvinho ka bërë edhe vendosjen në fushë, teksa është zbardhur edhe formacioni. 4-3-3 do jetë skema e brazilianit, teksa pesë janë ndryshimet nga ndeshja e barazuar 1-1 kundër Moldavisë në Chisinau tre ditë më parë.
Strakosha në portë, Balliu në mbrojtje, Bare në mesfushë dhe Uzuni e Daku në sulm, këta janë emrat që kanë marrë një fanellë titullari për sot. Nga ana tjetër, trajneri Hakan Ericson i Ishujve Faroe luan me skemën 4-1-4-1.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj; Asllani, Bare, Bajrami; Uzuni, Asani, Daku Trajner: Sylvinho
Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Në stadium për këtë duel është edhe Ballist Morina, autori i dronit mbi stadiumin e Beogradit në ndeshjen e 14 tetorit 2014, çështjke e cila u fitua në CAS 3-0 nga Shqipëria dhe me atë tri pikësh kuqezinjtë ia dolën të siguronin për herë një Europian, atë "Euro 2016". Të stampuar në fanellë, Morina ka imazhin e heroit Adem Jashari.
Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Gjithçka duket gati në stadium dhe dhomat e zhveshjes së kuqezinjve janë gati. Tanët, si pritës në këtë përballje do luajnë me fanellën e parë dhe ngjyrat kuqezi.
Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Policia ka bërë thirrjet e fundit me megafon nga makina, kjo për sendet që nuk do lejohen në stadium, si flakadanë, mjete piroteknike apo sende të forta. Në 17:50 ka filluar edhe futja e tifozëve në stadium.
Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Ka nisur tanimë edhe festa e tifozëve në rrugët e Tiranës, para hyrjes në stadium.
Për Report TV, gazetari Ernest Koçi intervistoi edhe një tifoze të Kombëtares nga Dibra e Madhe, që nuk mungon as në transferta.
"Dashurinë për Kombëtaren e kam që e vogël. Vij nga Dibra e Madhe, jam edhe në ndeshjet në transfertë prej dhjetë vitesh. Unë jam modele për 28 nëntor çdo vit bëj veshje dhe foto speciale, këtë e kam ideuar unë dhe këtë e vesh në çdo sfidë", tha tifozja me flamurin kuqezi.
"Plisat", tifogrupi nga Prishtina nuk do jenë prezent në "Air Albania" për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, këtë mbrëmje më 20:45 në Tiranë. Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit nuk i ka akorduar biletat për grupin, kjo siç ndodh në çdo duel për ultrasit e kuqezinjve.
Mësohet se banderola e shpalosur nga "Plisat" në ndeshjen kundër Çekisë ka sjellë "krisjen" mes palëve. "Mallkue qoftë kush s'na do bashkë", kjo duket se është fraza që ka bërë FSHF-në t'i përjashtojë ata.
Për këtë, tifogrupi ka reaguar për herë të parë duke lënë të kuptohet se për shkaqe të ndërhyrjeve politike ata janë përjashtuar. Gjithashtu ata tregojnë se nuk do e braktisin Kombëtaren.
"Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES. Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, "kriminelat", "tradhëtarët"... ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë. Nuk ka bileta - nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa - edhe në ditë të vështira. Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT' SHQIPNI. Shihemi në Gjermani", shkruajnë "Plisat".
Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Tanimë të kualifikuar për në fazën finale të "Gjermani 2024", mbrëmja e sotme do jetë festive për 22 mijë shqiptarët në stadium.
Ndërkohë që një flamur gjigant kuqezi do jetë në tribunën përballë, i shpalosur nga tifozët. Përmasat të kujtojnë koreografinë speciale në "Qemal Safa" në 4 shtatorin e 2004, për fitoren 2-1 të kuqezinjve kundër Greqisë që vinte si kampione e Europës.
Tanimë tifozët e Kombëtares janë grumbulluar në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, ku kanë nisur të nxehin atmosferën në prag të Shqipëri - Ishujt Faroe, që merr jetë sot në orën 20:45 në "Air Albania". Me këngën "Mora Fjalë", tifozët risjellin kujtimin e heroit dhe Dëshmorit Adem Jashari.
Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Tanimë të kualifikuar për në fazën finale të "Gjermani 2024", mbrëmja e sotme do jetë festive për 22 mijë shqiptarët në stadium.
Ndërkohë që është zbuluar edhe programi festiv i mbrëmjes së sotme. Gjithçka nis në orën 17:45 kur bëhet futja e tifozëve në stadium, duke vijuar më pas me koreografinë para ndeshjes.
Në pushimin mes pjesëve do ketë një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, teksa pas ndeshjes do jetë e ftuar këngëtarja Juliana Pasha. Gjithashtu lojtarët do dalin në fushë për të përshëndetur tifozët.
Djemtë e heroit Afrim Bunjaku do jenë bashkë me Tifozat Kuq e Zi në ndeshjen Shqipëri - Ishujt Faroe. "Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjakut", shkruan Gëzim Bajrami nga TKZ.
Kujtojmë se më 24 shtator polici Afrim Bunjaku mbeti i vrarë nga forcat serbe që u futën në Banjskë (Banjë) të Kosovës, në një sulm të organizuar kundër shtetit kosovar.
Trajneri Sylvinho kishte grumbulluar 24 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në grupin E të Euro 2024. Tanimë braziliani sipas rregullave të UEFA do duhet të ketë 23 emra në dispozicion, me Jon Mersinaj që është "sakrifikuar" dhe do jetë në tribunën e Air Albania për sot kundër Ishujve Faroe. Nëse tre ditë më parë Arbnor Muçolli u la në tribunë kundër Moldavisë, sot 24-vjeçari i Lokomotivës së Zagrebit nuk do jetë i gatshëm për ekipin.
Plisat në Tiranë
"Plisat", tifogrupi nga Prishtina nuk do jenë prezent në "Air Albania" për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, këtë mbrëmje më 20:45 në Tiranë. Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit nuk i ka akorduar biletat për grupin, kjo siç ndodh në çdo duel për ultrasit e kuqezinjve.
Mësohet se banderola e shpalosur nga "Plisat" në ndeshjen kundër Çekisë ka sjellë "krisjen" mes palëve. "Mallkue qoftë kush s'na do bashkë", kjo duket se është fraza që ka bërë FSHF-në t'i përjashtojë ata.
"Plisat" janë grupimi nga Prishtina që nuk e ka pranuar dhe mbështetur asnjëherë përfaqësuesen e Kosovës në stadium, duke qenë kundër dy skuadrave që në gjenezë.
Përtej përjashtimit, duket se pjesëtarë të "Plisave" do jenë në stadium, teksa ata kanë shpërndarë edhe foto që tanimë janë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Tanimë të kualifikuar për në fazën finale të "Gjermani 2024", mbrëmja e sotme do jetë festive për 22 mijë shqiptarët në stadium, me policinë që ka bërë apel për kontrolle të rrepta. Ndërkohë forcat speciale kanë marrë nën kontroll stadiumin, ku nuk kanë munguar edhe kontrollet me qen në shkallët e impiantit.
"Mbrëmja e sotme ku do të luhet ndeshja “Shqipëri – Ishujt Faroe”, në stadiumin “Air Albania”, është padyshim një mbrëmje festive për të gjithë shqiptarët. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit sportiv, me qëllim që atmosfera festive e kësaj mbrëmjeje të mos venitet nga ndonjë incident.
Apelojmë për tifozët, sportdashësit dhe të gjithë qytetarët që të zbatojnë udhëzimet e Policisë, për bllokimim e rrugëve dhe rregullat për hyrjen në stadium, duke mos tentuar që të futin në stadium asnjë send të kundërligjshëm, pasi kontrolli do të jetë i rreptë, njësoj siç është vepruar në ndeshjet e tjera ndërkombëtare.
Gjithashtu, Policia ka marrë të gjitha masat edhe për festimet që do të zhvillohen pas ndeshjes, në sheshe, lokale dhe në rrugët e vendit, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, që të festojnë në mënyrë të kulturuar, që ta vulosim këtë fitore të kombëtares sonë, me vulën e imazhit më pozitiv të vendit", njofton policia.
Ishim te lodhur thote Gjimshiti! Ju jeni te lodhur ne te gjitha kuptimet! Ishujt Faraoe me nje popullate sa ajo e Beratit, me nje skuader peshkataresh, ju ua uli breket ne toke! Ata e meritonin fitoren se luajten me gjak pavaresisht se nuk qualifikoheshin! Ju para gjithe tifozave e para gjithe asaj feste aq madheshtore a thua se kishit fituar Europianin, nuk dhate “the extra boost” atehere ca mund te pretendosh prej jush! Hajt mo me rrejt veten!
PërgjigjuKombetarja shqiptare do jete surprize ne gjermani thone ca gazetar euroforik....,pooo surpriza eshte se nuk do kapin topin fare ne fushe e vetmja mundesi eshte te shenojne nga porta e tyre ,,turp jemi te lodhur thone.
PërgjigjuSikur do benin namin ne kete ndeshje or teeeejjjjj
PërgjigjuMos prisni me shum nga kjo Komtare futbolli,perderisa Ylli i ekipit lun ne Kore,dhe vlera e tij esht 600 mij euro,sa ju ka kushtuar nje dark mes miqsh,futbollisteve apo biznesmeneve te ndryshem ne Mikono te Greqis ! Motoja e Komtares ton per Europian do te jet : Shkuam,pam,dhe y kthyem shpejt .
PërgjigjuSot luajtën çunat për lloton...
PërgjigjuNa u lodhën sytë duke parë këtë ndeshje, as peshkatarët e ishujt faroe nuk fituat imagjino me ekipe më të forta. Portugali, Shqiperi, Holland, në grup dhe do ta shikojmë suprizën tuaj. Ai asllani dhe uzuni bobobo nuk shifen me sy, lojtar amator.
Përgjigjumire qe s ongert noj gol, loje katastrofe ne gjermani jeni derect te eliminume me kete loje qe ne ndeshjet e para
PërgjigjuTamam, duhet me falenderu Ishujt Faroe qe nuk na futen ndonje gol! Me kete kombetare nuk vemi dot as ne banjo!
Ishujt Faroe nuk deshen te na prishin festen… kjo kombetare me keto lloj pordhesh do shkoj ne Gjermani …mburravece te pa bythe …!!
Përgjigju