Banderola e 'Plisave'

Si nisi 'krisja' e Plisave me FSHF-në? Federata anullon biletat për tifozët nga Prishtina, ata mbërrijnë në Tiranë (FOTO)

20 Nëntor 2023, 16:01| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 16:02

  • Share

Plisat në Tiranë

"Plisat", tifogrupi nga Prishtina nuk do jenë prezent në "Air Albania" për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, këtë mbrëmje më 20:45 në Tiranë. Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit nuk i ka akorduar biletat për grupin, kjo siç ndodh në çdo duel për ultrasit e kuqezinjve.

Mësohet se banderola e shpalosur nga "Plisat" në ndeshjen kundër Çekisë ka sjellë "krisjen" mes palëve. "Mallkue qoftë kush s'na do bashkë", kjo duket se është fraza që ka bërë FSHF-në t'i përjashtojë ata.

"Plisat" janë grupimi nga Prishtina që nuk e ka pranuar dhe mbështetur asnjëherë përfaqësuesen e Kosovës në stadium, duke qenë kundër dy skuadrave që në gjenezë.

Përtej përjashtimit, duket se pjesëtarë të "Plisave" do jenë në stadium, teksa ata kanë shpërndarë edhe foto që tanimë janë në kryeqytetin e Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?