Berat Gjimshiti (numri 19) gjatë një dueli në Champions League

Sport

Berat Gjimshiti shkruan historinë, bëhet futbollisti i Kombëtares me më shumë ndeshje në Champions League

1 Tetor, 10:34| Përditesimi: 1 Tetor, 10:41

  • Share

Berat Gjimshiti vazhdon të thyejë barriera dhe të hyjë në historinë e futbollit shqiptar. Kapiteni i Kombëtares është bërë lojtari i parë i kuqezinjve që arrin shifrën e 30 paraqitjeve në Champions League.

Mbrojtësi i Atalantës e ka nisi si titullar përballjen e djeshme kundër Club Brugge, fituar 2-1 nga bergamaskët, në kuadër të fazës së ligës në Champions League, duke regjistruar kështu rekordin e ri personal.

32-vjeçari ka lënë gjurmë edhe në aspektin sulmues, pasi sezonin e kaluar realizoi gol kundër Shakhtar Donetsk, në ndeshjen e dytë të fazës së ligës.

Në fitoren e djeshme të Atalantës, Gjimshiti ishte futbollisti i dytë më i mirë në fushë, teksa 'SofaScore' e ka vlerësuar me notën 8,2.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari N: 01/10/2025 11:22

    Ju që thoni se Xhimshiti shkruan historinë, pse nuk thoni që Golin që pësoi Atalanta mbrëmë për faj të kujt erdhi, thuajeni pra fajtorin, ( mbrojtësim ) ????.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?