Berat Gjimshiti vazhdon të thyejë barriera dhe të hyjë në historinë e futbollit shqiptar. Kapiteni i Kombëtares është bërë lojtari i parë i kuqezinjve që arrin shifrën e 30 paraqitjeve në Champions League.
Mbrojtësi i Atalantës e ka nisi si titullar përballjen e djeshme kundër Club Brugge, fituar 2-1 nga bergamaskët, në kuadër të fazës së ligës në Champions League, duke regjistruar kështu rekordin e ri personal.
32-vjeçari ka lënë gjurmë edhe në aspektin sulmues, pasi sezonin e kaluar realizoi gol kundër Shakhtar Donetsk, në ndeshjen e dytë të fazës së ligës.
Në fitoren e djeshme të Atalantës, Gjimshiti ishte futbollisti i dytë më i mirë në fushë, teksa 'SofaScore' e ka vlerësuar me notën 8,2.
Komente

Ju që thoni se Xhimshiti shkruan historinë, pse nuk thoni që Golin që pësoi Atalanta mbrëmë për faj të kujt erdhi, thuajeni pra fajtorin, ( mbrojtësim ) ????.
Përgjigju