Kronikë
Top 24

Heroinë, kanabis çokollatë dhe municione në një banesë në Berat, në kërkim 47-vjeçari (VIDEO+EMRI)

18 Shtator 2018, 10:21| Përditesimi: 18 Shtator 2018, 14:20

  • Share

BERAT - Një operacion i ndërmarrë nga Policia e Beratit i koduar "Kalaja" ka bërë të mundur sekuestrimin e 441 kg kanabis, 2.5 kg heroinë, një sasi kokaine si dhe një arsenal municionesh luftarake, në banesën e një 47-vjeçari. Aksioni i policisë është ndërmarrë në lagjen "13 shtatori" në banesën e Landi Bixhekut, 47-vjeç, i cili konsiderohet si posedues i lëndëve narkotike. Në banesën e tij u gjetën edhe 75 granata ofensive dhe difensive, të cilat u sekuestruan. 



Vijon puna për kapjen e 47-vjeçarit ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”. Ky operacion antidrogë u drejtua nga Artion Duka, Drejtor i Policisë së Qarkut Berat.

Berat

Finalizohet operacioni “Kalaja’’

Sekuestrohet Heroinë, Cannabis, granata difensive dhe ofensive

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre

Në zbatim të Planit Opracional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Berat u zhvillua operacionin i koduar “Kalaja”. ku u shpall në kërkim shtetasi:

L.B, 47 vjeç, banues në Berat.

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit L.B në lagjen "13 Shtatori" ku gjatë kontrollit u gjetën në banesë 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake” parashikuar nga nenet 283/1, 278 të Kodit Penal.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?