Kronikë

Skandali/ Prokuroria: Në treg s'u hodhën 10 por mbi 21 ton mandarina me pesticide! U kthyen nga Kroacia e u blenë nga fermerët në Berat e Sarandë! AKU s'dinte gjë, 3 në pranga (EMRAT)

26 Shkurt, 10:18| Përditesimi: 26 Shkurt, 22:24

  • Share

BERAT-Prokuroria e Beratit informon se ka dyshime se në treg janë hedhur mbi 21.000 kg mandarina me pesticide, të cilat pasi u kthyen nga Kroacia nuk u asgjësuan por janë blerë nga fermerët e qarkut Berat dhe Sarandë. 

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.768 mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria e Përgjithshme Tiranë pas refuzimit në Kroaci të 21593 kg mandarina klementine të dyshuara me pesticide fosmet, rezultoi se produkti është blerë nga fermerët e qarkut Berat dhe Sarandë.  Nga analizat, u konstatua se tek kjo sasi mandarinash kishte mbetje pesticidi “Fosmet” mbi normën e lejuar (0.075 mg/kg -vlera elejuar ≤ 0.01 mg/kg). Në një kohë kur ky pesticid është hequr nga përdorimi nga viti 2022 dhe nuk lejohet të përdoret. Konsumimi i një fruti që përmban mbetje të fosmetit mbi nivelet e lejuara mund të sjellë pasoja për shëndetin e njeriut, veçanërisht nëse ekspozimi është i përsëritur, pasi fosmeti është një kimikat toksik'  informoi mbrëmjen e sotme prokuroria e Beratit.

Prokuroria informon se ka arrestuar fermerin Elton Tafa nga Goriçani i Beratit, grumbulluesin  Arben Dyli dhe inspektorin Elson Tahiraj për veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Shkelje të rregullave për lëndët helmuese‘, ‘Prodhim dhe shitje të ushqimeve dhe lëndëve të rrezikshme për shëndetin apo jetën e njerëzve‘ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore‘ të parashikuara nga nenet 281, 288 dhe 288/c të K. Penal.

Por skandali nuk përfundon këtu! Në dhjetor të 2024, kur Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) ngriti alarmin për mandarinat me pesticide, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi publikisht se ka asgjësuar 10 ton mandarina dhe ka gjobitur me 4 milionë lekë, Arben Dylin, pronarin e subjektit eksportues.

Ndërsa prokuroria sot provoi të kundërtën!  Prokuroria thotë se  procedura e kthimit të produktit të pasigurt është bërë pa dijeninë e AKU dhe se fermeri kishte mashtruar duke thënë se e kishte asgjësuar produkutin, ndërkohë që e vërteta ka rezultuar ndryshe. 

Kur është marrë në pyetje fermeri Tahiraj ai është shprehur se kishte hedhur mallin në landfillin e Bashkisë Dimal por nga këqyrja rezultoi se nuk kishte asnjë mbetje produkti.

"Nga hetimet rezultoi se procedura e kthimit të produktit të pasigurt, është bërë pa dijeninë e AKU dhe fermeri Elton Tafa tha se ka asgjësuar produktin e kthyer nga operatori i biznesit ushqimor në një vend të paidentifikuar. Vetë fermeri pretendoi se e kishte hedhur mallin në landfillin e Bashkisë Dimal ku ndërkohë nga këqyrja rezultoi se nuk kishte asnjë mbetje produkti. Gjithashtu në deklarimin e dhënë në AKU sipas procesverbalit të konstatimit rezulton të ketë deklaruar se e ka hedhur mallin në kanale të rastësishme'

Ndërkohë Elson Tahiraj, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. Gjatë dëshmisë së tij ai ka deklaruar se ka pasur raste që i dërgonte bosh certifikatat tek subjekti dhe vetë subjeti i plotësonte dhe ja dërgonte të plotësuara me foto dhe ai më pas i regjistronte në databasën e DRVMB.

Kjo nuk ishte ngarkesa e vetme që u kthye në fund të vitit 2024 nga vendet e Bashkimit Europian, por deri më tani vetëm për rastin e Goricanit të Beratit janë kryer hetime. Ndërkohë nuk ka informacion të saktë nëse janë asgjësuar mbi 20 ton mandarina të tjera, prodhuara në Konispol e Divjakë që u kthyen për shkak të mbetjeve të larta të pesticideve si klorpirifos (chlorpyifos) dhe fosmet (phosmet). Këto pesticide që fermeret i përdorin pa kriter për të luftuar isektet tek bimët e agrumet janë të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian për faktin se dëmtojnë shëndetin e njerëzve, sidomos sistemin nervor. I njëjti legjislacion është në fuqi edhe në vendin tonë, por rasti i Goriçanit tregoi se nuk zbatohet.

Ora 20:34
Skandali/ Prokuroria: Në treg u hodhën mbi 21 ton mandarina me pesticide të cilat u kthyen nga Kroacia, zbardhet dëshmia e fermerit dhe inspektorit

Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e tre personave për një skandal ushqimor që përfshin mbi 21,000 kg mandarina me pesticide të ndaluara.

Të ndaluarit janë fermeri Elton Tafa, grumbulluesi Arben Dyli dhe inspektori Elson Tahiraj, të akuzuar për “shpërdorim detyre,” “shkelje të rregullave për lëndët helmuese,” “prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për jetën e njerëzve” dhe “mashtrim me produktet ushqimore”, sipas Kodit Penal.

Sipas prokurorisë, mandarinat e kthyer nga Kroacia nuk u asgjësuan në mënyrë të rregullt. Fermeri Elton Tafa pretendoi se i kishte hedhur në një landfill në Bashkinë Dimal, por inspektimet nuk gjetën asnjë mbetje të produktit.

Inspektori Elson Tahiraj, përgjegjës për certifikatat fitosanitare, pranoi se në raste të mëparshme kishte dërguar certifikata bosh te subjektet eksportuese, të cilat i plotësonin vetë dhe ia dërgonin më pas me foto për regjistrim në bazën e të dhënave.

'Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.768 mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria e Përgjithshme Tiranë pas refuzimit në Kroaci të 21593 kg mandarina klementine të dyshuara me pesticide fosmet, rezultoi se produkti është blerë nga fermerët e qarkut Berat dhe Sarandë. Nga analizat, u konstatua se tek kjo sasi mandarinash kishte mbetje pesticidi “Fosmet” mbi normën e lejuar (0.075 mg/kg -vlera elejuar ≤ 0.01 mg/kg). Në një kohë kur ky pesticid është hequr nga përdorimi nga viti 2022 dhe nuk lejohet të përdoret. Konsumimi i një fruti që përmban mbetje të fosmetit mbi nivelet e lejuara mund të sjellë pasoja për shëndetin e njeriut, veçanërisht nëse ekspozimi është i përsëritur, pasi fosmeti është një kimikat toksik.

Nga hetimet rezultoi se procedura e kthimit të produktit të pasigurt, është bërë pa dijeninë e AKU dhe fermeri E.T. tha se ka asgjësuar produktin e kthyer nga operatori i biznesit ushqimor në një vend të paidentifikuar. Vetë fermeri pretendoi se e kishte hedhur mallin në landfillin e Bashkisë Dimal ku ndërkohë nga këqyrja rezultoi se nuk kishte asnjë mbetje produkti. Gjithashtu në deklarimin e dhënë në AKU sipas procesverbalit të konstatimit rezulton të ketë deklaruar se e ka hedhur mallin në kanale të rastësishme', thuhet në njoftim. 

Ndërkohë, sipas prokurorisë, punonjësi i DRVMB Berat inspektori Elson Tahiraj në lidhje me këtë rast, ka deklaruar se punon prej 5-vitesh në këtë pozicion dhe ka për detyrë të monitorjë bimët dhe të lëshojë certifikatat fito sanitare. Ai deklaroi se ka shkuar tek fermeri pas ngritjes së grupit të punës dhe se mostrat i ka marë në pemë tek fermeri.

Por duke qënë se është personi përgjegjës i cili certifikon mallrat për eksport, ka deklaruar se ka pasur raste që i dërgonte bosh certifikatat tek subjekti dhe vetë subjeti i plotësonte dhe ja dërgonte të plotësuara me foto dhe ai më pas i regjistronte në databasën e DRVMB.

Hetimet po vijojnë, ndërsa çështja është në Prokurori.

Ora 11:39
Mandarinat me pesticide/ Si gënjente AKU në dhjetor: U asgjësuan! Prokuroria thotë se u hodhën në treg

Foto: Mandarina

Mandarinat me pesticide janë rikthyer sërish në kryefjalën e mediave ditën e sotme. Prokuroria e Beratit njoftoi sot se tre persona u vendosën në pranga lidhur me eksportin e mandarinave me përmbajtje të lartë pesticidesh.

Në fund të vitit 2024 pasi tre ngarkesa me mandarina me origjinë nga Shqipëria u kthyen mbrapsht nga Kroacia, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Berat në një deklaratë tha se gjobiti subjektin eksportues me pronar Arben Dyli me 4 milion lekë, pasi nuk ka njoftuar për tregtimin e agrumeve.

Madje sipas tyre, i gjithë prodhimi i kthyer mbrapsht u gropos nga specialistët e AKU-së.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O bq: 27/02/2025 15:02

    Dhe ketu do vidhni o plera o bastarda helmoni femij

    Përgjigju
  • Artjon Skenderi: 27/02/2025 11:24

    AKU-ja mjafton te pi kafe dhe cigare e ka bo detyren (rroge + rryshfet).

    Përgjigju
  • Fshati: 27/02/2025 07:59

    Nje kamion me mandarina, skandal i madh, me siguri është hera e vetme që hidhen në treg ushqime të pakontrolluara.

    Përgjigju
  • Trump: 27/02/2025 06:24

    Keto helme i hane femijet tane. Tek AKU duhen arrestime masive, sepse ky eshte krim i perseritur. Dhe te ashpersohet ligji per kete lloj krimi.

    Përgjigju
  • Iris: 27/02/2025 01:59

    Dy pyetje: 1-Perse nuk ka asnje akuze ndaj AKU-se per mosndjekje te ceshtjes deri ne fund,pra pse nuk kontrolluan qe ne fillim nese mandarinat ishin azgjesuar apo jo? 2-Ky Elson Tahiraj qe u dergonte fermereve certifikata te bardha qe i plotesonin vete,ku e ben pazarin,ku i ble perimet e frutat per vete e familjen e tij?

    Përgjigju
  • dori: 26/02/2025 21:21

    Këta idjotë të AKU për çfar paguhen....këta duhen arrestuar të parët.

    Përgjigju
  • Or tej: 26/02/2025 16:49

    10 ton ilaqe iu befshin or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Ne rregull: 26/02/2025 16:34

    Shoqëria shqiptare ka falimentuar komplet, ne per 100 euro vrasim njeritjetrin..jemi degraduar..pa asnjë lloj respekti,pa asnjë lloj vlere per jetën,dhe ne fakt e ka treguar historia,asnjëherë nuk kemi pasur shtet,komb,kane tallur trapin kushdo ka dashur,me 5 lekë vin edhe blen edhe presidentin e Republikës..shtet leshi

    Përgjigju
  • Karbohidrate: 26/02/2025 14:53

    Krimi ushqimor duhet te goditet shume fort pasi jep deme edhe ne femije ne pleq e kudo, strukturat e reja te drejtesis do ishin te lutura sa u perket qeshtjeve ushqimore sikur keto raste nderkomebtare ta forcojne shume ligjin, shendeti popullit tregon sigurine e nje kombi

    Përgjigju
  • Niku: 26/02/2025 14:51

    Pastaj thote Rama, kthehuni ne Shqiperi. Ne Shqiperi o zoti Rama, mund te jetojne vetem dembelet,indiferent dhe popull e 5 mije lekshit qe i genjen politikane me nje byrek

    Përgjigju
  • Populli: 26/02/2025 11:37

    Perse nuk e ndaluat mallin sapo u kthyen ne territorin Shqiptar dhe te kryenit asgjesimin por ndejten derisa i shiten deri ne kokrren e fundit pastaj i hapni ceshje penale?!Cfare prokurorie eshte kjo?!Nuk keni as turp as seder…Keta bejne miljona ne kurriz te shendetit tone ndersa ju i hapni ceshtje penale dhe ja kalojne paq me nie gjobe…TURP

    Përgjigju
  • Lushka: 26/02/2025 10:55

    Ne si qytetar shqiptar i blejme si bio me demek. Mortja organeve qe nuk i klasifikon keto vepra per akte terroriste edhe shuarjes ne mase te popullsis.te isha un ne krye te prokurorise edhe gnykates denim maximal nga pasiguria ushqimore qe eshte thelbesore per nje komb. Mbetje ketej e andej ruhesh nga patatet domatet e ha me manderinen... mbytini keto qe te pasurohet njeri te vdesim nje komb te tere. Nje produkt qe ka qen i pranishem tek un ne shtepi me familjaret e mi tek ju prokuror tek ju gjykates tek kushdo ne kete territor. Uroj te marrin denim maximal per keto terrorista.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?