Babai i fermerit të arrestuar, në fshatin Goriçan të Beratit, për shitjen e mandarinave me pesticide pretendon se i biri është i pafajshëm.
Hekuran Tafa tha se “i biri, Elton Tafa, nuk ka nxjerr në treg mandarinat që u kthyen nga Kroacia me përmbajtje të lartë të pesticidit fosmet (phosmet).
Pse e arrestuan djalin?
- Nuk di gjë se ai s’ka vrarë s’ka bërë, është i pafajshëm. Nuk di gjë po të them.
Kush i ka shitur mandarinat?
- Unë nuk e pyes për asgjë atë (djalin). Shiten nuk shiten nuk e di por them se është i pafajshëm. Shteti të nxjerrë të vertetën. Nuk dimë gjë se ca është bërë me ato që u kthyen.
Kush e ka fajin?
- S’di gjë! Të them kot!
A është e vertete që janë me pesticidie?
- Ato po të ishin helmuese, ne do kishim vdekur të gjithë!
Duke pretenduar se askush nuk e dinte se ky pesticid është i ndaluar, jashtë kamerave Tafa, tha se e kanë përdorur të gjithë fermerët.
Me urdhër të Prokurorisë në Berat sot u prangosën Arben Dyli, grumbullues, Elton Tafa fermer dhe Elson Tahiraj, zyrtar.
Ata kane shitur në tregun vendas një sasi prej 10 tonë mandarinash e destinuar për asgjësim, pasi ishte kthyer nga shteti kroat. Nga analizat e kryera në Kroaci, rezultoi se ngarkesa kishte përmbajtje të lartë të pesticidit fosmet (phosmet), i dëmshëm për shëndetin e konsumatorëve.
Komente

Ne nje shtet 50 vite mbrapa europes ne çdo sektor te jetes e prodhimit, te pesticidet e mandarinave jemi ne pararoj. Eshte pika me e afert me europen. Vetem 5 vite larg. Deri vetem para 5 vitesh, ky pesticid perdorej gjeresisht ne Europe. Ata dhe e prodhuan dhe na e shiten se ne nuk kemi me industri kimike
PërgjigjuSi pretendon qe i biri eshte i pafajshem kur nuk di asgje per veprimet e tij?!
Përgjigju