Hysen Buzali dhe Fadil Nasufi

Politikë

Berat/ PS ‘blindon’ 5 mandate, Buzali dhe Nasufi më të votuarit! Berisha vetëm 2 ligjvënës nga lista e sigurt

14 Maj, 11:41| Përditesimi: 14 Maj, 14:03

  • Share

1747215913_fadilnasufihysenbuzali.jpg

Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste konfirmon epërsinë duke siguruar 5 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha mbetet me vetëm 2 mandate.

PS fut në Kuvend 2 deputetë nga lista e mbyllur, Ervin Demo dhe Enriketa Jaho, ndërsa nga votat preferenciale sigurojnë mandate Hysen Buzali me 8153 vota, Fadil Nasufi me 6241 vota si dhe Hatixhe Konomi, e cila përfiton mandatin falë kuotës gjinore, me 3366 vota.

Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Berat vetëm dy deputetë nga lista e sigurt, Eno Bozdo dhe Zija Ismaili, duke mos arritur të sigurojë asnjë mandat përmes votës preferenciale.

Kliko këtu për të lexuar përditësimin e rezultateve në kohë reale dhe votat e kandidatëve

Deputetët e PS në qarkun e Beratit 
Ervin Demo (lista e mbyllur)
Enriketa Jaho (lista e mbyllur)
Hysen Buzali 8153 vota, Fadil Nasufi 6241 vota (lista e hapur)
Hatixhe Konomi  3366 vota (lista e hapur)
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Beratit 
Eno Bozdo
Zija Ismaili


Lajmi kryesor:

Numërohen votat për kandidatët/ Më të votuarit e PS dhe PD! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë! Alimehmeti i pari në kryeqytet nga PD, Ilir Meta nuk futet në Kuvend


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?