Berat- Ndërsa Shqipëruia është përfshirë përsëri ditën e sotme nga një numër i lartë vatrash zjarri dhe situata mbetet kritike në disa prej qarqeve, një lajm i mirë vjen nga Berati.
Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri me helikopterë, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet e operacionit, teksa shfaqen sipërfaqe të tëra me pyje, kullota dhe pemëtari të shkrumbuara nga flakët.
Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.
Gazetarja e Report Tv, Mimoza Sinanaj informon se zjarri ra në orën 15:00 dhe kërcënoi jetët e banorëve, të cilët u evakuan menjëherë.
Në këto momente sipas prefektes Beratit Valbona Zylyftari, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk rrezikohen shtëpi apo banorë dhe vijon fikja e vatrave të vogla të mbetura. Terreni i vështirë dhe temperaturat e larta me erën jo në favor, e vështirësojnë aksionin. Informohet se banorët dhe banesat janë tashmë të sigurta.
Lajmi kryesor:
23 zjarre në vend, Mbrojtja: Aktive vatra te Syri i Kaltër dhe Mali i Sopotit, situata paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike
A.Q/ReportTv.al