Politikë

'11 maji u plaçkit', Berisha: Informoj SHBA e BE (por nuk publikon provat)! Zgjedhjet u kapën nga organizatat kriminale

14 Maj, 14:34| Përditesimi: 14 Maj, 18:37

  • Share

Një ditë pasi deklaroi publikisht se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, Sali Berisha u shfaq sërish nga selia blu për të dhënë se zgjedhjet u grabitën dhe se sipas tij, kjo ishte një farsë elektorale. Berisha tha në një deklaratë për mediat se raportet paraprake kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet me raportet paraprake, por në fakt të gjithë liderët e BE ‘certifikuan’ zgjedhjet duke i uruar Ramës fitoren, ndërsa në një deklaratë të BE thuhej se zgjedhjet ishin gjithëpërfshirëse dhe transparente.  

“Unë këtu shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake, të cilat defakto në parimin më themelor ndërkombëtar dhe kombëtar të zgjedhjeve, atë të barazisë së palëve, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet", tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha thotë se PD po përgatit luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve. I shpallur non grata nga SHBA, Berisha thotë se do të informojë Kongresin e SHBA dhe kancelaritë europiane për grabitjen e zgjedhjeve.

“Me ODIHR dhe OSBE, sikundër me të gjitha kancelaritë europiane, me senatin, kongresin dhe administratën e SHBA, ne në mbrojtje të votës së qytetarëve shqiptarë, do të kemi paraqitje dhe shkëmbime intensive mendimesh, dokumentesh dhe faktesh të pakundërshtueshme. Narkoregjimi i Tiranës nuk mundet kurrë të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu”, tha Berisha.

Për 11 majin thotë se u kap nga organizatat kriminale jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në rajon, duke thënë se me PD në pushtet do shpallen organizata terroriste, por duket se Berisha ‘harroi’ që zgjedhjet i humbi thellë.

 “Zgjedhje të kapura nga organizata kriminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit, të cilat disponojnë në kontot e tyre të nëndheshme, miliarda euro dhe që luftojnë këto zgjedhje për lëkurën e tyre, sepse siç e dini, i kisha garantuar dhe vazhdoj ti garantoj se ato me PD në pushtet, do të shpallen organizata terroriste, ç’ka do të thotë ligji do të jetë i tmerrshëm për to”, tha Berisha.

Nga selia blu, Berisha u shpreh se krimi ka terrorizuar demokratët që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve, edhe pse në fakt nuk ka publikuar asnjë pamje që të vërtetojë se zgjedhjet u vodhën. Kreu i PD kërkoi edhe lirimin e vëzhguesit të PD, Luan Tollozhina, i cili dhunoi komisionerin e PS në Pogradec. 

 “Në këtë kuadër dënoj me forcën më të madhe terrorin policesk, ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit Luan Tollozhina. E gjithë ngjarja është një kurth policesk i organizuar kundër tij. Ai mbahet në burg vetëm si qëndrestar dhe mbrojtës i votës. Dënoj akte të tjera të falangave të krimit që kanë terrorizuar demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve”, tha Berisha.

Të enjten Sali Berisha do të udhëtojë edhe drejt Brukselit ku do të marrë pjesë në samitin e Aleancës ndërkombëtare të Qendrës së Djathtë për t’u rikthyer për protestën e parë kundër rezultatit të zgjedhjeve, të premten në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i parë.

Ora 15:29
Berisha: Po përgatisim ‘luftën’ për mbrojtjen e votës! Kemi filmime e dokumente që tregojnë vjedhjen e zgjedhjeve (por nuk publikon asgjë)

 

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, ku rezultatet deri më tani tregojnë se PD merr vetëm 50 mandate, Berisha ka dalë sërish në një konferencë për mediat, duke pretenduar se zgjedhjet u vodhën. Berisha akuzoi mazhorancën se përmes përdorimit të bandave kriminale në fushatë, ka deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Ai nënvizoi se opozita po përgatit një “luftë të fuqishme” për të mbrojtur të drejtën e votës, që sipas tij është cenuar rëndë.

“Partia Demokratike në emergjencë duhet të përcaktojë rrugët e mbrojtjes së votës së shqiptarëve, dhe pastaj të gjitha të tjerat. Por emergjenca e emergjencës është se, zgjedhjet e grabitura nuk i falen kurrë, narkodiktatorit Edi Rama. Cilido që mendon ndryshe, le të hedhë poshtë njërën nga faktet që kemi paraqitur. Kësaj here gjërat bazë janë publike, i bëri me vendime qeverie Edi Rama. Nuk po merremi me ato të nëndheshmet”, tha Berisha.

Ndërkohë, Berisha thotë se kanë në duart fakte, materiale dhe dokumente që tregojnë se zgjedhjet e vodhën, por në fakt nuk publikon asnjë, por thotë se do të informojë Kongresin e SHBA dhe kancelaritë europiane.

“Dënoj me forcën më të madhe terrorin policesk, ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit Luan Tollozhina. E gjithë ngjarja është një kurth policesk i organizuar kundër tij. Ai mbahet në burg vetëm si qëndrestar dhe mbrojtës i votës.

Dënoj akte të tjera të falangave të krimit që kanë terrorizuar demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve.

Pra, ftoj demokratët dhe demokratet e mbarë opozitarët të vazhdojmë këtë mision, si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë.

Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës.

Ata të cilët injorojnë se këto zgjedhje u grabitën, u plaçkitën në mënyrat më kriminale dhe antidemokratike, do të zhgënjehen më vonë, kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Europës dhe botës, shëmtinë e kësaj farse elektorale”, tha Berisha.

Ora 14:52
Meta jashtë Kuvendit/ Berisha: Atij i bëhet lufta më e egër nga Edi Rama, mbaje në burg që të fitojë

 

Sali Berisha komentoi në një deklaratë për mediat dhe lënien jashtë Kuvendit të Ilir Metës.Ai u shpreh se Metës po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu.

“Mendoj se lista e hapur e PD-së ka kandidatura të shkëlqyera dhe e them këtë me bindjen më të madhe. Ka vajza dhe djem, burra dhe gra me një CV ndër më të admirueshmet dhe ju nuk mund të më thoni një prej tyre, pse është dhe më thoni për cilin, që unë të ju përgjigjem. Përsa i përket Ilir Metës atij i bëhet lufta më e egër që i është bërë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama. Si është kjo, mbaje në burg që të mos fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij. Kjo është. ”, tha Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 14/05/2025 17:21

    SALI ASGJESO XHABAFTET,,ATA VODHEN ZGJEDHJET NE TIRANE,,,,DHE CELET NE ELBASAN..popullin e ke mbrapa.....

    Përgjigju
  • EriEri: 14/05/2025 16:47

    Bukur bukur ja ke qendisur O "Cadra", te lumte dora

    Përgjigju
  • Shark: 14/05/2025 15:47

    Ti qenke me te vertet budalla, kjo kembengulja jote ska per te dal per mire. Mjerr ne shqiptaret qe kemi patur till politikan, 30 vjet mbrapa na le cfar kerkon më aa?

    Përgjigju
  • Çadra pistolete: 14/05/2025 15:35

    Bobo, do paguash prape 6 milion dollare per te miren e shqiptareve. Lum shqiperia qe te ka o Sali Protopapa qe po shkrin pasurine qe te la Ram Berisha nga Viçidoli per ne. Marrsh nga ditet e Flamur Nokes dhe Albana Vokshit dhe te pacim sa malet.Tani shko te te veshe Liria kanatjeren e leshit dhe pampersin se edhe kepucet te kane futur shurre.

    Përgjigju
  • Nje malok: 14/05/2025 15:00

    Sa po me vune ne dijeni per masakren qe i eshte bere Berishes dhe familjes se tij,prandaj kam lene cdo pune dhe perpiqem te kontaktoj LaCiviten i cili me pas do tekontaktoje vajzen e asaj sekretares e cila do te vere ne dijeni kryesekretarin...qe do ti telefonoi Trampit.Gjer atehere familja Berisha te shtrengoje sumen e te nxjerre ne prtesta masive e madheshtore ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?