Sali Berisha komentoi në një deklaratë për mediat dhe lënien jashtë Kuvendit të Ilir Metës.Ai u shpreh se Metës po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu.
“Mendoj se lista e hapur e PD-së ka kandidatura të shkëlqyera dhe e them këtë me bindjen më të madhe. Ka vajza dhe djem, burra dhe gra me një CV ndër më të admirueshmet dhe ju nuk mund të më thoni një prej tyre, pse është dhe më thoni për cilin, që unë të ju përgjigjem. Përsa i përket Ilir Metës atij i bëhet lufta më e egër që i është bërë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama. Si është kjo, mbaje në burg që të mos fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij. Kjo është. ”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
'11 maji u plaçkit', Berisha: Informoj SHBA e BE (por nuk publikon provat)! Zgjedhjet u kapën nga organizatat kriminale
SI.E./I.M/ReportTv.al
