Gjatë mbledhjes së kryesisë të ‘Rithemelimit’, ish kryeministri, Sali Berisha tha se ndërkohë që 30 vite më parë shqiptarët u kthyen në ‘popull gomonesh” për shkak të kafshatës së bukës, tashmë sipas tij, shqiptarët ishin kthyer në popull gomonesh për shkak të një regjimi që nuk respekton votën e lirë.
Ai tha se ishte e paimgjinueshme që sot Shqipëria të mos kishte më porte, ndërsa theksoi se ishte jetike zbatimi i një veprimtarie shumëplanëshe.
"Nëse 30 vite më parë u bëmë popull i gomoneve për shkak, absolutisht të kafshatës, sepse nga diktatura dolëm të tretët më të varfër në botë, sot jemi popull i gomoneve për shkak të një regjimi, narkoshteti që nuk respekton më votën tonë, liritë tona, që vjedh pasuritë tona, që shkelmon liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, që pranon vasalitet.
Dhe me të gjitha këto së bashku vret shpresën e shqiptarëve dhe shpërndan si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet. Një plaçkitje universale. A mund ta imagjinoni sot Shqipërinë ju, një vend pa porte. 400 km linjë bregdetare dhe nga Saranda në Durrës, portet i zhdukën. Pra se si e si ta shkatërrojnë këtë vend. Mendoj se vendimi ynë për një veprimtari shumëplanëshe sado që kërkon mobilizim shumë më të madh është jetik. Le të vazhdojmë mendoj unë këto linja, të bëjmë gjithçka për një proces në primare të suksesshëm, të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë, interesat e kombit shqiptarë që janë sot më të kërcënuara se kurrë"-u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor:
Më 6 dhjetor të gjithë liderët europianë në Tiranë, Berisha nuk tërhiqet: Të martën në orën 12:00 protestë në Bulevard
B.V//ReportTv.al