Politikë

Berisha: Ministri i brendshëm votohet si ‘yll’ i të burgosurve, 99% e tyre votuan për PS

13 Maj, 14:09| Përditesimi: 13 Maj, 15:02

  • Share

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, vijoi me akuza edhe ndaj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, teksa tha se është kthyer në “yllin” e të burgosurve, pasi këta të fundit kanë votuar për PS. 

“A e morët vesh ju sesa votuan në burgje? Ministri i Brendshëm të gjitha votat me Ermonela Felon në burg. A ka vend në votë që votohet ministri i Brendshëm përveçse në Shqipëri, se është bandit si ata.  Ministri i brendshëm votohet në burg si ylli i të burgosurve, 99% e të burgosurve votojnë PS, rroftë partia që na burgosi.  Kjo është Koreja e Veriut. 

Beteja për votën e shqiptarëve ëhstë betejë absolute, do të jetë fitimare. Thirrje edhe njëherë popullit opozitar në protëestë kundër këtyre zgjedhjeve të grabitura më shumë se kurrë ndonjëherë. Këto zgjedhje dëshmojnë se sa më shumë vjedhin edi rama me grupin e tij, aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shtrohet në votë dhe vota në krim.”
 


Lajmi kryesor:

Berisha nuk njeh zgjedhjet: U diktuan nga krimi, s’pajtohemi kurrë! S’dorëhiqet as nga PD: Betejën ai që e nisi...do ta bitisë! Thërret protestë ditën e Samitit Europian


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: