TIRANË- Pas humbjes së thellë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk njeh zgjedhjet e 11 majit. Një ditë më parë, kreu i PD kishte lënë të nënkuptuar se nuk do ta njihte këtë proces, por sot e tha drejtpërdrejtë se nuk “ne nuk bëhet fjalë kurrë që të pajtohemi me këto zgjedhje.”
Përballë gazetarëve, Sali Berisha hodhi akuza se zgjedhjet e 11 majit u diktuan nga krimi dhe se janë zgjedhjet më grabitura, plaçkitura dhe dhunuara në gjithë historinë.
“Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. ”, tha Berisha.
Sic ka ndodhur rëndom në historinë e PD, mospranimi i rezultatit humbës shoqërohet po ashtu me paralajmërime për protesta.
“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet.”, tha Berisha.
Data nuk është një ditë e zakonshme. Më 16 Maj, në Tiranë do të organizohet samiti i komuniteti politik europian. Udhëheqësit e 47 vendeve do të mblidhen për të diskutuar në një strukturë të posaçme, të ngritur për këtë aktivitet në lulishten pas monumentit të Skendërbeut.
Në dhjetor të vitit 2022, Berisha zgjodhi të zhvillojë protestë pikërisht në ditën kur në kryeqytet mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në atë kohë ai e organizoi atë ngjitur me perimetrin e sigurisë së samitit. Këtë herë ka zgjedhur ta bëjë disa qindra metra më tutje.
Rikthimin pas 12 vitesh në pushtet, me non gratën mbi supe, Berisha nuk e mori, por po sot konfirmoi po ashtu se nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Partisë. Ndonëse ka qenë ai vetë që ka përfshirë në statut, në kohën e Rithemelimit, nenin që e bën automatik largimin e kryetarit të partisë në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare.
Pika 8 e nenit 46 të statutit të Partisë Demokratike e ka të sanksionuar qartë se në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për kryetarin. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie. Nëse do të merret i mirëqenë statuti i PD-së, në fund të numërimit të plotë të votave, Sali Berisha do të ishte automatikisht i shkarkuar nga kreu i partisë.
Pika 8 e nenit 46 të statutit të Partisë Demokratike
“PD ka statutin dhe do i përmbahet asaj, por ka disa parime eprore dhe këto parime është vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti vazhdon betejën për votën e lirë të shqiptarëve. Këtë betejë, gjer në fitore ai që e nisi dhe do ta bitisë...”, tha Berisha.
Berisha dha edhe pretendimet e tij se përse nuk njeh zgjedhjet, duke thënë se bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit. Sipas Berishës, votat u blenë me zarfe 100 euro, ndërsa u ndal edhe tek VKM e miratuar nga Këshilli i Ministrave për procedurat për që do të ndjekin institucionet përkatëse për ligjin për faljen e gjobave. Berisha tha se Rama përdori amnistinë 200 mln euro për faljen e gjobave, ndërsa një ditë më parë pwr këtë shifër tha se ishte 150 mln euro.
Pasi doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se kush do ta udhëheqë betejën për ‘votën e lirë’, ndërkohë që statuti i PD parashikon që pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për kryetarin.
“Këtë betejë, gjer në fitore ai që e nisi dhe do ta bitisë...”, tha Berisha.
“Beteja për votën e lirë. Prevalon mbi të gjitha. Asgjë nuk mund ta ndalë PD në këtë betejë”, tha Berisha.
Kreu i PD Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, vijoi me akuza edhe ndaj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, teksa tha se është kthyer në “yllin” e të burgosurve, pasi këta të fundit kanë votuar për PS.
“A e morët vesh ju sesa votuan në burgje? Ministri i Brendshëm të gjitha votat me Ermonela Felon në burg. A ka vend në votë që votohet ministri i Brendshëm përveçse në Shqipëri, se është bandit si ata. Ministri i brendshëm votohet në burg si ylli i të burgosurve, 99% e të burgosurve votojnë PS, rroftë partia që na burgosi. Kjo është Koreja e Veriut.
Beteja për votën e shqiptarëve ëhstë betejë absolute, do të jetë fitimare. Thirrje edhe njëherë popullit opozitar në protëestë kundër këtyre zgjedhjeve të grabitura më shumë se kurrë ndonjëherë. Këto zgjedhje dëshmojnë se sa më shumë vjedhin edi rama me grupin e tij, aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shtrohet në votë dhe vota në krim.”
Në konferencën për mediat, Sali Berisha pasi pretendoi për vjedhje votash, hodhi akuza edhe ndaj dy zyrtarëve të Shërbimit Informativ, duke pretenduar se kanë "vepruar" për karrigen e Edi Ramës.
"Dy drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, zëvendës të drejtores, u morën javët e para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj dhe çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral.", tha Berisha.
Për Berishën, janë vjedhur edhe votat e diasporës.
"Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6%, pra kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhitë e patronazhistëve në Greqi ishte 1500, 1000 apo 1300 zarfe. Pas dërgimit të kriminel Ballës çdo ditë kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara. Besoj se po e ndiqni numërimin e votave të diasporës sesi ato janë të gjitha me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit.”, tha Berisha.
Komente

Te pafytyret Kellici, Noka, Vokshi, Shehu dhe gjithe Lista e Mbyllur duhet te largohen njehere e mire nga drejtimi i Partise Demokratike. Keto jane turpi per ne si popull qe nuk kemi opozite, qe nuk kemi te drejta te barabarta, qe na perdhoset xdo e drejte kushtetuese, cdo ushtrim profesioni te ndershem. Turp te kene Kellici, Noka, Vokshi, Shehu. Turp.
PërgjigjuTe pafytyret Kellici, Noka, Vokshi, Shehu dhe gjithe Lista e Mbyllur duhet te largohen njehere e mire nga drejtimi i Partise Demokratike. Keto jane turpi per ne si popull qe nuk kemi opozite, qe nuk kemi te drejta te barabarta, qe na perdhoset xdo e drejte kushtetuese, cdo ushtrim profesioni te ndershem. Turp te kene Kellici, Noka, Vokshi, Shehu. Turp.
PërgjigjuJep dorëheqjen o matuf! Na ke lodhur të gjithë me mashtrimet e tua, ditë e natë duke shpifur. Ti bashkë me ato kufomat e tjerë të PD-SË që të gjithë i dimë, zhdukuni nga politika dhe vetëm atëherë mund të ndodhë rotacioni politik! Deshe të kopjoje Trumpin por përfundove si Gruevski, tani të mungon vetëm të kërkosh azil në ndonjë Shtet nga ato që të kanë mbështetur ekonomikisht si prsh Greqia.
PërgjigjuKam kohe qe ne komentet e mia kam ngritur alarmin per 12 vjet qeverisje dhe investime brutale ne nhe afat te shkurter kohor, per te cilat kam analizuar edhe pikepyetjen qe bazon alarmin " Zoti Berisha, a nuk mendoni se une kisha te drejte kur permenda dhe jo pa qellim qe ekonomia e shtetit shqiptar eshte CAPTURE"!! Por asnje nuk e kuptoi qellimin e ketyre investimeve dhe kesaj ekonomie qe Rindertoi dhe Rilindi the " CAPTURE ECONOMY". Rezultatet e ketyre zgjedhjeve eshte fillimi i prapaskenes se forcave qe fshihen pas kesaj felliqesire politike. Kam kohe qe kam ngritur alarmin qe pasojat do filloj ti ndjeje e para opozita, te bllokuar dhe detyruar te rrini ne heshtje ose te braktisni sallen e Parlamentit sepse nuk e keni te drejten e kundershtimit ose te miratimit. Kam kohe qe kam ngritur alarmin me prapaskenen e kesaj felliqesire politike qe do kete pasoja ne ekonomine e vendit dhe ne gjendjen psiko-sociale te popullit shqiptar sepse nuk mund te pranojme paradoksin e indiferences ndaj politikes qe ndodh qe nuk ndikim direkt ose indirekt ne jetet tona personale. Kam kohe qe ngre alarmin te jesaj felliqesire Rindertimi te Shqiperise si nhe Capture Economy ku prapaskena e planifikuesve do shtrihet ne vendet fqinje per te imponuar te njejtat pozita zgjedhore ose kapitullimi politik te qeverive demokratike ne shtete ku demokracia ka te njejtat tipare me zgjedhimet e shqiptareve. Metastazat e kesaj capture do ti ndjejne te gjithe dhe ky rezultat eshte fillimi i kapitullimit te nje shteti demokratik nese ju pranoni rezultatin e blere me resorte tarracash, apartamente dhe koncensione rrugesh dhe autostradash.
PërgjigjuNa prij or burr malsie. Qto burr jemi me ty. E kena me pushtu Tiran. Sepse ne jena gat prr lufte. do i shdukim kta tePs. Jena malok me spat ndor
PërgjigjuNuk eshte risi sjellja e kesaj kufome politike dhe morale! Nuk eshte risi qe do protestoje diten e samitit. Kjo kufome eshte e etur per gjak dhe destabilitet. Risi eshte vonesa e SPAK per hetimet e 21 Janarit. Nuk mund te presim sa te vdese ky kufome qe te mos gjykohet si Milloshevici. Gjkko perse po e zvarrit pafund kalimin per gjykim te dosjes Partizani?? Keto jane risi.
PërgjigjuLere Memen Shqiperi te behet Zonje si I ka hije. Nese do te miren e popullit ik me pak nder e te kujtohesh me pak nder. Ti ke qene dhe je plaga gangrene e atij vendi bashke me mikrobet qe te simpatizojne ty. Cfare duhet te pres populli nga ty kur tij je non grata ne vendet qe mbeshtesin zhvillimin e vendit. Mendoj se edhe demokratet me zemer votuan PS sepse vene te ardhmen e femijeve te tyre para delirit tend.
PërgjigjuDil ti me NOKEN se njeri ste vjen o HUMBES KRONIK
PërgjigjuTe keqen e enverit
PërgjigjuME hajvan se ky njeri nuk ka, ,,sjell topallin ne liste te mbyllur ne tirane,,,kur ate duhej ta lije ne liste te hapur ne shkoder ,po ashtu noken duhej ta lije ne liste te hapur ne kukes....po ashtu sulen duhej ta lije ne liste te hapur ne elbasan...dhe nuk duhej te fusje 4 te LSI,,ne listat e tiranes...mund te lije dhe tre te tjere ne liste te hapur,,,,ja ku dolen dhe 10 mandate per PD...POR ti sali nuk ke tru ne koke por bajga....
PërgjigjuFatkeqsisht kjo nuk eshte fytyra ,kultura,mentaliteti i berishes por i 34% te votueseve shqiptare dhe kjo tregon qe ketyre 34% nuk u ka ikur akoma bishti me ne krye LEXHENDEN e tufes qe ai drejton
PërgjigjuBravo Birisha! Nuk na surprizove: filloje, vazhdoje, mbaroje...si te duash ti...betejen per voten e lire,se ai qe e "nisi, do ta bitisi"...edhe 100 vite Berisha...per shendetin e Edi Rames, per shendetin tend, per familjet tuaja dhe ne fund fare per te keqen e Shqiperise!!!
PërgjigjuLidheni kete te kryekriminel dhe kryehajdut te cmendur; SPAK te justifikoje besimin e popullit shqiptar.
PërgjigjuBISHTI I QENIT PO BISHT QENI NGELET...
PërgjigjuJep doreheqjen ti dhe gjithe zinxhiri jot nga partia. Duke fillu nga noka, kellici , shehu, alizoti, vokshi etj
Përgjigju