Në konferencën për mediat, Sali Berisha pasi pretendoi për vjedhje votash, hodhi akuza edhe ndaj dy zyrtarëve të Shërbimit Informativ, duke pretenduar se kanë "vepruar" për karrigen e Edi Ramës.
"Dy drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, zëvendës të drejtores, u morën javët e para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj dhe çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral.", tha Berisha.
Për Berishën, janë vjedhur edhe votat e diasporës.
"Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6%, pra kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhitë e patronazhistëve në Greqi ishte 1500, 1000 apo 1300 zarfe. Pas dërgimit të kriminel Ballës çdo ditë kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara. Besoj se po e ndiqni numërimin e votave të diasporës sesi ato janë të gjitha me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit.”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha nuk njeh zgjedhjet: U diktuan nga krimi, s’pajtohemi kurrë! S’dorëhiqet as nga PD: Betejën ai që e nisi...do ta bitisë! Thërret protestë ditën e Samitit Europian
Xh.D/ReportTv.al
