Pasi doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se kush do ta udhëheqë betejën për ‘votën e lirë’, ndërkohë që statuti i PD parashikon që pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për kryetarin.
“Këtë betejë, gjer në fitore ai që e nisi dhe do ta bitisë...”, tha Berisha.
“Beteja për votën e lirë. Prevalon mbi të gjitha. Asgjë nuk mund ta ndalë PD në këtë betejë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha nuk njeh zgjedhjet: U diktuan nga krimi, s’pajtohemi kurrë! S’dorëhiqet as nga PD: Betejën ai që e nisi...do ta bitisë! Thërret protestë ditën e Samitit Europian
SI.E./r.k./ReportTv.al