Politikë

Berisha: Akti juaj i turpshëm, ta shtyjmë edhe 10 ditë afatin e regjistrimit për votën e Diasporës! Të zgjatet edhe për shqiptarët brenda, Rama ka shkallmuar

27 Shkurt, 10:49| Përditesimi: 27 Shkurt, 11:12

  • Share

 

Sali Berisha foli sot në Kuvend për lidhjet e mazhorancës me krimin, dosjen McGonigal dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirjen në antiligjshmëri. 

Ai gjithashtu kërkoi shtyrjen e afatit të regjistrimit për Diasporën edhe për 10 ditë të tjera dhe jo deri në 4 mars që është afati. Madje tha se ky afat duhet shtyrë edhe për zgjedhësit brenda vendit, të ndiqej i njëjti standard.

Ai tha se 11 maji nuk e shpëton dot as mazhorancën dhe as Ramën.

Madje sulmoi edhe përfaqësimin e dy rezolutave në OKB nga Shqipëria, një të BE e një të SHBA, duke votuar të parën, teksa e quajti hipokrizi dhe akt të shëmtuar.

Fjala e Berishës në Kuvend:

Aktet që paraqitet këtu janë gjysmake dhe hipokrite. Nëse bëhet fjalë që 800 mijë shqiptarëve (Balla e kontestoi më pas) i kanë të skaduara dokumentet dhe mundësojmë aktin që u lë vetëm 5 ditë afat, ky është akt qesharak që damkos këtë mazhorancë me një damkë tjetër të zezë dhe të merituar. Të paktën të shtyjmë edhe 10 ditë, ta bëjmë 15 ditë mundësinë e tyre edhe për ata që janë brenda. Ju po bëni këtu një akt që diskriminon shqiptarët. Nëse e zgjasni afatin për ata jashtë, duhet ta bëni edhe për shqiptarët brenda.

Ju garantoj që në botë nga 11 maji nuk ju shpëton dot. Dhe po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vioj më në Parlament, që nuk shkel më, që është bërë i shkallmuar, me një gjuhë që meriton çdo epitet, me një gjuhë qenefi, me një gjuhë... që nuk e prish gojën unë, sa herë flet ça nuk nxjerr. Pse nuk vjen? Dy arsye madhore janë që nuk vjen. Damian unë e di që ti ke thënë se zbaton urdhrat, por edhe ti je atje, të doli emri atje. More vesh a jo?! ishte dhe një ministër thoshte. Ti zbato ligjin!

Dosja McGonigal nuk mbyllet. Absolutisht jo, Damian shko ku të duash, nuk mbyllet ajo, edhe në malin Atos të shkosh, e di vetë ti, dëshmitar do thirresh për Ramën. Është akt korrupsioni, janë dhënë 250 mijë dollarë nga zyra e tij, ato s’i ke dhënë ti, i ka dhënë ai tjetri. Dëshmitarin e ke të sigurtë. E shikoni si është shkallmuar. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani, jo më me grusht, prisni, me kokë do i bjerë.

Së treti janë 10 milionë dollarë dhe janë vetëm maja e ajsbergut, që janë dhënë për reformën në drejtësi Delina Ficos, sesa ka marrë Linda Rama nga paratë e taksapaguesve ju them unë. Të presim me gërshërët e ligjit çdo lidhje. Me monstrën e njerëzimit George Soros dhe paratë e tij toksike. Pse do mbani ju këtë barrë të rëndë, kur një pjesë nuk keni lidhje. Pse do mbani mëkatet e tmerrshme të Edi Ramës?

Pse do mbani marrëdhënien e tij kriminale me McGonigalin?

Secili prej jush të zgjohet, ku është ky ministri i shtetit islamik bektashi, shkon në Nju Jork, sponsorizon dy rezoluta krejt të ndryshme, një të BE dhe një të SHBA, e voton atë të BE, o turp, servilizëm, çfarë jeni kështu, ca dinjiteti keni, si mund të të shfrytëzoni Shqipërinë kështu ju, lepe-peqe, peqe-lepe, si mund të flasësh për flamur ti, kur e shkelni në mes të OKB-së, ç’punë keni ju. Shqipëria sponsore e dy rezolutave që kundërshtonin njëri-tjetrin, çfarë pune keni ju?

Po ky zotëria për prapanicën e tij, me falni, është i gatshëm për të shpëtuar veten e tij të bëjë gjithçka. Bëni dëgjesa ju, pse i bëni, për mburojë të atij, sepse doni të zbusni vjedhjet që ka bërë me Erjon Veliajn”.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debate për dëgjesën e rektorit në grupin e PS! Bardhi: Presidenti ta shkarkojë! PS: Po i bëni gjyqin, Hallet e primareve mos i sillni këtu


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?