TIRANË- Dëgjesa në godinën e Kryesisë së Kuvendi, ku grupi parlamentar i PS thirri rektorin e Universitetit të Bujqësorit Fatbardh Sallakun lidhur me 24 masat e lëshuara nga SPAK, riktheu përplasjet në seancën parlamentare të se enjtes.
Duke e akuzuar si shkelës të ligjit që kërkoi strehim te PS, opozita kërkoi shkarkimin e Sallakut nga Presidenti.
"Një rektor kërkoi strehim në grupin tuaj parlamentar, më thanë që edhe Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet. i bëj thirrje presidentit ta shkarkojë", tha Gazment Bardhi.
“Rektori është në shkelje të ligjit të arsimit të lartë, rast I paprecedentë. Nuk mund të përdoret parlamenti për shoë shantazhi”, tha Erisa Xhixho.
Por për socialistët, ankesat e opozitës i ngjajnë një gjyqi publik që i bëhet një akademiku njëjtë si në komunizëm.
"Që ti bësh gjyq një akademiku në sallën e kuvendit nga një forcë politike që I ka bërë gjyq publik kryetarit, anëtarëve, që merr thashthemet e kënetës, është kulturë e komunizmit që jeton I gjallë mes asaj partie", tha Gogu.
"Rektori nuk erdhi për të mbrojtur veten nga akuzat apo personat, por për të sqaruar. Ai e tha se është i gatshëm të vijë edhe në grupin tuaj parlamentar. Zoti bardhi sapo e bëre gjyqin tënd këtu në Parlament. As rektori dhe as kryeministri nuk ka thënë se do mbajë anëne këtij apo atijk, apo se kush është fajtor. Ne nuk bëhjmë hetime. Është e padrejtë të dezinformohet publiku, se është foltore e shenjtë këtu. Nëse ju lidheni me primaret dhe tensionet atje e paqartësinë që keni atje ta sillni këtu kjo është sjellja juaj", tha Peleshi.
"Seancat dëgjimore e drejtë e cdo grupi parlamentar. Në tagrin e cdo grupi parlamentar të ftojë apo të dëgjojë këdo. Boll tani se na jeni bërë si këshilli i lagjes", tha Majko.
"Nëse e bëni edhe një herë e bëni, grupi i PD do jetë aty për t’ju penguar", tha Bardhi.
Teksa Kuvendi vijonte debatet, përmes një postimi në X, Kryeministri përshëndeti lehtësimin e masave të sigurisë nga gjykata, ndërsa e theksoi edhe një herë se nuk ka asnjë qëllim të pengojë punën e drejtësisë për të cilën kërkoi të vendoset deri në fund. Rama shkoi se teksa SPAK vijon qetësisht punën e vete, tashmë me masa të lehtësuara Universiteti Bujqësor nuk damkoset dhe aleanca strategjike e tij me Universitetin BOKU të Vjenës nuk kërcënohet.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi në kuvend se diaspora mezi po pret të marrë fletën e votimit për të votuar Partinë Socialiste. Ndërsa opozita e di se çfarë e pret më 11 maj, humbja më e madhe që ka parë ndonjëherë.
"E dini çfarë ju pret më 11 maj? Ju pret diçka që s'e keni imagjinuar në ëndrrën më të keqe. Njëri e ka parë në '97 si ka dalë. Rezultati i 2025-ës as nuk perceptohet. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe për vëllezërit dhe motrat në diasporë.
Mezi presin t'u vijë zarfi të shënojnë aty PS. Thonë tani ndihemi krenarë që jemi shqiptarë. Nuk na shohin më si qytetarë të vendeve të dorës së dytë."
Balla shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që e kanë bërë këtë detyrë ndaj atdheut dhe janë regjistruar.
"Janë 195 mijë të konfirmuar që pritet të shkojnë në 230 mijë, që tregon dëshirën e madhe të bashkohen në vizionin Shqipëria 2030 me shumë më shumë se asnjëherë tjetër dhe për të mundësuar këtë mazhorancë që të kemi mundësinë të çojmë përpara reformat që do e çojnë Shqipërinë tonë në BE.
Ne kemi shumë nevojë të kemi një shumicë të cilësuar në kuvendin e ardhshëm pa qenë nevoja t'i lutemi atyre që kushtëzojnë votën siç kushtëzuan votën e tyre dhe për të rregulluar disa afate. PS angazhohet para popullit shqiptar që të mbyllë procesin e negociatave para 2027."
Balla akuzoi opozitën se po mashtron shqiptarët.
"U gënjye këtu sy për sy nga dikush që s'i vjen turp të gënjejë. Janë 500 mijë, ti thua 80-90 mijë. S'ka pas faj ai tjetri kur thoshte 7 herë 7 se e paska nga babai, qenka e trashëguar."
Më tej, Balla renditi disa nga arritjet e qeverisë socialiste në transformimin e Shqipërisë me shkolla e spitale të reja.
"Shqipëria përparon. E mbaj mend kur latë pushtetin me 3 milion turistë bashkë me motra vëllezër tanë të Kosovës. Të qëllonin me automatik s'mund të bëje plazh në 2013. Ndërkohë sot Shqipëria është destinacioni më i sigurt jo vetëm në Ballkan por dhe në Europë. Lërini këto. Është një barsoletë. Vazhdoni fërkoni gjoksin se e dini çfarë ju pret." përfundoi fjalën e tij Balla në parlament.
Deputeti Socialist Pandeli Majko iu përgjigj akuzave të opozitës për dëgjesën me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës në grupin e mazhorancës në Kuvend, duke theksuar se këto seanca janë të drejta të çdo grupi parlamentar.
Ligjvënësi u kujtoi kolegëve se po bëheshin qesharakë duke zhvendosur vëmendjen edhe nga rendi i ditës, duke kërkuar diskutime më serioze dhe të mos hidhnin akuza të paqena.
“Seancat dëgjimore e drejtë e çdo grupi parlamentar, pra edhe e juaja. Në tagrin e çdo grupi parlamentar që të ftojë apo të dëgjojë këdo. Boll tani se na jeni bërë si këshilli i lagjes, si në ato mbledhjet e dikurshme”, tha Majko ndër të tjera.
Deputeti Eduard Shalsi në fjalën e tij në seancën e sotme plenare kritikoi ashpër PD dhe Berishën që nuk është më një lider i PD-së por një njeri që ka marrë peng forcë më të madhe opozitare. Berisha nuk lëshon karrigen prej 34 vjetësh në PD dhe Shalsi këshillon demokratët të mos jenë më besnikë të Berishës por të ideve dhe vlerave.
Sakaq, përmendi dhe sherri që ndodhi në bashkinë e Kukësit para një jave, për të cilën Berisha akuzoi Shalsin se po nxit gjaderdhje mes socialistëve në Kukës.
'Ndajeni mendjen. Jeni me SPAK, apo kundër SPAK?! Keni qenë e një grupoi parlamentar ku e akuzoni si organizatë kriminale. Personalisht keni ndryshuar shumë herë pozicione sa edhe vallen e Tropojës e kërcyet si vallen e Saliut. Disa ditë më parë vizitova Kukësin, Novosejën. Kishte një liqen, nga liqeni te stanet ngjitet në një majë shumë të bukur, shihje një peizazh fantastik, pas një dite të lodhshme në Novosejë drekova te një familje. Mësova se Flamuri juaj e kishte origjinën nga kjo zonë. Më thanë se ishte djalë i mirë, tani nuk e kuptojë thonë çfarë bën. Të njëjtën gjë kam ndierë dhe në Has, edhe në vendlindjen e atij të parit tuaj, që ia kanë kuptuar ankthin që e ka kapluar. Lidership do të thotë të kesh vizion, të udhëheqësh njerëzit drejt progresit. Ju ka pushtuar dhe ju ka marrë peng edhe mendjet, të udhëheqësh është një detyrë, ti shërbesh të tjerëve dhe jo ti kontrollosh.
34 vjet keni në krye një person ku thoni se ka edhe eksperiencë. Cila është vlera e eksperiencës? Berisha refuzon të lëshojë karrigen medemek të mbrojë partinë. Në fakt po e rrënon PD. Ka frikë ndryshimin. E varros partinë. Paaftësia për të rritur partinë, pjesë e një klani. Kush nuk dorëzon stafetën e bën gjithë ekipin të humbasë, po ndiqni një njeri nga humbje në humbje, po zvetëonin vlerën tuaj. Mos jini besnik të një njeriu, jini besnikë të ideve, besnik i njerëzve. Kur një njeri si Berisha humbet besimin në popull dhe nuk inspiron më, i hedh njerëzit kundër njëri tjetrit. E mbani mend ç’ndodhi me godinën e PD. Si u sulmua një pjesë si minjtë brenda. Disa ditë më parë lideri juaj, hodhi një tymnajë, më akuzoi mua se po shkaktoja gjakderdhje në Kukës. E ka bërë këtë punë me historinë që dëgjoj në Tropojë.
Kuksianët janë të mençur, hasianët, tropojanët që kam takuar, më kanë dhënë leksione shumë të vyera. Por është momenti juaj të shkëputeni nga një lidership demode, rrangallë politike. Më vjen keq kur më tregonin anëtarë të PD në Kukës si i kishin bërë like një lajmi të Berishës që më kërkonte të më armiqësonte mua me kuksianët. Ai është i destinuar të jetojë me damkën e non gratës, por edhe me 21 janarin dhe Gërdecin. Koha për ju që të pyesni veten se në këto beteja nuk jemi për veten tonë. Jemi për ato njerëz.'
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në fjalën e saj për procedurë në seancën e Kuvendit, denoncoi dëgjesën e PS në godinën e Kuvendit me rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz, duke e cilësuar të turpshme, skandaloze, e paprecedentë dhe shkelje e ligjit dhe Kushtetutës.
Ajo ftoi PS-në që të distancohej nga kjo ngjarje dhe të mos e përdorte më institucionin e KUvendit për raste të ngjashme për shoë apo zyrë të PS.
“Thirrja e rektorit në grupin e PS është rasti më skandaloz i ndodhur këtij Kuvendit dhe rektori është në shkelje jo vetëm të ligjit të arsimit të lartë, që garanton pavarësinë e arsimit nga politika, neni i Kushtetutës për pavarësinë e sistemit arsimor apo institucionet. Ky është rast i paprecedentë i ndodhur në Parlamentin e Shqipërisë. Rektori nëse kishte ankesë të shkonte në organet përkatëse.
Ju të distancoheni nga ky rast flagrant dhe i paprecedentë i juaji dhe moslejimi i seancës së dëgjesës së turpshme me rektorin e Universitetit Bujqësor dhe raste të tjera duke e kthyer në një shou. Kuvendi është i gjithë qytetarëve dhe nuk mund të përdoret nga ju si zyrë e PS dhe ministri dhe për të bërë dëgjesa më shantazh siç bëri kryeministri”, tha Xhixho mes të tjerash.
Deputeti socialist Toni Gogu mbajti fjalën e tij në parlament duke iu përgjigjur demokratëve dhe Gazment Bardhi lidhur me praninë e rektorit të UBT-së Fatbardh Sallaku në grupin parlamentar të PS-së. Gogu thotë se PD po bën gjyq publik ndaj një rektori në sallën e Kuvendit, duke pasqyruar një kulturë komuniste.
'Që ti bësh gjyq një akademiku në sallën e kuvendit nga një forcë politike që i ka bërë gjyq publik kryetarit, anëtarëve, që merr thashthemet e kënetës, është kulturë e komunizmit që jeton i gjallë mes asaj partie, nuk është e drejtë. Nuk mund ta bësh rektorin të pandehur, kur nuk është, të pandehurit i merrni ju i bëni kryetar, kështu që kur të merreni me grupin e PS, jo vetëm lani gojën por edhe pastroni ndërgjegjen'.
Kreu i grupit parlamentar të PS iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit, në lidhje me akuzat për dëgjesën me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamëz, Fatbardh Sallaku.
Niko Peleshi rrëzoi akuzat e kolegut demokrat, duke thënë se sherret e Primareve në PD po kërkonte që t’i sillte në sallën e Parlamentit për të hequr vëmendjen nga problematikat e brendshme të partisë.
Peleshi akuzloi Bardhin se i bëri gjyqin akademikut të Universitetit të Kamzës.
“Po dal këtu për të sqaruar, sepse e keni keqkuptuar. Rektori nuk erdhi për të mbrojtur veten nga akuzat apo personat, por për të sqaruar. Ai e tha se është i gatshëm të vijë edhe në grupin tuaj parlamentar. Zoti bardhi sapo e bëre gjyqin tënd këtu në Parlament. As rektori dhe as kryeministri nuk ka thënë se do mbajë anëne këtij apo atijk, apo se kush është fajtor. Ne nuk bëhjmë hetime. Është e padrejtë të dezinformohet publiku, se është foltore e shenjtë këtu. Nëse ju lidheni me primaret dhe tensionet atje e paqartësinë që keni atje ta sillni këtu kjo është sjellja juaj.
Pse ia hapëm derën rektorit?
Sepse edhe ai vetë nuk u mor pme procesin, por ngriti shqetësimin për një tjetër proces të universitetit dhe që preket edhe ai. Ai erdhi të sqarojë dhe të kërkojë mbështetje për të mos u ndotur imazhi por të mbështetet edhe për procesin ndërkombëtar. E kundërta është e vërtetë nga ajo që tha Bardhi këtu, mos e ndotni", tha Peleshi.
Krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD, Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi replikuan në seancën e sotme plenare lidhur me praninë e rektorit të UBT-së në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dje, pas aksioni të SPAK në Universitetin Bujqësor.
Bardhi e dënoi me forcë këtë ngjarje duke e quajtur si antikushtetuese, ndërsa me ironi shtoi se edhe Safet Bajri ka kërkuar të flasë në grupin parlamentar socialist pas arrestit nga SPAK. Por Peleshi iu përgjigj duke thënë se rektori Fatbardh Sallaku ka kërkuar të flasë edhe në grupin parlamentar të PD-së, duke mos mbajtur anë.
Bardhi: Dua të dënoj me forcë aktin që ka ndodhur dje në Kuvend, që një rektor kërkoi strehim në grupin tuaj parlamentar, kjo vjen në një kohe kur nuk ka sqaruar senatin, por vjen rrëfehet në grupin tuaj.
Më thonë që ka kërkuar edhe Safet Bajri që të dëgjohet në grupin tuaj.
Niko Peleshi: Spekulim dhe abuzim me fjalën në parlament, sepse nëse keni ndjekur fjalën e rektorit, u tregua i gatshëm të vijë edhe te ju të japë shpjegime. Ai nuk mbajti anë, as ne.
Bardhi kërkoi më tej që presidenti i Republikës, Bajram Begaj të shkarkojë rektorin Sallaku për shkelje të kushtetutës.
Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi replikoi me Flamur Nokën në seancën plenare. Noka foli për ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin që sipas tij do ndikojë dhe në Shqipëri.
Peleshi u shpreh se shumë ndryshim po ndodhin në botë, por që ku hyn në këtë mes PD-ja, pyeti me ironi kreu i grupit parlamentar të PS.
'Flamur meqë mu drejtove, ka zhvillime në botë, marrëdhënie ndër shtetërore, shpresojmë që gjërat të shkojnë për mirë. Po ju ku hyni këtu? Ti Flamur ku hyn këtu? Keni ngelur pa tekst. Në raport me SHBA, po ta rikonfirmoj, PS dhe shteti shqiptar ka aleat strategjik të përhershëm SHBA që kanë rëndësi ekzistenciale për Shqipërinë dhe do vijojë të jetë. Oferta jonë, Shqipëria anëtare e BE brenda 2030, meqë po fryn erë pragmatizmi duhet të bëhemi pragmatist dhe të përfitojmë nga procesi i zgjerimit në BE. Çdo gjë tjetër që përsërisni këtu është qesharake. Duhet të fitoni zgjedhjet. Shpresoj se deri në fund të ditës të ndryshoni, të votoni pro projekt ligjit.'
Deputeti socialist Petro Koçi në fjalën e tij në parlament seancnë e sotme plenare. Koçi risolli në vëmendje edhe një herë, kaosin që opozita shkaktonte në parlament disa muaj më parë, ndërsa për të ka vetëm një forcë progresiste, Partinë Socialiste.
'Meqë u fol për patronazhimin tonë, në kohën e sekretarit të Saliut, patronazhist përdorej në shkolla, një nxënës i mirë merrej në patronazhist një nxënës të dobët. Ky parlament për muaj u kthye në arenë zjarrëvënie, arenë grushti. Arenë karrigesh të hedhura, duke e kthyer në modelin më të keq. E cila modelin e grindjes së kacafytjes e ka patur si model të shëmtuar. E gjithë kjo shëmti ka vetëm një palë protagoniste, opozitën. E cila nuk ka lidhje me sjelljen civile në politikë. Është opozita e 14 shtatori të zgjedhjeve të 1996, të 21 janarit, të mos harrojmë vitin 2016-2017 kur deshtë të djeg kryeministrin dhe godinën e parlamentit, duke dashur gjithmonë ta kthejnë Shqipërinë në një lajm të keq për botën dhe Evropën. PS e ktheu Shqipërinë në modelin e një vendi ku bëhen samite europiane, që është tërheqës për turizmin evropian. Kjo është meritë e një pale. 11 maji po vjen. Në 11 maj, prapakthimi do pësojë dërrmë të fortë, do fitojë progresi. E di që pushteti të konsumon. Por ka ndodhur ajo që nuk duhej të ndodhte, 12 vjet konsumimi i opozitës ka qenë galopant.'
Më tej ironizoi pretendimet e Berishës dhe PD për ardhjen e Trump, sikur atë e solli në pushtet Partia Demokratike.
'Çështja tjetër sikur Trumpin në pushtet e ka sjellë PD dhe duan meritën se e sollën këta në pushtet. Trump erdhi si kandidaturë e fortë me teza të qarta. Por kjo nuk duhet të bëjë opozitën që të vazhdojë me gafën tjetër që të prish marrëdhëniet me palën tjetër në SHBA. Kur u çlirua Kosova në pushtet ka qenë e majta në SHBA dhe Evropë. Në pushtet ishte Blair, Simitis, Schroeder.'
Sa i përket drejtësisë dhe goditjet e SPAK, Petro Koçi i quan opozitarët si 'mëkatarët e mëdhenj' për 21 janarin.
'Çdo politikan duhet të dënohet kur shpërdoron financat dhe pushtetin. Këtu çudia është që kryemëkatarët sillen si engjëj dhe harrojnë çka kanë bërë. Kanë bërë dhe vrasje. Për atë që bënë më 21 janar. Mban përgjegjësi ai që fshiu serverat e kryeministrisë. Ai që ndaloi përgjegjësitë e gardës të vinin përpara kryeministrisë. Këto nuk i harrojnë shqiptarët dhe njerëzit e ndershëm në PD. Ju ballistët e prapakthimit do pësoni humbje të rëndë më 11 maj. votoni si Çeçua për dy aktet normative dhe mos e prishni punën dhe me ata pak njerëz që ju mbështesin në diasporë.'
Deputeti socialist Pandeli Majko ironizoi pretendimet e PD dhe Berishës për ardhjen e Trump dhe republikanëve në Shtëpinë e Bardhë. Majko tha se kur eksponentë të demokratëve amerikanë luftonin në Vietnam, doktor Berisha bënte kërkesë të anëtarësohej në Partinë Komuniste.
Ndërsa i dha këshillë PD-së të ndërrojë selinë, pasi tek ish-SHQUP përdorej për vaki, madje aty është bërë dhe vakia e Ramiz Alisë.
'Kam përshtypje. Mos ngatërroni kekun me byrekun. Me dashje apo pa dashje mos ngatërroni dekomunstizimi me një proces, deklarimi se SHBA është drejtuar nga marksistët është gafë e rëndë politike. Në PD amerikane ka njerëz të cilët kur luftonin në Vietnam doktori bënte kërkesën për të hyrë në PK, është gjenezë e vjetër kjo. E ka pasur dhe një drejtuesi i majtë që mendonte ishte burimi komunist. Përshëndes qeverinë dhe ministrinë e jashtme për votën në OKB për rezolutën e BE dhe Britanisë së Madhe. Pro amerikanizmi im është i një natyre tjetër që nuk ka të bëjë me mënyrën si ju e shihni pro amerikanizmin. Kisha një mik anti komunist. Ka luftuar në Vietnam, e kam pasur mik quhej Leka Zogu. Mbi të gjitha dëshiroj si mik, t’ju jap një këshillë. Ndërroni godinë, se ajo është godinë që sjell fat jo të mirë. Në forcat e armatosura Godina e SHQUP është përdorur kryesisht për vaki. Është bërë dhe vakia e Ramiz Alisë, nuk ju nxit që njerëzit të reflektojnë.'
Në Kuvendin e Shqipërisë, janë emëruar dy salla me emrat e dy figurave të politikës shqiptare, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani. Ky akt nderimi u bë për të përkujtuar dhe vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në historinë politike dhe shoqërore të vendit.
Elisa Spiropali, theksoi se Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë që dhuruan shumë për Shqipërinë.
Spiropali vuri në dukje se Fino ka drejtuar vendin gjatë periudhës më të vështirë, duke kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme, ndërsa Bogdani ishte një lider i respektuar, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë shqiptare.
"Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë. Kjo ishte arsyeja pse sallat po emërohen me emrat e tyre. Bashkim Fino ishte kryeministër në periudhën më të vështirë të vendit.
Ka kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme në vend. Gerti Bogdani ishte drejtues i respektuar, që dha kontribut të çmuar për shoqërinë shqiptare", tha Spiropali.
Sali Berisha foli sot në Kuvend për lidhjet e mazhorancës me krimin, dosjen McGonigal dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirjen në antiligjshmëri.
Ai gjithashtu kërkoi shtyrjen e afatit të regjistrimit për Diasporën edhe për 10 ditë të tjera dhe jo deri në 4 mars që është afati. Madje tha se ky afat duhet shtyrë edhe për zgjedhësit brenda vendit, të ndiqej i njëjti standard.
Ai tha se 11 maji nuk e shpëton dot as mazhorancën dhe as Ramën.
Madje sulmoi edhe përfaqësimin e dy rezolutave në OKB nga Shqipëria, një të BE e një të SHBA, duke votuar të parën, teksa e quajti hipokrizi dhe akt të shëmtuar.
Fjala e Berishës në Kuvend:
“Aktet që paraqitet këtu janë gjysmake dhe hipokrite. Nëse bëhet fjalë që 800 mijë shqiptarëve (Balla e kontestoi më pas) i kanë të skaduara dokumentet dhe mundësojmë aktin që u lë vetëm 5 ditë afat, ky është akt qesharak që damkos këtë mazhorancë me një damkë tjetër të zezë dhe të merituar. Të paktën të shtyjmë edhe 10 ditë, ta bëjmë 15 ditë mundësinë e tyre edhe për ata që janë brenda. Ju po bëni këtu një akt që diskriminon shqiptarët. Nëse e zgjasni afatin për ata jashtë, duhet ta bëni edhe për shqiptarët brenda.
Ju garantoj që në botë nga 11 maji nuk ju shpëton dot. Dhe po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vioj më në Parlament, që nuk shkel më, që është bërë i shkallmuar, me një gjuhë që meriton çdo epitet, me një gjuhë qenefi, me një gjuhë... që nuk e prish gojën unë, sa herë flet ça nuk nxjerr. Pse nuk vjen? Dy arsye madhore janë që nuk vjen. Damian unë e di që ti ke thënë se zbaton urdhrat, por edhe ti je atje, të doli emri atje. More vesh a jo?! ishte dhe një ministër thoshte. Ti zbato ligjin!
Dosja McGonigal nuk mbyllet. Absolutisht jo, Damian shko ku të duash, nuk mbyllet ajo, edhe në malin Atos të shkosh, e di vetë ti, dëshmitar do thirresh për Ramën. Është akt korrupsioni, janë dhënë 250 mijë dollarë nga zyra e tij, ato s’i ke dhënë ti, i ka dhënë ai tjetri. Dëshmitarin e ke të sigurtë. E shikoni si është shkallmuar. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani, jo më me grusht, prisni, me kokë do i bjerë.
Së treti janë 10 milionë dollarë dhe janë vetëm maja e ajsbergut, që janë dhënë për reformën në drejtësi Delina Ficos, sesa ka marrë Linda Rama nga paratë e taksapaguesve ju them unë. Të presim me gërshërët e ligjit çdo lidhje. Me monstrën e njerëzimit George Soros dhe paratë e tij toksike. Pse do mbani ju këtë barrë të rëndë, kur një pjesë nuk keni lidhje. Pse do mbani mëkatet e tmerrshme të Edi Ramës?
Pse do mbani marrëdhënien e tij kriminale me McGonigalin?
Secili prej jush të zgjohet, ku është ky ministri i shtetit islamik bektashi, shkon në Nju Jork, sponsorizon dy rezoluta krejt të ndryshme, një të BE dhe një të SHBA, e voton atë të BE, o turp, servilizëm, çfarë jeni kështu, ca dinjiteti keni, si mund të të shfrytëzoni Shqipërinë kështu ju, lepe-peqe, peqe-lepe, si mund të flasësh për flamur ti, kur e shkelni në mes të OKB-së, ç’punë keni ju. Shqipëria sponsore e dy rezolutave që kundërshtonin njëri-tjetrin, çfarë pune keni ju?
Po ky zotëria për prapanicën e tij, me falni, është i gatshëm për të shpëtuar veten e tij të bëjë gjithçka. Bëni dëgjesa ju, pse i bëni, për mburojë të atij, sepse doni të zbusni vjedhjet që ka bërë me Erjon Veliajn”.
Damian Gjiknuri dhe Sali Berisha replikuan sot në seancën plenare, teksa lideri i PD-së i tha socialistit se do thirret si dëshmitar në SPAK për të dëshmuar për kryeministrin Rama.
“Damian shko ku të duash, edhe në malin Atos, dëshmitar do thirresh për Edi Ramën. Nuk ke ku të shkosh pa u thirrur. Është akti më flagrant, i korrupsionit. I ka dhënë 225 mijë dollarë nga zyra e tij. Ato nuk ia ke dhënë ti. Nuk e them këtë. Por ti ke dijeni të plotë. Dëshmitarin e ke të sigurt, më mire bëhu ‘pentito’. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani, jo më me grusht”, tha më tej Berisha.
Gjiknuri iu kundërpërgjigj Berishës duke i kujtuar fjalën që i ka thënë jashtë parlamentit një herë për historinë e Xhejms Trafikantit. Ndërsa sa i përket ndryshimit në SHBA me Trump, Gjiknuri i thotë Berishës të mos mbajë shpresa në gjëra që nuk ka siguri.
'Sali me ty s’ja vlen debate të vjetra me këto çështje. Ta kam thënë aty jashtë të kujtohet Xhejms trafikanti. Po Damian the, ma futën. Kam dëshmuar gjithmonë. Ti je i shqetësuar me negociatat jo të mira me anë të përfaqësuesit tënd. Nuk ja vlen të përdorësh këtë vend për akuza. Konflikti i Xhejms trafikantit do përsëritet. Mos mba shpresa tek gjëra që nuk ke siguri.'
Nga Kuvendi, Berisha kërkoi ligj për desorosifikimin e Shqipërisë, duke thënë se është emergjencë kombëtare. Kërkesa e Berishës vjen teksa ka nisur një fushatë sulmesh ndaj Soros, por ndërkohë më parë atë e konsideronte mikun e madh të shqiptarëve.
"Siç e shihni, një tërmet i madh politik ka ndodhur në btoë dhe ju nuk mund të bëni të paditurin. Nuk mund të fshiheni sepse ky tërmet ka pasur pasqyrime apo reflektimin më të madh pas SHBA në Shqipëri. Ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në SHBA, por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend. Ju kërkoni ta kaloni në një kohë kur atje, në atë vend, çdo ditë presidenti firmos zinxhir dekretesh për desorosifikimin e SHBA, ju vazhdoni të bëni sikur do mund t’i mbani ato në këmbë. Të mbani në këmbë akte, qëndrime, të cilat janë në armiqësi të plotë jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjitha vendet e lira, me të gjitha vendet që aspirojnë të mbeten të tilla. Ndaj me urgjencë ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është një emergjencë kombëtare. Është më mirë të behet tani se sa kur ta bëjmë ne fill pas zgjedhjeve se do thoni po na persekutoni.
Por unë u garantoj se do ketë të njëjtën peshë me ligjin që do bëhet për dekomunistizimin. Pra, më mirë të bëjmë një ligj tani. Sepse ju e dëgjuat mbrëmë Kongresin e SHBA. Nuk janë më tash vetëm tre organizatat më të mëdha në botë partiake, por është institucioni themelor i demokracisë, ku ju u cituat për akte antidemokratike dhe për plaçkitje të fondeve të SHBA. Prandaj dhe ligjin pranojeni më mirë si e keqja më e vogël për ju, se ai do bëhet pas zgjedhjeve, u garantoj se do u dhembë shumë. Më mirë tani se pas zgjedhjeve", tha Berisha.
Deputeti socialist Petro Koçi foli menjëherë pas kreut të PD-së Sali Berisha, që kërcënoi mazhorancën me projektligjin e dekomunistizimit. Ligjvënësi i kujtoi mitingun e Athinës, ku ishte pjesë e takimit të PD-së me diasporën edhe e një personi të dënuar nga drejtësia, Mondi Kolias, për fyerje të simboleve kombëtare dhe cenimit të sigurisë.
“Kam propozuar një ligj për dekriminalizimin. Ne nuk mund të pranojmë organizata dhe shtetas që cenojnë sigurinë dhe që kanë cenuar simbolet. Interesi kombëtar është mbi të gjitha interesat personale, kombi mbi të gjitha, flamuri mbi të gjitha. Këtë projektligj e kam propozuar që edhe parti politike të caktuara, që kanë mbetur keq nga këta individë, të shpëtojnë prej tyre. Sepse janë bërë mitingje në Athinë (i referohet atij të Berishës në fundjavën e kaluar në Greqi), ku kanë marrë pjesë edhe individë të dënuar për dhunim të simboleve kombëtare (prezenca e Mondi Kolilas), ndaj ta kalojmë këtë projektligj”, u shpreh Koçi.
Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi në nisje të seancës së sotme plenare iu përgjigj demokratës Jorida Tabaku lidhur me Avokatin e Popullit. Tabaku tha se propozimi i PD ishte për Besim Ndregjonin, për të cilin PS nuk po bën asnjë hap për pranimin e këtij emri. Ndërsa Peleshi u shpreh se PS nuk është kundër asnjë emri.
'Vetëm sqarim. Siç ju thashë në konferencën e kryetarëve. E kam thënë publikisht jemi të gatshëm skemi kundështim të vijojmë traditën mbi bazën propozimeve tuaja. Të diskutojmë dhe të vendosim nuk jemi kundër asnjë emri. Se kush po pret kë, ju them hapur i kam kërkuar kryetari të grupit të PD të vijojmë me këtë çështje.'
Ka nisur me debate të forta seanca plenare në Kuvend. Teksa kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi se nuk është rëndë dakord në Konferencën e kryetarëve për kalendarin, e hodhi në votim në sallë.
Fjalën e mori deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, që akuzoi mazhorancën se nuk po i përgjigjet propozimeve dhe kërkesave të saj në kalendar, nga ai i seancës së kaluar për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni, deri tek 60 propozimet e projektligjeve nga deputetët e opozitës prej vitit 2021, që nuk futen në diskutim dhe as për votim.
“Opozita ngriti dy shqetësime. Votimi i Avokatit të Popullit. Propozuam Besim Ndregjonin dhe pritëm nga mazhoranca diskutimin e propozimit, siç e ka tradita dhe procesi, që Avokati i takon opozitës. Opozita pret përgjigje për propozimin e saj e të zhvillohen diskutime mes grupeve parlamentare, opozita ka qenë në pritje nga PS që të diskutonin për propozimin e Ndregjonit. Pse nuk vjen PS të nisim bisedimet për Avokat Populli? Ne propozuam Ndregjonin. Ju nuk bëtë asnjë hap shtesë!
Në kalendar ka propozime nga viti 2021 nga Agron Duka dhe deri së fundmi nga kolegë të tjerë. Kemi kërkuar që propozimet e ligjeve të deputetëve të kalohet e diskutohet. Nuk doni votojini kundër, por nuk mund t’i lini 60 projektligje në radhë në kalendar. Unë kam bërë dy propozime vetë, si për skandalin e mikrokredive dhe investimet strategjike, por nuk u mor asnjë masë. Shpresoj që në këtë sesion të fundit të reagoni, edhe pse besoj se ju nuk do i miratoni, po për hir të punës së kolegëve kalojini në seancë”, tha Tabaku ndër të tjera.
Komente

Ç'farë arsimimi ka ky Ndregjoni që partia e krimit e ka propozuar? Avokati popullit duhet të ketë stazh të mjaftueshëm pune në sistemin e drejtësisë ky ae ka këtë formim?
Përgjigju