Nga Kuvendi, Berisha kërkoi ligj për desorosifikimin e Shqipërisë, duke thënë se është emergjencë kombëtare. Kërkesa e Berishës vjen teksa ka nisur një fushatë sulmesh ndaj Soros, por ndërkohë më parë atë e konsideronte mikun e madh të shqiptarëve.
"Siç e shihni, një tërmet i madh politik ka ndodhur në btoë dhe ju nuk mund të bëni të paditurin. Nuk mund të fshiheni sepse ky tërmet ka pasur pasqyrime apo reflektimin më të madh pas SHBA në Shqipëri. Ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në SHBA, por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend. Ju kërkoni ta kaloni në një kohë kur atje, në atë vend, çdo ditë presidenti firmos zinxhir dekretesh për desorosifikimin e SHBA, ju vazhdoni të bëni sikur do mund t’i mbani ato në këmbë. Të mbani në këmbë akte, qëndrime, të cilat janë në armiqësi të plotë jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjitha vendet e lira, me të gjitha vendet që aspirojnë të mbeten të tilla. Ndaj me urgjencë ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është një emergjencë kombëtare. Është më mirë të behet tani se sa kur ta bëjmë ne fill pas zgjedhjeve se do thoni po na persekutoni.
Por unë u garantoj se do ketë të njëjtën peshë me ligjin që do bëhet për dekomunistizimin. Pra, më mirë të bëjmë një ligj tani. Sepse ju e dëgjuat mbrëmë Kongresin e SHBA. Nuk janë më tash vetëm tre organizatat më të mëdha në botë partiake, por është institucioni themelor i demokracisë, ku ju u cituat për akte antidemokratike dhe për plaçkitje të fondeve të SHBA. Prandaj dhe ligjin pranojeni më mirë si e keqja më e vogël për ju, se ai do bëhet pas zgjedhjeve, u garantoj se do u dhembë shumë. Më mirë tani se pas zgjedhjeve", tha Berisha.
Deputeti socialist Petro Koçi foli menjëherë pas kreut të PD-së Sali Berisha, që kërcënoi mazhorancën me projektligjin e dekomunistizimit. Ligjvënësi i kujtoi mitingun e Athinës, ku ishte pjesë e takimit të PD-së me diasporën edhe e një personi të dënuar nga drejtësia, Mondi Kolias, për fyerje të simboleve kombëtare dhe cenimit të sigurisë.
“Kam propozuar një ligj për dekriminalizimin. Ne nuk mund të pranojmë organizata dhe shtetas që cenojnë sigurinë dhe që kanë cenuar simbolet. Interesi kombëtar është mbi të gjitha interesat personale, kombi mbi të gjitha, flamuri mbi të gjitha. Këtë projektligj e kam propozuar që edhe parti politike të caktuara, që kanë mbetur keq nga këta individë, të shpëtojnë prej tyre. Sepse janë bërë mitingje në Athinë (i referohet atij të Berishës në fundjavën e kaluar në Greqi), ku kanë marrë pjesë edhe individë të dënuar për dhunim të simboleve kombëtare (prezenca e Mondi Kolilas), ndaj ta kalojmë këtë projektligj”, u shpreh Koçi.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Debate për dëgjesën e rektorit në grupin e PS! Bardhi: Presidenti ta shkarkojë! PS: Po i bëni gjyqin, Hallet e primareve mos i sillni këtu
A.Q/SI.E./ReportTv.al
