Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në fjalën e saj për procedurë në seancën e Kuvendit, denoncoi dëgjesën e PS në godinën e Kuvendit me rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz, duke e cilësuar të turpshme, skandaloze, e paprecedentë dhe shkelje e ligjit dhe Kushtetutës.
Ajo ftoi PS-në që të distancohej nga kjo ngjarje dhe të mos e përdorte më institucionin e KUvendit për raste të ngjashme për shoë apo zyrë të PS.
“Thirrja e rektorit në grupin e PS është rasti më skandaloz i ndodhur këtij Kuvendit dhe rektori është në shkelje jo vetëm të ligjit të arsimit të lartë, që garanton pavarësinë e arsimit nga politika, neni i Kushtetutës për pavarësinë e sistemit arsimor apo institucionet. Ky është rast i paprecedentë i ndodhur në Parlamentin e Shqipërisë. Rektori nëse kishte ankesë të shkonte në organet përkatëse.
Ju të distancoheni nga ky rast flagrant dhe i paprecedentë i juaji dhe moslejimi i seancës së dëgjesës së turpshme me rektorin e Universitetit Bujqësor dhe raste të tjera duke e kthyer në një shou. Kuvendi është i gjithë qytetarëve dhe nuk mund të përdoret nga ju si zyrë e PS dhe ministri dhe për të bërë dëgjesa më shantazh siç bëri kryeministri”, tha Xhixho mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Debate për dëgjesën e rektorit në grupin e PS! Bardhi: Presidenti ta shkarkojë! PS: Po i bëni gjyqin, Hallet e primareve mos i sillni këtu
A.Q/I.M/ReportTv.al
