Ka nisur me debate të forta seanca plenare në Kuvend. Teksa kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi se nuk është rëndë dakord në Konferencën e kryetarëve për kalendarin, e hodhi në votim në sallë.
Fjalën e mori deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, që akuzoi mazhorancën se nuk po i përgjigjet propozimeve dhe kërkesave të saj në kalendar, nga ai i seancës së kaluar për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni, deri tek 60 propozimet e projektligjeve nga deputetët e opozitës prej vitit 2021, që nuk futen në diskutim dhe as për votim.
“Opozita ngriti dy shqetësime. Votimi i Avokatit të Popullit. Propozuam Besim Ndregjonin dhe pritëm nga mazhoranca diskutimin e propozimit, siç e ka tradita dhe procesi, që Avokati i takon opozitës. Opozita pret përgjigje për propozimin e saj e të zhvillohen diskutime mes grupeve parlamentare, opozita ka qenë në pritje nga PS që të diskutonin për propozimin e Ndregjonit. Pse nuk vjen PS të nisim bisedimet për Avokat Populli? Ne propozuam Ndregjonin. Ju nuk bëtë asnjë hap shtesë!
Në kalendar ka propozime nga viti 2021 nga Agron Duka dhe deri së fundmi nga kolegë të tjerë. Kemi kërkuar që propozimet e ligjeve të deputetëve të kalohet e diskutohet. Nuk doni votojini kundër, por nuk mund t’i lini 60 projektligje në radhë në kalendar. Unë kam bërë dy propozime vetë, si për skandalin e mikrokredive dhe investimet strategjike, por nuk u mor asnjë masë. Shpresoj që në këtë sesion të fundit të reagoni, edhe pse besoj se ju nuk do i miratoni, po për hir të punës së kolegëve kalojini në seancë”, tha Tabaku ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Debate për dëgjesën e rektorit në grupin e PS! Bardhi: Presidenti ta shkarkojë! PS: Po i bëni gjyqin, Hallet e primareve mos i sillni këtu
A.Q/I.M/ReportTv.al
