Nga SPAK, ku u paraqit për masën detyrim paraqitjeje, Sali Berisha sulmoi Altin Dumanin duke thënë se do të largohet nga SPAK si puçist. Berisha thotë se Dumani mori përgjigjen përfundimtare nga DASH, ndërsa tha se mandati i përfundoi dhe Dumani duhet të heqë dorë nga përpjekja për ta zgjatur.
“Troplini mori një përgjigje përfundimtare, mandati i tij skadon në dhjetor dhe ky largohet si kryetar i këtij institucioni si një puçist që e zhyti në krim, që fjeti mbi dosjet e krimit dhe që unë e garantoj se për secilën prej tyre do përballet me ligjin. Kjo prokurori është prokurori e shtetit dhe nuk është e asnjë individi.
Dhe ai do përballet me ligjin. E vlerësoj dhe e çmoj shumë qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit në SHBA, i shprehur nga përfaqësuesja e këtij vendi në Tiranë se mandati i tij mbaron dhe kjo nuk ka komente. Ndërkohë që më parë kishte një qëndrim tjetër. Dhe e garantoj DASH se ky qëndrim i ri është një ndihmë e vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri.
Lajmi kryesor ishte, mandati yt përfundoi dhe hiq dorë nga çdo përpjekje për të zgjatur dhe përdhosur kushtetutën. Ka patur një qëndrim zyrtar tjetër, 8 muaj më parë. Ka patur qëndrim tjetër dhe kjo është me domethënie të madhe, shumë të madhe. Ky ndryshim i administratës së re, është një ndryshim që rrit shpresën se këtu mund të luftonte krimi dhe kartelet”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Afera Partizani/ Berisha, Malltezi, Begeja e Pustina kërkojnë pavlefshmëri të akteve! Kreu i PD sulmon Dumanin: Do ikë si puçist! Seanca e radhës më 29 shtator (VIDEO)
SI.E./I.M/ReportTv.al
