Sali Berisha duke akuzuar Ramën nga Spanja se mbylli TikTok-un
Gjatë fjalës së tij, teksa mori në mbrojtje Fredi Belerin, akuzoi kryeministrin Edi Rama për pagesat ndaj McGonigal apo për ndërhyrjen në zgjedhje, duke thënë se po i vjedh ato, folu edhe për mbylljen e TikTok.
Berisha e krahasoi kryesocialistin me Zaydein e Tunizisë që arreston kundërshtarët politik dhe nuk del në debat, duke i blerë me lekë zgjedhjet.
“Kryeministri, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe kryen plaçkitje, sillet në vend si një diktator i mirëfilltë. Ai kontrollon të gjithë ekonominë. Kontrollon të gjithë median. Në fund, ai bllokoi TikTok-un, duke e bërë vendin të duket njësoj me Kabulin dhe Teheranin”, tha Berisha në Kongresin e PPE-ve në Spanjë, gjatë fjalimit të shkurtër që mbajti.
Gjithashtu ai u shpreh se rinia shqiptare jo vetëm po e braktis Shqipërinë, por vendi është eksportuesi kryesor i krimit në Europë.
“Mijëra shqiptarë kanë emigruar drejt vendeve Shengen, për këtë shkak, vendi ka ulje të lindshmërisë. Vendi është një prej eksportuesve kryesorë të krimit në Europë. Zonja dhe zotërinj, Shqipëria sot është shteti i parë dhe i vetëm narkoshtet në Europë, ku gjithë pushtetet janë në dorën e një njeriu të vetëm. Siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, përmes një industrie mafioze të blerjes së votës dhe një makinerie masive intimidimi, ai ka vënë nën kontroll të plotë vullnetin e qytetarëve dhe ka kthyer zgjedhjet në një fasadë”, nënvizoi ai mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
Berisha mbron Belerin nga Spanja në Kongresin e PPE dhe u kërkon ndihmë për rrëzimin e Ramës: Ia hoqi mandatin se s’i dha tokat në Himarë, ta përmbysim si diktaturën më 1992
A.Q/ReportTv.al
