Kreu i PD Sali Berisha nga njësia 4 në Tiranë u ndal edhe tek shëndetësia dh arsimi. Ai tha se këto dy fusha kanë degraduar, ndërsa fondet janë vjedhur nga qeveria.
Berisha premtojë dyfishim të rrogave për infermierët dhe mjekët nëse PD vjen në pushtet.
'Arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme, janë rrokullisur gjer në shpartallim. Sistemi i shëndetësisë është jashtëzakonisht problematik, të sëmurët i merr sëmundja sepse s’kanë ilaçe për mjekim.
Një sistem ku mjekimi është gjysmak, ose ai që nuk duhet. E keni ndjekur dramën e tmerrshme në Onkologjik, nuk ndodh në asnjë vend të botës ajo. Rama deklaronte se atje po ndodhin krime kundër njerëzimit, në të vërtetë po, krim kundër njerëzimit është nëse nuk i jep ilaçin të sëmurit rëndë. Por Rama nuk mori asnjë masë që nga ajo kohë, sepse drejtori dhe ministri vjedhin fondet, hanë dardha dhe i vjedhin bashkë me kryeministrin.
Ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë. Në Shqipëri nuk do shitet ilaç tjetër përveç atyre në BE. Dhe nuk do mungojnë ilaçet jetike për trajtimin e të sëmurëve tanë. Do dyfishohen rrogat e infermierëve dhe mjekëve, do ketë aparatura në çdo spital. Ne sot shpenzojmë nga xhepi 820 mln euro, trefishin e vendeve të rajonit apo Europës, e dini ju se çdo të thotë, se shqiptarët shpenzojnë 4 herë më shumë për ilaçe sesa për bukë', tha ai.
Lajmi kryesor:
Berisha 'shigjeton' Ramën: Përdor gjuhë vulgare, ministret i ka të stolisura me florinj dhe diamante! Regjimi i tij vetëm ka vjedhur taksat tuaja
S.B/ReportTv.al