Politikë

Berisha 'shigjeton' Ramën: Përdor gjuhë vulgare, ministret i ka të stolisura me florinj dhe diamante! Regjimi i tij vetëm ka vjedhur taksat tuaja

25 Prill, 18:48| Përditesimi: 25 Prill, 19:37

  • Share

Nga takimi në degën nr.4 në Tiranë ku bëri prezantimin e programit të qeverisjes 'PD-Shqipëria Madhështore', kreu i PD Sali Berisha, sulmoi kryeministrin Edi Rama.

Berisha e nisi fjalën e tij duke bërë thirrje për të mos u mashtruar nga propaganda e përditshme e Edi Ramës. Berisha kritikoi ashpër edhe mënyrën e komunikimit të kryeministrit, duke thënë se përdor një gjuhë fyese dhe ofenduese. 

'Të injorojmë prapogandën me të cilën ai del dhe flet, e katandisi vendin me rrogat më të ulëta dhe çmimet më të larta. Ka marr 130 milionë euro që i ka marr vet me bandën e tij për inceneratorin e Tiranës, zhduki një televizion sepse nuk duronte kritikat dhe ne sot paguajmë para Bechetit. Kalon nga takimi në takim me një gjuhë vulgare, ai mendon se do të shes batutat e tija bajate, tregon atë mendësi të vjetër dhe beson se mund ti përdor gratë dhe nënat tona për interesa të tij duke iu sharë djemtë dhe burrat me batuta bajate. Shihni ministra të vendeve të tjera, ju kapnin sytë njerëz të stolisur me florinj dhe diamante dhe një kryeministër të hap shishen e verës 33 mijë euro, ai s’mund ta bëjë me paratë e shteti dhe s’mund ta pranojë as dhuratë, kurse ky nuk ka asnjë kufinj’, tha ai.

Berisha tha se qeveria në këto vite vetëm ka vjedhur taksat e qytetarëve shqiptar. Ai premtoi se nëse PD vjen në pushtet qytetarve do t'i rikthehen paratë e tyre. 

‘Ne sot kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë kemi një mbështetje të madhe dhe një entuziazëm të paparë më parë dhe një program që çdo orë dhe çdo ditë po pushtet zemrat e qindra dhe mijëra shqiptarëve, ky program ka si qëllim një mundësi të re për çdo shqiptar nga fëmijët për një shkollë me të mirë, tek pensionistët për një jetë më të mirë, tek të rinjtë për shkollim dhe punësim, tek bizneset për shanse të vërteta biznesi, tek punonjësit për vlerësim dhe respekt të punës së tyre. Ne do të rikthejmë paratë e shqiptarëve tek qytetarët.

I paguani taksat më të rënda kësaj qeverie, sot kemi 21 për qind të familjeve që nuk ushqejnë dot me 3 vakte fëmijët e tyre dhe pensionistë që nuk blejnë dot ilaçet e tyre dhe të rinj që kanë alternativë të vetme largimin nga vendi këto, kanë një shkak vjedhjen e taksave tuaja nga regjimi i ramës minisrtrat dhe zyrtarët e tij. Ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim që nuk e kanë menduar më parë. Ne do të vendosim minimum jetik 200 euro për cdo të papunë, jetim, studentë me bursë', tha ai. 

Ora 19:28
Berisha: Do bëjmë gjithçka të kthejmë të rinjtë në Shqipëri, lehtësira dhe subvencione për ta

1745602503_ss.JPG

Kreu i PD Sali Berisha nga njësia 4 në Tiranë, ku prezantojë programin e PD, tha se do të bëjë gjithçka që të kthejë të rinjtë e larguar ngë vendi. Ai tha se për ta do të ketë lehtësira dhe subvencione.

'Miq, nuk kemi ne të ardhme çfarë do që të bëjmë, nëse të rinjtë nuk qëndrojnë në këtë vend.  Në qoftë se ata nuk vendosin të ndërtojnë ëndërrën e tyre në këtë vend. Dhe përpjekja jonë do të jetë titanike që çdo i ri të ketë shansin të mbarojë shkollën e lartë.  Të shkollohet asnjë mesatare nuk do të ketë. Të punësohet dhe qeveria do paguajë 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri të punësuar. Do paguajë të gjitha shpenzimet për trajnimin e tyre. Çdo çift i ri do të ketë një grand 30 mijë euro për të patuar çatinë mbi, për të paguar interesat e kredisë.  Po do bëjmë gjithçka që këta qindra-mijëra të rinj që na ikën, 600 mijë kanë ikur në 10 vitet e fundit, të kthehen 5 vite pa asnjë taksë. Kredi të buta për strehim. Do bëjmë gjithçka të kthejmë kombin në moshën e rinisë. Vetëm një komb që ruan dhe jeton në moshën e rinisë së tij, është komb me të ardhme. Për fat të keq këto 12 vite shqiptarët humbën me shpejtësi të rrufeshme moshën e tyre të rinisë.  Por unë kam besim të madh tek Zoti, kam besim të madh tek qytetarët shqiptarë që ne do rikthejmë përsëri dhe do vendosim këtë komb në moshën e rinisë së tij', tha ai. 

Ora 19:23
Berisha: Në 100 ditët e para vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh, i japim një frymëmarrje të re Shqipërisë

 

Nga njësia 4 në Tiranë kreu i PD Sali Berisha, u shpreh se në 100 ditët e para do të vendoset minimumi jetik prej 200 euro, nëse Partia Demokratike vjen në pushtet.

Ai tha se me këtë shumë i jepet një frymëmarrje të re Shqipërisë.

'Sot, ju, secili prej jush, edhe ai që punon dhe ai që nuk punon, edhe ai që ka biznes, edhe ai që ka makinë dhe ai që nuk ka makinë, çdo njëri, edhe fëmija i sapo lindur dhe i moshuari, paguani taksat më të rënda kësaj qeverie. Dhe në rast se sot ne kemi 21% të familjeve në këtë vend që nuk ushqejnë dot me 3 vakte ushqim fëmijët e tyre.  Në rast se sot kemi qindra e mijëra pensionistë që nuk blejnë dot ilaçet e tyre. Në rast se sot kemi çdo ditë, qindra të rinj, që kanë alternativë të vetme, largimin nga Shqipëria, të gjitha këto kanë vetëm një shkak: Përvetësimin, vjedhjen e taksave tuaja, nga regjimi i Edi Ramës, nga Edi Rama, ministrat dhe zyrtarët e tij. Ndaj dhe unë jam sot para jush për të dhë ju fjalën se, ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar ndonjëherë, ndonjë njeri këtu. Në 100 ditët e para miqtë e mi, ne do të vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist', tha ai. 

Ora 18:59
Berisha: Arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar, fondet janë vjedhur nga qeveria! Do dyfishojmë rrogat e infermierëve dhe mjekëve

 

Kreu i PD Sali Berisha nga njësia 4 në Tiranë u ndal edhe tek shëndetësia dh arsimi. Ai tha se këto dy fusha kanë degraduar, ndërsa fondet janë vjedhur nga qeveria.

Berisha premtojë dyfishim të rrogave për infermierët dhe mjekët nëse PD vjen në pushtet. 

'Arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme, janë rrokullisur gjer në shpartallim. Sistemi i shëndetësisë është jashtëzakonisht problematik, të sëmurët i merr sëmundja sepse s’kanë ilaçe për mjekim.

Një sistem ku mjekimi është gjysmak, ose ai që nuk duhet. E keni ndjekur dramën e tmerrshme në Onkologjik, nuk ndodh në asnjë vend të botës ajo. Rama deklaronte se atje po ndodhin krime kundër njerëzimit, në të vërtetë po, krim kundër njerëzimit është nëse nuk i jep ilaçin të sëmurit rëndë. Por Rama nuk mori asnjë masë që nga ajo kohë, sepse drejtori dhe ministri vjedhin fondet, hanë dardha dhe i vjedhin bashkë me kryeministrin.

Ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë. Në Shqipëri nuk do shitet ilaç tjetër përveç atyre në BE. Dhe nuk do mungojnë ilaçet jetike për trajtimin e të sëmurëve tanë. Do dyfishohen rrogat e infermierëve dhe mjekëve, do ketë aparatura në çdo spital. Ne sot shpenzojmë nga xhepi 820 mln euro, trefishin e vendeve të rajonit apo Europës, e dini ju se çdo të thotë, se shqiptarët shpenzojnë 4 herë më shumë për ilaçe sesa për bukë', tha ai. 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 25/04/2025 19:31

    Në se Rama përdur gjuhë vulgare ti mor vrasës përdor gjuhe dhe veprime kriminale,ti kriminel je hajdut dhe vrasës kot nuk je NON GRATA.

    Përgjigju
  • USA.: 25/04/2025 19:25

    Gënjeshtar (pinoku) !Po ato parat e fajdeve i ktheve ti?Doktor nevojtori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?